Rreth 2 mijë banorë të një fshati të vogël në Venezuelë, kanë lënë pas peshkimin dhe që prej fundit të shtatorit janë vënë në kërkim të sendeve me vlerë që janë nxjerr në breg nga deti.
Deri tani, banorët kanë gjetur me mijëra copëza bizhuterishë në rërë, mes tyre edhe një unazë ari, ndërsa peshkatari Yolman Lares ka gjetur një medalion prej ari me një imazh të Virgjëreshës Mari.
Sipas “The New York Times”, disa banorë kanë shitur sendet me vlerë në shumë deri në 1,5 mijë dollarë.
Deri tani, askush nuk e di se si kanë përfunduar këto sende me vlerë në një zonë të ngushtë bregdetare.
Fshati Guaca, dikur, ishte në qendër të industrisë së përpunimit të peshkut në Venezuelë, por tani është në varfëri pas mbylljes së pjesës më të madhe të fabrikave.
Kujdesni ore , mos e reklamoni shume se erdhi Like pordha , po degjoj flori iritohet , behet bishe , e do shume floririn Likja , cmendet per flori ……prandaj po pate nje njeri me kokte madhe beuni bashke dhe jepini nje dru te mire ……zbutjani kurizin pleres