Një ditë pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për emisionin ‘Java në RTSH’ duke e quajtur vendimin e tij si një hap prapa sa i përket angazhimit politik.
Lleshaj iu përgjigj edhe spekulimeve se vendimin për dorëheqjen e ka marrë që në shtator, pas përplasjeve me kryeministrin.
“Nëse gjërat do të ecnin në rrjedhën normale të jeni të sigurt që nuk do ta dorëzoja detyrën dëri në ditën e fundit të mandatit. Sigurisht që thashethemet në Tiranë gëlojnë, por marrëdhëniet e mia me kryeministrin kanë qenë mëse të mira që nga dita e parë. Këto marrëdhënie vijojnë të jenë të tilla dhe nuk ka arsye pse të ndryshojnë. Dorëheqja ime ka ardhur si reflektim i imi” – tha Lleshaj.
Ai komentoi edhe marrëdhëniet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Lleshaj tha se bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer dhe nuk ka çeduar asnjë moment. Sipas ministrit të dorëhequr, për sa kohë janë zbatuar politikat e MB, marrëdhëniet e punës cilësohen si të suksesshme.
“Dorëheqja e parevokueshme ka pasur qëllim që të mos leja asnjë barrë vendimarrëse te Kryeministri. Ndërsa me familjen e viktimës nuk kam marrë kontakte, por kam krijuar përshtypjen se është një familje jashtëzakonisht e lartë. Por intentsitet i këtyre ditëve më ka bërë të mos shkoj për vizitë. Besoj se do të shkoj të pi një kafe tek ajo familje privatisht” – tha Lleshaj.
Në studion e “Java në RTSH”, Sandër Lleshaj u pyet edhe për informacionet që qarkullojnë për sulme të rënda në Tiranë.
“Dëme te pjesshme mund të bëjë kushdo. Çdo i çmendur. Por asnjë rrezik nuk ekziston dhe nuk mund te ekzistojë në kuptimin e sigurisë së përgjithshme të vendit. Sigurisht ka disa persona të gënjyer, të manipuluar, të keqpërdorur apo të droguar në disa raste. Një pjesë e protestuesve është e paguar nga ata që kanë interes për të kthyer në kauzë politike një mort tragjik. Por sfera e dëmit apo ndikimit të tyre do të jetë në kufijtë e të kontrollueshmes. Sepse qytetarët respektojnë parimet e bashkëjetesës dhe ligjet dhe distancohen nga aktet e tilla” – tha Lleshaj.
Po tek polici qe e keni lene si qen ne qeli do shkosh? Apo ja bere gjyqin bashke me Ramen e kapet kriminelin qe vrau enjellin ne 2 te nates? Do na thuash meqe je ende minister ne detyre pse nuk i thua popullit tend qe arma ishte e viktimes dhe videot tregojne qe polici u vetmbrojt? Perse pa piken e turpit quajte policin ne krye te detyres vrases? Kush te vuri ty gjykates dhe prokuror? Per kafe shkohet dhe te hasmi, familja nuk mban pergjegjsi per femijen 25 vjecare dhe nuk ka pse e beni policin dhe viktimen top per mish ne politike.
Sinqerisht Ju vleresoj Z.Lleshaj, por sipas mendimit tim nuk ia vlen te konsumoheni ne kete nivel mizerabel te moskuptimit. Noli i madh ishte kryeministri me i kulturuar, demokrat i madh, intelektual i jashtezakonshem, por deshtoi nga shoqeria jone primitive. Me eshte mbushur mendja, se jam mosha Juaj, nga analiza e situates politike, reformave, etj., se ketu tek ne jane disa duar e mendje te pista, pune interesash qe nuk duan dhe e pengojne Shqiperine qe te ece perpara. Idealistet jane nje specie ne zhdukje. Keni menduar sic duhet qe t’i shkoni privatisht per ngushellim familjes te te ndjerit. Ne jemi njetez. Ju flm
@ koke apsulitisht jam dakorte me ty por kurre nuk duhet humbur shpresat para se te vinte Sander Lleshi si minister i mbreshem Kurre se kishte besue se ne si shoqri kemi kapicitetin te kishim nje minister si Zotin Lleshi por ja qe patem !!
Sigurisht qe nuk mund te shkoje si minister ne familjen e viktimes pasi ai politikisht dhe moralisht reagoi me doreheqjen. Privatisht si prind si nje njeri I thjeshte mund te shkoje me vone.
Konsiderate e jashtezakonshme per ty gjeneral !
Ndihem jashtezakonisht keq qe llumi, baltosi mundin dhe sakrificen tuaj,
Shqiperi e mjera Shqiperi !
Dezertor!