Gjukanoviç: Si duhet t’i përgjigjemi vlimit të nacionalizmit serb

12 Dhjetor 2020, 09:30Rajoni TEMA

Nacionalizmi serb i vluar që mund të shihej në Malin e Zi në prag të zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht, duhet të ketë përgjigje në një mënyrë të fortë evropiane, tha Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç.

“Ne nuk mund t’i përgjigjemi njërit-tjetrit me nacionalizëm. Mali i Zi nuk mund të mbijetojë në këtë konflikt nacionalizmash,” tha presidenti malazes, duke folur në Forumin e 10-të të sigurisë (2BS), i cili merret me çështjet e sigurisë në rajon dhe Evropë. Ai vuri në dukje se përgjigja për këtë mund të jetë vetëm evropianizimi i vendit.

Gjukanoviç tha se para zgjedhjeve të Malit të Zi, Kisha Ortodokse Serbe bëri një pjesë të rëndësishme të punës për “nacionalizmin serbomadh ” dhe për Rusinë, dhe se ajo rrezikon sovranitetin e Malit të Zi dhe shtetin civil, si kontraktor i “Serbizimit” të Malit të Zi. Agjencitë e inteligjencës ruse ishin gjithashtu të përfshira në të gjitha këto ngjarje, pretendoi Gjukanoviç.

Ai gjithashtu u tha partnerëve të NATO-s se nëse nuk mbrohen vlerat Euro-Atlantike, gjithçka që shihet në Malin e Zi do të shihet në të gjitha zgjedhjet në Evropë dhe Amerikë. Eshtë naiviteti të mendosh se Rusia është përqëndruar vetëm në Malin e Zi. Objektivat e saj janë Evropa dhe vlerat evropiane”, tha Gjukanoviç.

Nga ana tjetër, Zv/kryeministri malazes për politikën e sigurisë, Dritan Abazoviç tha se deri në 30 gusht, Mali i Zi ishte i vetmi vend i NATO-s që nuk kishte ndryshuar qeverinë e tij për 30 vjet.

Ai tha se të tre koalicionet në pushtet do të respektojnë marrëveshjen paszgjedhore që ata nënshkruan, e cila, ndër të tjera, parashikon vazhdimin e rrugës evropiane të Malit të Zi si një përparësi e politikës së jashtme.

Abazoviç njoftoi se kryeministri i ri malazes Zdravko Krivokapiç do të takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel të martën e ardhshme.

9 komente në “Gjukanoviç: Si duhet t’i përgjigjemi vlimit të nacionalizmit serb”

  1. millosh kopiliqi says:

    Kisha serrbe éshté kanceri I ballkanit…….

  2. ......gjyko mirë o vic says:

    vari lesht komplet
    nacionalist apo jo – të gjithë duan pushtetin (nuk u rruhet realisht për ideologji)

    edhe gjermani nacionalisht është por me formë të sofistikuar ekonomike

    1. Publius Varus says:

      Po o car injorant po, gjermani eshte nacionalist…..

      Gjermanet kane turp te ndihen gjermane, nuk kane ushtri dhe jane Duke u zevendesuar demigraikisht cdo dite dhe ti po ja flet per gjermanin nacionalist.

      Bankat ne Gjermani jane te zoteruuara nga cifutet dhe gjermania eshte vetem 1 zone e madhe industriale pa identitet.

  3. ......gjyko mirë o vic says:

    vari lesht komplet
    nacionalist apo jo – të gjithë duan pushtetin (nuk u rruhet realisht për ideologji)

    edhe gjermani nacionalisht është por me formë të sofistikuar ekonomike

    të fala sorrosit nga unë

  4. 30 Perandoret Iliro - Romake says:

    E di cfare me ben pershtypje me shume se cdo gje???

    Politika e.jashtme 0 e Shqiperise dhe e Rames.

    Jemi nje vend pa politike te jashtme fare dhe byth lepiresa te BE-se.

    Asnje aleance anti serbe nuk krijuan Shqiptaret ne Ballkan dhe per me teper e lejne fushen e lire.

    As me malazezet nuk forcuan marrdheniet dhe te bashke vepronin bashke kunder serveve.

    1. Doktor Mortja says:

      Shume e vertete!
      Ne vend te forcimit te maredhenieve me Malin e Zi, Maqedoni, Kroaci,
      qeveritaret shqipfoles po punojne per bashkim doganor me Serbine!

  5. kastro says:

    Abaz,askush nuk i ka bere sherbim me te mire nacionalizmit serb.Te lane celsat e kashtes,ata ja kane hedhur burrave me te mencur se ty,por do bindesh jo shume vone.Gjuko ishte si ishte,por kishte garanci te tjera,properendimore.Mali Zi shtet i vogel,e merr era menjehere.Ti sikur do merje njeren ministri,mbojtjen ose te brendshmen….

  6. Kuq e zi says:

    Nacionalizmi serb luftohet duke ndertuar minishengenin pa serbet
    Vetem kjo do ishte pergjigja mal i zi,bosnja,kosova,maqedonia,shqiperia
    Por a e mendon kshu rama apo minishengeni ishte ide e “mikut tone te perbashket” pra nje jugosllavi e re ku del kroacia dhe hy shqiperia dhe komandon po serbia?

  7. Komandat Gjiza says:

    po ikini mer toca ,serbet jane per te qare hallin nje Mut i madh si Shqiperia jane,pa demokraci pa shtet te se drejtes, refugjat,ikin ,ekonomi ne duart e Vucic dhe njerzve te tij,nacionalist prej letre si pune e disa komentus nacionalisteve qe shkruajn ketu,thjesht te mbaruar kategori e fundit ne europe pak me lart se shqipot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje