Takim i ndezur në Zyrën Ovale: Trump këshillohet të përdorë ligjin ushtarak për të përmbysur fitoren e Biden

20 Dhjetor 2020, 15:24Bota TEMA

Një takim i zjarrttë me tone të larta është zhvilluar në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë ndërmjet Presidentit Trump, avokatin Sidney Powell dhe klientin e tij, ish-këshilltari i sigurimit kombëtar Michael Flynn, të cilët i kanë sugjeruar Presidentit të SHBA të përdorë ligjin ushtarak për të ndaluar hipjen në fron të Joe Biden.

Flynn kishte sugjeruar në fillim të kësaj jave që Trump mund të përdorte ligjin ushtarak si pjesë e përpjekjeve të tij për të përmbysur zgjedhjet që ai humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden – një ide që lindi përsëri gjatë takimit në Zyrën Ovale. Nuk ishte e qartë nëse Trump e mbështeti idenë, por të tjerët në dhomë e kundërshtuan  me forcë dhe e rrëzuan atë.

Takimi u raportua për herë të parë nga Neë York Times. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që morën pjesë në takim, duke përfshirë shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës dhe këshilltarin Pat Cipollone, gjithashtu u tërhoqën fort, pas sugjerimit të emërimit të Poëell si një këshilltar i posaçëm për të hetuar pretendimet për mashtrim të votuesve, vetë administrata e Trump ka hedhur poshtë (ose, si duket më e realizueshme, duke e punësuar atë në administratë për një lloj roli hetues). Poëell i ka përqendruar konspiracionet në makineritë elektronike të votimit dhe ka hedhur idenë që një këshilltar i veçantë të inspektojë makineritë për të metat.

Një ide tjetër që qarkulloi në takim ishte një urdhër ekzekutiv që do të lejonte qeverinë të hynte në makineritë e votimit për t’i inspektuar ato.

Një person e përshkroi takimin si “të shëmtuar” pasi Poëell dhe Flynn akuzuan të tjerët për braktisjen e Presidentit ndërsa ai punonte për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. “Ishte shumë situatë e rëndë, ai u nxeh pasu u kundërshtua nga shumë vetë brenda zyrës Ovale”, tha një nga burimet.

Një nga burimet përshkroi një ndjenjë të përshkallëzimit të shqetësimit midis ndihmësve të Trump, madje edhe atyre që kanë tejkaluar polemikat e tij të mëparshme, në lidhje me hapat që ai mund të ndërmarrë më tej ndërsa mandati i tij përfundon.

Menjëherë pas atij takimi, stafi i fushatës së Trump mori një memo nga ekipi ligjor i fushatës, ku i udhëzonte ata që të ruajnë të gjitha dokumentet në lidhje me Dominion Voting Systems dhe Poëell mbetet në pritje të proceseve gjyqësore të mundshme nga kompania kundër avokatit pro-Trump.

Memorandumi, i shikuar nga CNN, i referohet një letre që kompania Dominion që menaxhon votimin elektronik  i dërgoi Poëell këtë javë duke kërkuar që ajo të tërheqë akuzat e saj dhe udhëzon stafin e fushatës të mos ndryshojë, shkatërrojë ose hedhë shënime që mund të ishin të rëndësishme.

Një ndarje serioze e brendshme është formuar brenda fushatës së Trump pas zgjedhjeve me tensione në nivelin më të lartë midis këshilltarit të përgjithshëm të fushatës,

Matt Morgan, i cili dërgoi Memo të shtunën dhe avokatit të Trump Rudy Giuliani. Megjithëse fushata dikur ishte distancuar nga Poëell, Trump u ka bërë thirrje njerëzve të tjerë të luftojnë si ai.

Ai ka kërkuar më shumë njerëz që bëjnë argumente të saj, të cilat shpesh janë të pabaza dhe të mbushura me teori konspirative, në televizion./Burimi CNN/ Përkthim i GazetaShqip

7 komente në “Takim i ndezur në Zyrën Ovale: Trump këshillohet të përdorë ligjin ushtarak për të përmbysur fitoren e Biden”

  1. ShkoDrani says:

    Sidney Powell nuk eshte keshilltar e as mashkull. Sidney Powell eshte nje avokate, koketule njelloj si komisaret e Enverit qe jeton me teori konirative dhe ne margjinat e realitetit.

  2. George says:

    Ik o Trap me te mire e gezo ato pasuri qe ke vjedhur…!

  3. L says:

    CNN jep vec genjeshtra.televizion qe esht paguar NGA gates me 6 milion pounds britanik.
    Perse Valle??
    Apo dhe kjo esht konspiracion??
    Fuck CNN

  4. demokrati says:

    Qellimi final i nje pushtimi klasik eshte zevendesimi i pushtetit. Disa fuqi te huaja e ben ate ne daten e 3 nentorit nepermjet duarve te disa amerikane, luftes psikologjike dhe terrorie dhe territ infomativ, nderhyrjes ne makeinat elektronike ne SHBA dhe serverat ne Serbi, Gjermani dh eSpanje. Rusia, Kina dhe Irani ne koordinim me me dijenine e plote te klases se korruptuar politike amerikane jane ideatore dh eekzekutore. Presidenti Trump po kerkon ate qe kerkon populli amerikan, pasdeshtimit te drejtesise amerikan te jete e paanshme ne nje proces te mnipulua, nje subjekt te besueshem te marre ne dore lirine dhe integritetin e SHBA.cnn eshte nje media e kompromentuar antidemokratike. Cindy Powell dhe Lin Wood jane simbol i qendrese, lirise dhe patriotizmit amerikan.

  5. Beni says:

    E ka ngrene telin kete here, pasi radhen e pare e votuam, ndersa kete radhe as behej fjale, pasi nuk e meritonte, meqe e tregoi veten qe kurre demokracia dhe ligji american mos rente ne dore te ketij lloji. Ose une, ose bota u permbys ! Jo jeta vashdon per njerezit, por presidenti duhet te jete i unitetit. Per ne shqiptaret mjaft eshte Iliri per ne shqiptaret !

  6. Ajet Delaj says:

    Shqiptar të nderuar relativisht pa tru . A e dini qe certefikimin e colegjit zgjedhor e ben Congressi i Shteteve të Bashkuara dhe pastaj Senati sipas Kushtetutes Amerikane.
    Portali “Tema” eshte portal qeveritar për të mos thene zedhensi i Qeverise Shqiptare.
    Dua të pyes cdonjerin qe di shkrim e kendim ne Shqiperi nese institucionet Kushtetutese Amerikane qe Presidenti Trump të vazhdoje mandatin e dyte.
    Po ju garantoj se ju po rrezikoni interesat e Kombit Shqiptar me budallaqet tuaja.
    Nuk mendoj se them gje të re nese themi Fake News megjithate prap keta fake news jane ne Amerike dhe i mbron e paguan dikush por dua të di kush ju mbron ju

  7. God bless America! says:

    Mos hani m…se Amerika nuk eshte Shqiperi te ndodh nje gje e till. Do e degjoni kur Trump pas 20 Janarit Paso ta kete dorezuar detyren te uroje presidentin e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje