Punonjësit e policisë dhanë dëshmi kontradiktore për vrasjen e Klodian Rashës

12 Dhjetor 2020, 19:39Kronika TEMA

Raporti i SHÇBA-së tregon se efektivi i akuzuar për vrasjen, Nevaldo Hajdaraj dhe kolegu i patrullës, Erion Gjore dhanë dëshmi të ndryshme mbi momentet fatale që i morën jetën 25-vjeçarit.

Nga Elton Qyno

Dy efektivët e policisë të përfshirë në ndjekjen që solli më pas vdekjen e Klodian Rashës, i dhanë oficerëve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA dëshmi kontradiktore mbi ngjarjen.

Nevaldo Hajdaraj, ndaj të cilit gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë së arrestit me burg me akuzën e “vrasjes në kapërcim të kufijve të nevojshëm të vetëmbrojtjes”, deklaroi se kishte qëlluar ndërsa ishte i rrëzuar në tokë me shënjestër këmbët e viktimës dhe njëherë të dytë në këmbë ndërsa viktima po shkonte drejt një kthese.

Ndërsa kolegu i tij, Erion Gjore ka deklaruar se ka parë një përleshje mes Hajdarajt dhe viktimës dhe se të shtënat i ka dëgjuar gjatë kësaj përplasje fizike.

Dëshmitë janë zbardhur në informacionin për referimin e veprës penale në prokurori të përpiluar nga SHÇBA, një kopje të cilës u sigurua nga BIRN.

Përballja fatale midis viktimës dhe dy oficerëve të policisë ka ndodhur rreth orës 1 të së martës në zonën e njohur si Zogu i Zi në kryeqytet.

Në dëshmitë e tyre punonjësit e policisë pretenduan se janë vënë në ndjekje të viktimës pasi ai nuk i është bindur një urdhri për të ndaluar.

Vrasja e 25-vjeçarit zgjoi zemërim dhe revoltë, ndërsa prej tre ditësh protestues të rinj në moshë janë përplasur me policinë dhe kanë sulmuar institucionet me gurë dhe mjete të forta.

Qindra të rinj protestues janë arrestuar dhe të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë – pjesa dërrmuese në Tiranë por edhe nga disa qytete të tjera të vendit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen të enjten pas protestave mbi ngjarjen, por protestuesit kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Dy punonjësit e policisë Erion Gjore dhe Nevaldo Hajdaraj – anëtarë të forcës speciale “Shqiponja” kanë treguar se kanë qenë në patrullim në rrugën Dritan Hoxha dhe kanë ndaluar një makinë tip Hyundai që lëvizte nga sheshi ‘Shqiponja’ në drejtim të Zogut të Zi, përpara Bar Al’Gusto, për të bërë verifikimin e autorizimit për lëvizje.

Ndërsa Gjore i është afruar makinës, Hajdaraj ka vënë re viktimën Klodian Rasha, i cili ishte disa metra larg, i mbështetur në një mur tek rrethimi i hotel Dilo. Sipas përshkrimit që Gjore ka dhënë në radio, viktima kishte trup mesatar, i gjatë rreth 170 centimetra, me tuta të zeza dhe xhup gri.

Hajdaraj ka deklaruar se në momentin që viktima ka pikasur policët, ai kë bërë një ‘lëvizje të dyshimtë’ dhe polici i ka bërë thirrje të ndalojë për verifikim.

Në momentin që Hajdaraj i është afruar Rashës, viktima është larguar me vrap dhe është ndjekur nga oficeri i policisë. Hajdaraj pretendon se viktima nxori diçka nga brezi dhe e kërcënoi duke i thënë, ‘mos u afro se do të qëlloj.’ Në këtë moment oficeri ka thërritur ‘armë’ që ta dëgjonte kolegu dhe ka nxjerrë armën e tij të shërbimit nga brezi.

Rasha ka vrapuar drejt rrugicës së Drejtorisë së Doganave i ndjekur nga Hajdaraj, ndërsa kolegu i tij Gjore ka tentuar ti presë rrugën duke u zhvendosur në krahun tjetër pranë bar ‘Oslo’. Për pak minuta të dy oficerët e policisë e kanë ndjekur Rashën në rrugica në drejtime të ndryshme.

Fillimisht viktima është përballur në një distancë 25 metra me oficerin Gjore dhe ai deklaron se ka dëgjuar “një zhurmë të njëjtë si ajo e mbushjes së armës” por nuk ka arritur të dallojë armë zjarri për shkak të errësirës.

Sipas Gjores viktima e ka kërcënuar duke i thënë ‘largohu se të vrava’. Oficeri ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe e ka mbushur dhe sipas tij i ka bërë thirrje viktimës të ndalojë.

Gjore deklaron se Rasha nuk i është bindur thirrjes së tij, është kthyer dhe ka vrapuar në drejtim të rrugës Dritan Hoxha. Rasha ka kapërcyer karrexhatën duke u zhvendosur në trotuarin përballë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë dhe ka vrapuar drejt dyqanit Pit Stop – ku është përballur me oficerin Hajdaraj.

Deri në këtë pikë të rindërtimit të ngjarjes, dëshmitë e oficerëve janë të ngjashme por ato më pas ndahen dhe bëhen kontradiktore.

Erion Gjore thotë se nga një distancë prej 100 metra ka parë Hajdarajn dhe viktimën të përlesheshin dhe ka dëgjuar të shtëna.

“Përplasja mes tyre ndodhi brenda pak sekondave dhe në një moment kam parë kolegun Nevaldo Hajdaraj të shtrirë në tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna arme zjarri,” ka deklaruar Gjore.

Pasi dëgjoi të shtënat, Gjore thotë se i është afruar Hajdarajt dhe e ka ndihmuar të ngrihet dhe të dy bashkë i janë afruar Rashës që ishte i shtrirë përdhe dhe ‘rënkoi.’

Ai thotë se për shkak të errësirës, oficerët nuk kanë dalluar shenja gjaku dhe kanë dyshuar se viktima ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.

“Menjëherë kam njoftuar sallën operative dhe kam kërkuar njoftimin e një ambulance,” tha ai.

Ndërsa Hajdaraj thotë se pranë dyqanit Pit Stop ai i është afruar viktimës në një distancë 20-25 metra dhe i ka bërë thirrje të ndalojë. Oficeri i “Shqiponjave’ pretendon në dëshmi se në këtë moment viktima i ka drejtuar “dorën me sendin e dyshuar pistoletë” dhe polici është rrëzuar.

“Në atë çast unë jam rrëzuar në tokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi, duke patur frikën se mos më qëllonte,” i ka thënë ai hetuesve.

Sipas Hajdarajt nuk ka patur përleshje me viktimën, por pasi ai është ngritur në këmbë dhe e ka parë viktimën të largohet drejt kthesës ‘ka bërë qitjen e dytë.”

Në referimin e bërë nga SHÇBA për prokurorinë nuk shkruhet se viktima ka qenë i armatosur.

Megjithatë, raporti shton se një armë u gjet nga oficerë të tjerë të policisë në një pellg uji disa dhjetëra metra më larg disa orë pas ngjarjes, e cila është çuar për ekspertim por që nuk ka të dhëna se lidhet me viktimën.

Ekspertiza mjeko-ligjore e përshkruar në raport, saktëson se Rasha është qëlluar në shpinë dhe ky plumb  i ka marrë jetën.

SHÇBA shprehet se kamerat e sigurisë të dyqanit përpara të cilit ndodhi vrasja nuk janë arritur të kqyren për shkak të teknologjisë së vjetër. Ndërkohë në raport thuhet se dy oficerët e policisë, Gjore dhe Hajdaraj nuk kishin kamera të supit.

17 komente në “Punonjësit e policisë dhanë dëshmi kontradiktore për vrasjen e Klodian Rashës”

  1. oni says:

    Asnje shtet si trajton keshtu policet e vet. Ata rrezokojne jeten nate per nate duke u peballur me lloj lloj kriminelesh dhe psikopatesh. Polici eshte i pafajshem. Per nje incident si ky, polici ne europe merr dekorate. Rama duhet te kerkoje falje qe e fajesoi publikisht. Me sa mend pret tani qe ta mbrojne policet shtetin nga rrugacet e PD kur shteti i trajton keshtu. E mira do ishte qe rama te largohet fare se e shkaterroi ate shtet me keq se sala.

    1. Free says:

      Mos derdellit kot se polici skishte arsye te godiste. Gabime te tilla ndodhin gjithandej. Ti si polic qe je na e shpjegon pak nga doli ajo arma ne pellg uji?

      1. am says:

        Te dale e verteta njehere pastaj dalim ti denojme apo ti shpetojme.

      2. Free…po ti e shpiegon dot…ca bote ky aty ne 1 te nates…po ta them un…ky bote rojen…shoku bote skifterin…kur ka pa policet ka hedh armen shoku…di gjo ti se ishte vetem ky aty…tu pi kafe meshtet ke muri…apo kishte dal me ble cigare…

  2. Atdheu says:

    Mos mor(e) Oni. Rama ta shkateroi kete shtet? Jane dobici i Serbise dhe hajduti i Skraparit qe e kane marre peng kete vend. Prandaj hapini veshet dhe syte mire.

  3. Fatossi says:

    Ramski do te shkatrroj Shqiperinë, prilli eshte shume larg.

    1. Tur durrsaku says:

      Tosi fatosi…se skeni byth me prit prillin…se ju djeg byth…se do merni opingat e saliut dhe te likes ne prill…

  4. Martin says:

    Ore je mire nga mendja ti??? Si u dhenka dekorat policit ne europe po te vrasi njeri se brodhi me vrap?? As rrezik jete ska pas per policin dhe as nje lloj rreziku per kalimtaret. Ishte 1 pas mesnate vetem ai i shkreti dhe 2 polic ne rruge. E ndjek nuk e kap dote therit perforcime mbaroj historia. Ne gjith boten me vrap i ikin policis , po nuk te vret njeri..c’priste polici? Sa i tha ndal ai te rrinte ne vend??

    1. Likja says:

      O MARTIN PALLA…PO CA MUT MENTALITETI QE KENI MER JAHU…ME I FJAL KUR TE THOT POLICI NDAL…TI DUHET TE IKESH ME VRAP…PO SI MUTIN E KENI PUPTU KET DEMOKRACI MER QORRA…

  5. Trotski says:

    Ti Fatos Futi Nje Kos .rRmes ti hash Mune .po shiko Sali Kriminelin dhe Like hajdutin qe duan destabilizimin e Shqiperise se kane frike nga Drejtesia e Re. Dije se ata Delenxhinj i Pret Burgu i Reçit.

    1. Fatossi says:

      Per mua nuk kan dallim as Sala Meta Rama te tre jane kriminel qe e kane shkatrruar qe 30 vite Shqiperinë, por une shof djem te rinj jo te dhunshem perveq ndonji rasti te izoluar kurse policia eshte gogja represive, revolta e qytetarve shihet qarte policia duhet te kete kujdes sa nuk eshte bere vone.

    2. joel shkodra says:

      Nga cila drejtesi te kene frike? Sa per kete drejtesi qe kemi mund te jetojne pa frike edhe 100 vjet te tjera?

  6. Alb says:

    Patrulla e shqiponjave nuk ndalon persona per mask se keta e kan transformuar ngjarjen shqiponjat kryesisht ndalojn dhe ndermarrin keto veprime kur kan dyshime per element kriminal ne oren dy te nates kur patrulla te afrohet e te kerkon te ndalosh dhe ti si bindesh por vrapon normale qe dyshimet perforcohen ngjarja eshte me shume pikpyetje dhe normal qe efektivi ka shkelur ligjin dhe ka ber veprime qe e kan tejkaluar kompetencen,veprime te cilat se dim pse i ka ber ka qen ne efektin e droges,eshte ndjer i kercenuar,per arsye morali ose eshte nje vrases gjakftoht.

  7. Shpata says:

    Djali jot viktime!! Pastaj ta shohim si do flasesh, me Pd apo me ps??

  8. shteti says:

    te hiqet urgjentisht rrumbullaku i shcba manipuloi ngjarjen ne kurriz te viktimes. u gjet arme e ka shtuar vete rrumbullaku per te shfajesuar vrasjen. urgjent largim ketyre faqezijve

  9. Km says:

    Fare nuk eshte problem ipse u gjet nje arme.kur behet kontroll i imet i vendngjarjes kontrollohet edhe pellgu i ujin edhe edhe puseta edhe trungu i pemes edhe cdo gje qe i sherben hetimit. Thuaj bravo qe e gjeten ,se mund ta kish gjetur edhe dikush tjeter.a jane perleshur?,sic thote qyno se ka kontradikte.mundet te jete ashtu.por viktima i ka shpetuar,e ka rezuar per toke policin dhe eshte larguar ne distance.qe do te thote se nuk eshte qelluar ne komentin e perleshjes,qe polici nuk i ka bere qepje plagesh sic thote nje gazetar investigues tjeter.eshte mire qe keta qenit a qenit te mos bejne hetuesin dhe te nxjerrin citate nga deshmite.ne proces hetimi problemet shihen ne kompleks.lini ata qe jane specialiste te bejne punen.ju beni gazetarin.nese e shihni profesionin si loje me letra,me mire ta lindi.kjo eshte per qinon hoxhen ,priftin ,dervishin dhe ate qe organizon atentate vehtes per tu viktimizuar

  10. Niku says:

    Nje rrugac me precedente penale, qe nuk qendron per kontroll te policise, del pas mesnate per “te pire kafe”, nxjerr arme dhe kercenon policin, dhe keta UFOT shqipo, duan ta bejne hero (si te gjithe “heronjte” e shqipove)…!!!??? Ky vend nuk do te behet kurre (sic nuk eshte bere) me kete milet qe ka… Ky eshte realiteti Mero dhe mos u perpiq te besh moral… Si do t’i kerkohet polocise tani qe te perleshet me bandat e hajduteve e krimineleve qe gelojne si mizat ne hale…???!!! Kryeministri, ne vend qe te perpiqet te ledhatoje veshet e malokerise idiote mesjetare, do te beje mire te zbatoje ligjin… Mos harroni se “shqiptari eshte si k..i, i bie ulet, e ferkon ngrihet…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje