Letër publike e familjes Rasha: Politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësi, por rrezikon jetë të tjera

12 Dhjetor 2020, 17:52Kronika TEMA
Letër publike e familjes Rasha: Politika që kërkon

Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera.

Top Channel ka siguruar këtë letër, për të cilën një nga anëtarët e familjes Rasha i konfirmoi se ajo është letër publike për të gjithë shqiptarët.

Në letër, anëtarët e familjes Rasha shkruan se “pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij”.

Kështu nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, vrasja e të cilit ka ngritur në këmbë mijëra vetë në protesta që janë përshkallëzuar prej tri ditësh në dhunë.

“Ato që po shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë. Po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme”, thotë letra.

“Djalit tonë”, shkruhet më tej në letër, “ia mori jetën arma e një polici”.

Ndaj familja kërkon drejtësi deri në fund.

“Por rrëmujat në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici nuk sjellin drejtësi, por vetëm padrejtësi të tjera”, vijon letra.

Familja ka një lutje ndaj të gjithë djemve, që siç shkruhet në letër, të rrëmbyer nga inatet e politikës, të mos manipulohen nga politika.

Sipas familjes Rasha, politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësi, po rrezikon jetë të tjera djemsh të pafajshëm dhe po shqetëson mbarë popullin shqiptar.

Ata thonë se vdekja e djalit të tyre duhet të vlejë për të mos i ndodhur kurrë askujt e njëjta tragjedi.

“Por e drejta duhet të shkojë në vend, në gjykatë dhe ne presim nga shteti të garantojë drejtësinë, jo nga dhuna politike.

Politikanët t’i thërrasin mendjes se boll e kanë lodhur këtë popull me lojërat e tyre dhe të mos i hedhin benzinë zjarrit për interesin e tyre.

Duam t’i falenderojmë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhimbjen tonë të madhe dhe ua shpërblefshim veç në gëzime. Të shkuara policit të plagosur dhe veç të mira pastë bashkë me prindërit dhe familjen e tij.

Ju lutem mos na e shtoni dhimbjen që kemi”, kështu përfundon letra e familjes Rasha.

Më 8 dhjetor, djali i kësaj familje, Klodian Rasha humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në orën 01.45 të mëngjesit, nga një polici i patrullave Shqiponja. Polici u arrestua dhe më 11 dhjetor iu dha masa e arrestit me burg, pas kërkesës së prokurorisë, e cila e gjen atë fajtor për vrasjen tragjike. Pas kësaj ngjarje, në gjithë vendin, por më së shumti në Tiranë po organizohen protesta, të cilat kanë degjeneruar edhe në dhunë.

Më 9 dhjetor, protestuesit sulmuan Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Gjatë sulmit dhe goditjeve me gurë e sende të forta u lëndua rëndë një polic, i cili është në rrezik për të humbur syrin. Policia me forcat e ndërhyrjes së shpejtë ka ndërhyrë duke përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të larguar protestuesit, kryesisht të rinj.

Ata në të gjitha protestat janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit duke dëmtuar kryesisht sinjalistikën rrugore. Nga përplasja me policinë në ditën e parë dhe të dytë të protestës janë lënduar 15 policisë dhe 5 protestues, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.

44 komente në “Letër publike e familjes Rasha: Politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësi, por rrezikon jetë të tjera”

  1. Respekte, kurajo e force! U prehte ne paqe i shtrenjti juaj.

    1. Epirioti II says:

      Ngjushellime dhe Zoti i dhente force familjes Rasha per kete fatkeqesi te madhe.
      Respekte pa fund per dinjitetin qe po e perballojne te gjithe ngjarjen.
      Me qytetarin dhe qetesine model qe po demostrojne, po rrisin dhe dinjitetin e femijes se tyre fatkeq dhe po e bejne edhe me fajtor policin.

      Sa per ata qe po bejne rremujra, kemi 30 vjet qe i njohim se si ushqehen me gjakun e njerezve te pafajshem. Dhe kur nuk gjejne raste qe ata e quajne midis vedi “fatlume” ku viktima vritet nga ndonje person i lidh me shtetin, ata i vrasin vete kur rrethanat krijohen sikurse kane bere qe nga Arben Broci e shume te tjere me pas.

  2. Dani says:

    O njerze qe ju Ka zen hadhi rremujat vjedhjet nuk i Ben ne emert ju por ne emrin e ilir Meta Sali Berishes e Lulzim Bashes keta Jane vrasit dhe hajdute e vertete

  3. Nuk kuptoj says:

    Tani prisni kur PD te shkoj t,ja djeg shtepine ketyre.

  4. Revizori says:

    Ja pra ata qe shahen si “malokë”. Ata nuk Jane malokë, por fisnikë. Malok mund te jetë Berisha, mund te jetë Ilir Meta,, mund te jetë Gramoz Ruçi, apo Taulant Balla, Majko apo Çlirim Gjata. Pse kane nje jete te tere ne Tiranë, Jane komplet malokë.
    Ndersa ata malesoret, qofte ata qe kane zbritur ne Durres dhe ne Tiranë, qofte ata qe ka mbetur atje maleve te Tropojës, Kukësit dhe Pukës, Jane vetem shqipetare te ndershëm si gjithe te tjeret.
    Edhe ky zotnia, babai i djalit te vrare, ka kaq fisnikeri ne shpirtin e tij, dhe ngrihet mbi gjithshka duke dhene nje shembull qytetarie per te gjithë.
    Ai Arkimed Trap Zalli Lushaj, i biri i Sali Zorraxhiut, nuk eshte malok, as malesor. Eshte nje pjelle e keqe e ketij kombi, ashtu siç pjellin qenie te keqja te gjithe kombet. Fytyra e ndyre e Lushajt, nuk my d te jete kurre fytyra e malesise fisnikë.

    1. Ari says:

      Bravo! Une vete jam nga Myzeqeja, por komenti juaj me preku! Faleminderit!

    2. Jetmiri says:

      Revizori-respekte shoku,koment brilant!

    3. Tirona says:

      Mos fol mo Danoço . E ke qa. Me të ardh keq kur shef Arqimedin e Salesh Lushajt qê bon thirrje pêr “rrevolucion” kur vet sdin ça esht revolucioni. Ky Azem Legen Hajdari i 2-tê . N’fakt drrejt mund t’ket se horra e halabak tê dy si Azemi si ky Lushaj.
      Zoti t’rujt o bos . Rrespekte ???

    4. Epirioti II says:

      Shume e sakte Revizori.
      Mund te jesh “malok” o lind ne qytet po aq sa mund te jesh “qytetar” qe ke lind e rron ne fshat.
      Une njerezit i ndaj ne shpirtmire dhe shpirtzinj. Nuk ka qenie me te ndyre se shpirtziu i shkolluar dhe i rrit ne qytet.
      Familja Rasha meriton shume respekt per qetesine dhe fisnikerine

  5. Konica Usa says:

    Cfare thua o prind I plagosur,Saliu u gezua shume kur ai polic I papergjegjshem vrau djalin tuaj,ajo ishte nje dhurat e pacmuar per nje kriminel si ai,per pushtet shpellari I Vicidolit eshte gati te vras dhe djege gjithe Shqiperine.

  6. intelektuali says:

    PD , LSI dhe gjithe plehrat qe drejtojne keto parti duhen djegur ne menyre demonstrative ne qender te Tiranes [SALAM ILIRI, MONIKA E GJITHE RRUGACET E TJERE TE LIDHUR ME ATA!!!!
    VERINI GISHTIN KOKES NE ZGJEDHJE O POPULL QE KE KUJTESE TE SHKURTER!!!
    KJO QE PO NDODH DUHET TE SHERBEJE SI NJE VETEDEMASKIM I PD E LSI DHE ATYRE QE DREJTOJNE
    KUR ARRIN NJE FEMER SI GRIDA E MONIKA TE KENE ATE URREJTJE E SJELLJE , A MERRNI ME MEND SE CFARE RRUGACESH JANE E CFARE MUND TE PESOJE SHQIPERIA ME ATA HAJDUTE E INJORANTE????
    ZHDUKINI ME VOTE JU LUTEM!!!!

  7. vlora says:

    Respekt per kete familje.Shpirti i Klodianit u prefte ne paqe

  8. ben says:

    Ky reagim i kesaj familje, ne nje moment teper te veshtire per ta, tregon burreri dhe patriotizem qe meriton respekt.
    Ngushellimet e mija me te sinqerta per humbjen e birit tuaj. Ti prehet shpirti ne paqe Klodianit tuaj te dashur.
    Letra publike e tyre tregon gjithashtu se “verioret”, sic i quajne disa trushkulur, kane njerezillek dhe kurre nuk mund te perfaqesohen nga nje bande vandalesh.

  9. Beni says:

    Ngushellime per djalin tuaj te vrare nga nje polic i papergjegjshem i cili duhet te kalbet ne burg.Nje familje dinjitoze qe pati fatin e keq te pesoje nje fatkeqesi te madhe nga nje polic kriminel.
    Por jane te mençur e dinjitoze qe po e kuptojne qe politikanet hajdute e vrases Berisha, Meta e Basha po e perdorin per ta futur ne perplasje civile e ti vene flaken shqiperise per te shpetuar koken e tyre nga SPAK.

  10. USA says:

    Flm familjes se viktimes,kurajua e tyre per tu distancuar nga dhuna e Saliut me Meten eshte per tu vleresuar,I kam pare dhe intervistat, jane fisnik.

  11. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    RESPEKT,për këtë familje fisnike,
    që me gjithë hallin që i ka zënë kanë kurajon të shprehen kundër
    kësaj qe po ndodhë dhe që pacipësia berishiste mundohet ta
    prezantojë si lëvizje spontane për djalin tuaj.
    Poshtë fashizmi berishist.
    Si ka thënë i madhi Ali Asllani ?
    Koha është e maskarenjëve,po Shqipëria e shqiptarëve !!!!!!

  12. paradoxal says:

    O burra te Gjiri i Lalzit
    Tua shk…..jmë pasurinë

  13. Fatossi says:

    Po te ishin shoqeria dhe rinia Shqiptare ne nivel do i djegshin pronat e politikanve qe e kane shkatrruar Shqiperinë e jo pronat e shtetit qe paguhen me djersen e qytetarve, fatkeqsisht Shqiperia me keta shpellar e me keta politikan krimosa kurr nuk behet, shpresoj qe mos te perseritet historia dhe te eskaloj siç jemi mesuar çdo 20 vite gjakderdhje

  14. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perëdim dhe qe e viziton vendlinjen e tij dy herë ne vit says:

    Pergjigje e letrës publike te familjes Rasha.
    Ne ndjesinë time nuk besoj qe ka shqiptar qe nuk i ka ardh keq nga vrasja e djalit tuaj.
    Sinçerisht ju ngushlloj.
    Dhe po aq sinçerisht ju baj nje kerkesë njerëzore.
    Ju lutem shume.
    Ju pergjerohem.
    Mos ia lejoni vetes t’ju perdorin.
    Mos ja lejoni vetes t’ju poshtërojne.
    Nuk me intereson bindja juaj politike e as besimi juaj fetar.
    Po mos pranoni kurre qe komunistet qe sot Jane ne pushtet t’ju perdorin sepse ata vetem sa tallen dhe neser ju hedhin si limon te shtrydhur.
    A kane ba me të gjithe.
    E bajne edhe me ju.
    Nuk kan moral e as burrni.
    Dibranët jane njerëzit me te zgjuar qe une kam njoh dhe nuk duhet te bini pre e kesaj fare te keqe komuniste.

    1. Lala says:

      Shko në Kosovë merr Azemin Nr-2 dhe bëni çfar të doni me atë vemje edhe ” heronjë,, të shkërdhatokracisë po deshët.
      Zotërinë lëre në hallin e tijë sepse ai do djalin e tijë ( kërkoi drejtësi) por si prind dhe njeri me zëmër të madhe i dhimben edhe fëmijët e tjerë.

    2. P S E ? says:

      Qenke vertet shpellar , zoti komentues , qe na jetoke ne Perendim , por me mendje qenke thellesisht malok i rendit fisnor , qe i fryn zjarrit te urrejtjes e percarjes se popullit dhe perpiqesh te njollosesh familjen e te ndjerit Rasha . Megjithate , nuk ke shume faj se aq nivel ke , duket qe edhe alfabetin e gjuhes sone nuk e paske mesuar dot , edhe pse ( sikurse thua) , vjen nga dy here ne vit dhe keron te japesh mend !

    3. Pellasg says:

      O Lezhjan, mire e the, komunistet te shtrydhin e te hedhin. Ata duan te shfrytezojne kete rast per ta djegur vendin, kete ta them me bindje e me fakte. A nuk ishte komunisti Sali Berisha qe perdori arkivolin e Azem Hajdarit per te marre pushtetin me grusht shteti ? (Je burr prej Lezhe e nuk kundershtone dote asnje presje nga ato faktet qe thashe me larte) Keshtu kerkojne te bejne dhe me fatkeqesine e kesaj familjeje 100 here me burrerore sesa Ty.

    4. niko says:

      Malok eshte dhe babai i ktij cuni qe u vra por eshte bure fisnik ndersa ty qe jeton ne perendim shpellar linde shpellar do vdesesh.

      1. Shpellari nga lezha says:

        Eshte e vertetë.
        Un nga lezha kam Lind shpellar e do vdes shpellar.

    5. ben says:

      Komunistet i ke ne PD me Saliun ne krye

  15. roza says:

    Ja si reagojne familjet e mira dhe me tradite te shendosh. Te gjith keta qe i organizojne keta halabak jane vrases dhe kriminele duke filluar nga Sali vrasesi dhe kryehajduti Ilir floriri.
    Respekte familjes dhe ngushellime per kete humbje te madhe.

  16. Qyterar i zakonshem says:

    Hall i madh te ka zene or mik , Nuk ka fjale ngushelluese per ju. Edhe politiken kishit mangut ne hallin qe ju ka zene . Zoti ju dhente force qe ta perballoni ! Ngushellime ! Beni mire qe distancoheni nga dhuna qe behet ne emer te fatkeqsise tuaj. Te tjere jane kapur mbas hallit tuaj per te zgjidhur hallin e tyre.

  17. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Perkulem me shume respekt,para kesaj familje.

  18. Kta te partis demokratike (mbeshtetsit) jan pasardhsit e atyre qe pati internuar partia komuniste ne ate koh. Vallahi duhet ripar historia se ska mundsi we per çdo lloj aksidenti qe ndodh kta duan te rrwzojn qeverrin me format nga me te rrezikshme. Kto shikonin komunistet aso kohe dhe i binin shkurt, kap per zhelesh (si e thot dhe xhozi) dhe çoji te hapin trashe per hekurudha dhe miniera me zor. Dhe pa asnje te drejt politike. Mos te kish ren muri berlinit do ishim per mrwkulli se prej tyre jemi akoma ne pritje te bashkohemi ne familjen e madhe. Gjithsesi shumica gjithmon ka perparuar

  19. Lili??? says:

    Familisht Ju shpreh dhimbjen e pa’fund we ndiej per Ju.Respektin maksimal per dinjitetin Tuaj familjar.Doja qe publikisht Ju burre me thinja te benit Apel qytetarie ne nje medie qe njerezit te shohin dhimbjen,por te reflektojne qe te mos e shkaterrojne Shqiperine Ju perqafoj Fort si motra
    juajj ne kete dhimbje qe s,Ka ngushellim.Respekt te thelle njerezor per Ju

  20. Dini says:

    Gjest fisnik qe tregon nje moral te larte te familjes.
    Ngushellime, qofte I paharrahuar djali juaj!
    Zoti ju dhente force ta perballoni kete dhimbje dhe mos paçi kurre te keqija ne jeten tuaj!

  21. Kinom says:

    Ngushellimet Familjes Rasha respekti per kete familjet te nderuar, dhe ju thafte Dora atij qe qelloi mbi kete djale. Nji familjet me zemer te madhe dhe patriotike me letren e tyre na mbushi syt me lote, zoti ju dhente durim. Mbi gjakun e femijet se tyre duan te petfitojne maskarenjte sali, Ilir, Lulezim, monika we I denofte zoti

  22. Shqiperi-Etnike says:

    RESPEKT Familja Rasha…Nugushellime te Sinqerta per HUmbjen e Djalit…Por Politikane Antishqipetare,po kerkojne Pushtet ne Emer te nje Aksidenti,sikur se ishte Humbja e Femijes Suaj….
    Shakerrimet dhe Djegja e Vendit nuk eshte Ajo qe donte Djali juaj edhe Duma ne Te Rinjte Shqipetare..lol

  23. Artan says:

    Respekt per kete familje fisnike

  24. Pellasg says:

    Respekt per familjen, shpirti i djalit tuaj u prehte ne paqe.
    Ja la dopio gjashten ne dore te pshurrurve Meta e Dreqisha.

  25. Pellasg says:

    Respekt per familjen, shpirti i djalit tuaj u prehte ne paqe.
    Ja la dopio gjashten ne dore te pshurrurve Meta e Dreqisha.

    1. aleko says:

      paska ende burra ky vend , se prej kohesh kame menduar te kunderten..Qendrimi dinjitoz i ketij burri dhe kesaj familje ne diten me te zeze te saj kur npadrejtesisht humbi djalin ,na nderon dhe na jep shpres per arthmerine tone qe ne keto 30 vitet e fundit nuk diheet se ku po shkon.Faleminderit njeri imire dhe shpresojme ta kalosh me kurajo kete situate tuaj te veshtire.U prefte ne paqe djali!…

  26. Floriri says:

    Të lumtë dhe djalin tuaj të rroni e ta kujtoni se me të vërtetë është një dhimbje e madhe për familien tuaj. Por këta njerëz si SALIU, Meta Luli e Mona kishin kohë që e prisnin një prede ose një preteks si ky. Ature as nuk ju dhimset dhe as duan t’ia dinë fare per atë. Per ata ishte një preteks për t’iu vërsulur dhe djegur Shqipërinë ashtu siç bënë në 97.Ata nuk kanë as nam as nishan janë një bande në gerahamat e fundit të tyre. Po perpeliten si ai gjarperI që është duke ngordhur dhe do të kafshojë meceftas. Letër shumë prekëse e një prindi të pikëlluar. Zoti ju ruajt familien.

  27. Imigranti says:

    Ngushellime te sinqerta familjes, u prehte me paqe djali juaj. Meritoni respekt per kete xhest fisnik. U bej thirje disa komentuesve, ta heqin nga fjalori fjalen “malok “ ne kuptimin ofendues. Komente te tilla cojne uje ne mullirin e Sali Berishes dhe armiqve te tjere Te Shqiperise. Une kam respekt te vecante per malesoret. Malesore ka ne veri, ka ne Vlore, ne Korce , etc.

  28. Qytetare i thjeshte says:

    U prüfte ne paqe djali i juaj i ndjere..
    Dhe nje nderim e Respekt per kete Familie me zemer te madhe ..

  29. Martin says:

    Zoti te dhente force ta perballosh kte dhimbje o Fisnik Burre. Me dhemb shpirti dhe mua per djalin tend. Flm qe gien force dhe thua kto fjale. Respekt pa fund

  30. Malesori fisnik. says:

    O njeri i mire skemi fjale si te ngushellojme se dhimbja eshte e madhe. Vec shpirti juaj e di po ju jni nje fisnik nje patriot qe dole mbi dhimbjen qe nuk ka kufi. Faleminderit per kurajon qe tregon, faleminderit qe ke forca dhe do atdheun megjithse humbja eshte tejmase e madhe. Te perulemi deri ne toke me nje respekt te madh per kurajon tuaj. Letra juaj na ka prekur shume dhe nuk besoj se ka nje sy qe nuk ka lotuar kur lexon letren tuaj,me perjashtim te dores se fshehte qe vazhdon me nje plan te caktuar te destabilizoj vendin. Ata kane 30 vjet qe e kane marre peng kete vend kete e ka kuptuar i madh e i vogel. Ata vandale kurre nuk do e thyejne shpirtin e shqipetarit te ndershem.Ne do tu tregojme atyre me voten tone se vendi tyre eshte ne banken e te akuzuarve per gjithcka i kane bere vendit ,popullit .
    Ata per parate e tyre jane gati te djegin gjithe vendin duke paguar huliganet qe i drogojne e i leshojne te mbjellin frike. Por ne nuk trembemi me . Ne jemi shumica qe duam nje Shqiperi normale.
    Kjo dore e zeze qe kerkon destabilizim ne vend vrau Zef Brocin, Azem Hajdarin, Sokol Olldashin krijuan Babale dhe se fundi mund te kene dore dhe ne vrasjen e djalit tuaj. Kujt i sherben rremuja vec Saliut, Lulit, Ilirit Monkes ,Grides Voltanes e te tjere si keta. Qeverai Rama nuk ka asnje perfitim. Prandaj drejtesia duhet te mos nxitohet por te hetoje me kujdes sepse sherbetoret e UDBse kane nje plan per destabilizim kjo eshte moto e tyre ,posikur kjo te jete nje babale tjeter dhe femija juaj u be kurban per keta horra. Dora e zeze e Serbise kerkon largimin e KM Rama qe te veproje lirshem me planet ogurzeza te saj per shkaterrimin e Shqiperine dhe Kosoven. Por keta nuk do tia dalin me mbane, po ju vjen fundi dhe prandaj Shqipetare kudo jeni le te bashkohemi kunder ketij kanceri qe duhet crrenjosur me voten tone ne 25 Prill. Qe te mos na i vrasin me femijet , qe te mos na perdorin me per planet e tyre djallezore.Duhet ta mbyllim kete kapitull te erret te historise sone.
    Zoti Rasha,perendia ju dhente forca ta perballoni ju dhe familja juaj kete tragjedi me permasa kaq te dhimbshme. Klodian R.IP.tu prefte shpirti ne qetesine e perjetshme!

  31. Beni says:

    Hallall ju qofte o njerez te mire e te ndershem qe nuk e shitet fatkeqesine e djalit tuaj per para RESPEKTE

  32. Velo says:

    Ngushëllime të sinqerta dhe respekt për familjen fisnike Rasha. Njerëz me mend në kokë, edhe se u
    ka rënë një hall i madh, dinë të llogjikojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje