"E para në Ballkan"! Baza ajrore e Kuçovës: 36 kompani njihen me procedurat nga zyrtarë të NATO-s

13 Dhjetor 2020, 14:18Kronika TEMA

Së shpejti në bazën ajrore të Kuçovës do të dëgjohen makineritë, për t’ia lënë vendin më pas zhurmës së munguar të avionëve.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh sot se investimi në këtë bazë ka tërhequr vëmendjen e 36 kompanive të huaja dhe shqiptare, të cilat u njohën në terren nga zyrtarët e NATO-s, me procedurat, dokumentacionin dhe sheshet e ndërtimit në bazë.

“Së shpejti në bazën ajrore të Kuçovës do të dëgjohen makineritë, për t’ia lënë vendin më pas zhurmës së munguar të avionëve.

Investimi në këtë bazë ka tërhequr vëmendjen e 36 kompanive të huaja dhe shqiptare, të cilat u njohën në terren nga zyrtarët e NATO-s, me procedurat, dokumentacionin dhe sheshet e ndërtimit në bazë.

Punimet për ta kthyer bazën e Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme.

#NeJemiNATO”, shkruan Xhaçka ne rrjetin social.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në tetor marrëveshjen teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022.

9 komente në ““E para në Ballkan”! Baza ajrore e Kuçovës: 36 kompani njihen me procedurat nga zyrtarë të NATO-s”

  1. Boleni says:

    Lajmeroni sllavo-komunistin muzhikun malok Guri Shyt se imperializmi amerikan dhe NATO perendimore po merr aeroportin e Kuçovës.

    1. Ray says:

      Po kjo baze nuk do perdoret nga Shqiptaret, por vetem nga Amerikanet –Kjo baze eshte njelloj si baza Amerikane ne Turqi e Greqi, te cilat nuk perdoren nga turqit apo greket, por vetem nga Amerikanet per interesat e tyre

      Por nqs Shqiperia ka nje problem ushtarak me Greqine, kjo baze nuk te ndihmon aspak, se nuk eshte jona
      Ndaj Shqiperia duhet te krijoje nje baze ajrore me avionet e saj ,
      dhe ajo do jete baza e Shqiperise .
      Ndersa , kjo baze nuk eshte me e Shqiperise , Kjo eshte kot, sepse ne gjithe sherrin dhe Luften e kemi me Greqine,
      pasi Greqia ka ne stategjine e saj ushtarake, rrembimin e tokave Shqiptare., dhe ne kete rast kjo baze nuk na ndihmon aspak ne luften kunder aviacionit grek, qe mund te hyje ne teritorin tone .

      Ja ku kemi perplasjen ushtarake midis Turqise e Greqise, dhe asnjera nga keto nuk mund te perdori dot bazat Amerikane qe kane ne shtetet e tyre

      Ndaj eshte qesharake te mburresh me kete baze, sic mburret kjo mesusja e provinces qe na i ka vendosur ne krye te Ushtrise ky vellai i Vucicit,
      kur nderkaq PS-ja ka me qindra ish Ushtarake te larte me Akademi ushtarake dhe me rezultate te shkelqyera, te cilet ky qe ecen me moton “10 Milion dollare ne cdo Kilometer” i ka lene ne pension te parkoheshem

  2. Me mire s'behet says:

    Arritje per sigurine e vendit. Hec albania!

  3. Ano says:

    Salillari,Geci , Kastration,trebicka,Dubai, e Leskaj…..

  4. maga says:

    Termi ” bazë e natos” është mashtrues. Natoja nuk ka ushtri të përbashkët,por ushtri të ndryshme kombëtare që bashkëpunojnë.
    Se në shqipëri edhe avionëve grekë që patrullojnë hapësirën ajrore shqiptare, u thonë avionë të natos.

  5. dikur says:

    Epo te kthehemi e te bejme ate qe dime te bejme me mire. Avanpostet e superfuqive boterore. Njehere me superfuqine Osmane ( pashalimani me luftanijet e kohes) me suuperfuqine BRSS ( pashalimani me nendeteset e kohes) dhe ja tani me NATON me bazen e Kuçoves.

  6. Kent says:

    Me dore te mbare e krahe te lehta!

  7. hej zot na ruj says:

    avash moj ministre avash. na e bere bazen e pare ne ballkan. ne e forta se njerzit te besojne!

  8. Ministrja artiste says:

    Mirë e ke o ministre.
    Por shiko te beni dhe ndonje flote minimale ajrore…
    Është shumë e mundshme qofte dhe me leasing…
    (Me pilote dhe pa pilotë, helikë dhe reaktiv)
    Apo dhe ti dhe yt shoq e keni mendjen tek lekët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje