DETAJET: Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe Plaurent Dervishaj

12 Dhjetor 2020, 14:04Kronika TEMA

Plaurent Dervishaj, shqiptari i dënuar me arrest me burg është arrestuar ditën e sotme nga Interpol ABU DHABI në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mbi Plaurent Dervishaj, 48 vjeç, banues në Durrës rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “vrasje të dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim”.

Pritet që 48 vjeçari të ekstradohet në Shqipëri.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “Asgjë nuk harrohet”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcat Speciale Renea, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës e Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe Interpol Tirana, nën drejtimin e SPAK-ut, si rezultat i të cilit u zbardhën dhe u dokumentuan dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.

Vijimi i operacionit për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit është koordinuar nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Falë shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për vendndodhjen e një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, koordinimit të veprimeve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Plaurent Dervishaj, 48 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij është bërë nga homologët e Interpol ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe), pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bazë të shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, ku pas verifikimeve ligjore rezultoi se personi i kapur është Plaurent Dervishaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, mbi bazën e vendimit të datës 02.12.2020 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ‘’Arrest në burg’’ për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

1 komente në “DETAJET: Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe Plaurent Dervishaj”

  1. Na myten says:

    Policia i di dhe ku dhjesin keta. S’do shume mend me kuptu qe nuk kane dashur asnjehere t’i arrestojne.
    Sinjale shume pozitive. Ne koke te Sali Kërmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje