Fatos Klosi: Vrasjet bëhen nga profesionistë, nuk ka çfarë bën Policia

17 Dhjetor 2020, 09:21Kronika TEMA

Është vrarë dy ditë me pare me 51-vjecari, Anton Kelit në Rrëshen. Viktima jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma e tij në Rrëshen.

Ai u qëllua me breshëri arme mbrëmjen e kaluar sapo zbriti nga makina dhe ka ecur i vetëm në këmbë për rreth 100 metra, për të kërkuar ndihmë tek një biznes i afërt.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-drejtori i SHISH, Fatos Klos, u shpreh se në rastin kur vrasjet bëhen nga profesionistë, nuk ka çfarë bën Policia. Sipas tij, policët s’kanë besim tek komandantët e tyre.

Fatos Klosi: Në qoftë se vijnë dy vrasës profesionistë, të cilët e kanë studiuar dy javë dhe asnjeri s’I ka vënë re, s’i njeh as Policia as kurrkush.

S’ka si t’i njohë Policia. Bëjnë vrasjen dhe ikin. Çfarë do bëjë Policia? Policia mund të bëjë plot, në qoftë se ka një aktivitet ku zihen. Kur ndodhin vrasje të paguara nga profesionistë, s’ke ç’i bën fare.

2 komente në “Fatos Klosi: Vrasjet bëhen nga profesionistë, nuk ka çfarë bën Policia”

  1. Sander says:

    Keto tipe vrasje sipas Klosit marrin tre muaj per tu organizuar dhe kur ndodhin policise nuk mund ti kerkosh ti zgjidhe menjehere.

  2. shqiperi dikton Truri Mesjetare kudo!
    Ne politike,
    polici
    medie
    shoqeri,
    prandaj cdo dite i afrohet zhdukjes ky vend.
    faktori muzllum po mbyt Shqiperine ne Llume ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje