"Arritje e madhe", Yuri Kim: Parlamenti miratoi gjykatësin e Kushtetueses, presim që KED t'i dërgojë presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt

17 Dhjetor 2020, 16:28Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të Altin Binajt si anëtar i GJK-së.

Kim në reagimin e saj thekson se ky është një lajm i mirë dhe se së shpejti tashmë Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

“Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK, tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.

Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së & pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.”– shkruan Kim. (TemA)

4 komente në ““Arritje e madhe”, Yuri Kim: Parlamenti miratoi gjykatësin e Kushtetueses, presim që KED t’i dërgojë presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt”

  1. Gimi me tha mua atje te 700-cja says:

    Po Like bolen e pyetet ?? Se mire kali qe na ngordhi po sna lene rehat dhe mizat ……do filloj Like hajduti lojra femijesh , do ta kthej mbrapsh per shqyrtim te metejshem ne parlamut , jo terci verci, film i pare , gjelle bajate e ngrohur nja 10 here , nuk duan palacot politikanet shqiptare te eci perpara gjykata kushtetuese dhe si rjedhoje gjithe shteti ne shina , duan eresire , mjergull , poshtersi shteterore , kudo qe shkojme na vjen turp te themi jemi shqiptar , komb i dores se trete , do duam nja 50 vjet te behemi disi….deri atehere thote nje fjale e urte popllore kush do roje e kush do vdese ………

  2. Tropojani says:

    Ne duhet te jemi me Ameriken jo me europen kure ne bashkimin European nuk duhet te futemi Amerika ndihmon shqiperine si vllezer kurse Europa ve kishte.

  3. Driti says:

    Mire, do t’i varim mëlçite ne qafe ujkut

  4. emigranti says:

    o yuri kim per nje kohe 5 ose 10 vjet dergo fbi ne shqiperi sepse ajo rregullon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje