24 orët e covid-19 në Itali: Regjistrohen 484 të vdekur dhe 17,938 raste të reja

13 Dhjetor 2020, 18:41Bota TEMA

Në 24 orët e fundit, në Itali janë konfirmuar 17,938 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës humbën jetën si pasojë e koronavirusit 484 persona.

Në total, numri i të infektuarve në vendin fqinj shkon në 1.8 milionë ndërsa numri i rasteve fatale është 64,520.

Sa i përket situatës në spitale, 3,158 pacientë raportohet të jenë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv. Brenda ditës, në këto njësi u shtruan 152 pacientë të tjerë.

Në pavijonet e tjera, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ndodhen të shtruar 27,735 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje