Greqia arreston për spiunazh dy persona në Rodos, filmonin lëvizjen e ushtrisë greke në Egje

13 Dhjetor 2020, 13:58Rajoni TEMA

Dy shtetas grekë janë arrestuar në ishullin e Rodosit nën dyshimin e spiunimit kundër Greqisë, deklaroi policia greke të shtunën vonë, por nuk specifikoi në emër të kujt dyshohet se po spiunonin të dyshuarit.

Sipas Policisë greke një nga të dyshuarit ka punuar në një konsullatë në ishull, ndërsa tjetri ishte i punësuar në një traget pasagjerësh, i cili shërben në një itinerar midis ishujve Rodos dhe Kastellorizo. Të dy ishujt shtrihen afër bregdetit turk.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se një nga të dyshuarit u akuzua për fotografimin e lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Detin Egje.

Të dyshuarit u arrestuan, por nuk janë në paraburgim në pritje të hetimit, siç veprohet normalisht në Greqi.

Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e eksplorimit në Detin Mesdhe, i cili konsiderohet të jetë i pasur me burime energjie.

Tensionet u ndezën në gusht, kur Ankaraja dërgoi një anije eksplorimesh sizmike në ujërat e pretenduara nga Greqia.

8 komente në “Greqia arreston për spiunazh dy persona në Rodos, filmonin lëvizjen e ushtrisë greke në Egje”

  1. Flm says:

    Me siguri tfgs me climax do jene .po i sherbejne padronit te radhes se Erdogan ju dha 310 euro nga 300 e grekqirve

    1. . says:

      O Turko patriot Arnaut, aman ore kur do ta godasi dhe pushtoj Turqiret Greqine, se me zor presim.
      .
      Aty qe prisnim shkaterimin e Greqis, po shikojme shkerdhimin e Turqis, qe jane mbyllur ne brigjet e Anatolis dhe nuk pipetijn fare.

  2. Gregory. UK says:

    Jane shetas greke myslyman dmth nga minoriteti turk ne greqi. Gjithmone minoritetet perdoren per interesat e shteteve meme.

  3. Shume shpejt Perandoria Turke dhe ajo Greke do’te fundosen!

    1. Ledio says:

      Keto jane gomarrrreeellleeqqqe. Sot satelitet te lexojne letrat ne dore e jo me levizjet. Nuk jemi ne vitet 60, por ndoshta behet me shume per propagande.

  4. Greko-Turke says:

    @@Agjente e Arrestuar, sipas Gazetave Greke njeri ishte Guxhinjre, ne nje Anije Tursistike, dhe tjetri nje Punonjes KOnsullate..te dy Greke..por Turko-Foles….pse jo duket se ata kane “Zgjedhur” te SApiunojne per Byrazeret dhe Xhaxhallaret ..aty i kane Rrenjet…lol

  5. taso kume says:

    Nuk ma do mendja per propagande ,por i ka hyre lepuri ne barke jane te ndergjegjshem qe si mbajne dot jashte konventave nderkombetare : çmilitarizimin e ishujve. Si i thane NIKO DEDES nga KORFUZI qe i ka vene S emrit e mbiemit si emigrantet SHQIPTARE te viteve 90 ne GREQI ne BRUKSEL keni bere gabim qe i keni militarizuar

  6. Papi says:

    Nuk arrestohen per spiunazh por ne baze te konvetes nderkombtare keta dy ishuj duhet te jene pa forca ushtarake
    Dmth kush filmoi anijet greke ne keta dy ishuj i tregon gjithe botes qe konventa eshte shkelur
    Pra pak a shume si ai vrasesi qe ne momentin e vrasjes shihet nga nje deshmitar
    Fati i deshmitarit dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje