Një vajzë e re ka vdekur pas infektimit të një cisti në këmbën e saj, prej të cilit besohet se krijoi një pneumoni, që disa herë nuk iu diagnostikua prej mjekëve.
29 vjeçarja Natasha Forry, vdiq dhjetë ditë pasi shkoi fillimisht në spital me një cist të infektuar, dhe tre herë u kthye në shtëpi nga doktorët të cilët i dhanë vetëm qetësues për dhimbjet e saj të rënda.
“Natasha ishte një vajzë e mrekullueshme, fëmija im i vetëm, ajo kishte një të ardhme përpara. Si mund të vdesë kështu një 29-vjeçare?” pyet nëna e saj Ann Forry, në një intervistë me mediat.
Natasha shkoi në spital me puçrën e enjtur që duhej tharë, dhe u kthye në shtëpi me qetësuesit që i dhanë doktorët.
Por një javë më vonë në 9 tetor, dhimbjet u rikthyen dhe u përhapën në bark. Mjekët lokalë e dërguan atë në repartin e emergjencës në spitalin Lions Gate në Vancouver, e dyshuar për apendisit.
Pas disa testeve vajzës iu tha se kishte vetëm gjëndra limfatike të enjtura dhe u dërgua në shtëpi me të tjerë qetësues, thotë nëna e saj e pikëlluar.
Por Natasha ishte në agoni edhe ditën tjetër, shkruan e ëma Ann.
“Më këputej zemra që e shihja në aq shumë dhimbje, por e dija që nuk mund të bëja asgjë për ta ndihmuar. Besoja se spitali ishte vendi më i mirë për kujdesjet mjekësore”.
“Mëngjesin e të dielës më 11 tetor, Natasha më telefonoi duke thënë se nuk merrte dot frymë. Unë i thashë të thërriste menjëherë shërbimet e emergjencës. Pak më vonë më tha se ishte në spital. Mendova se do të bëhej më mirë. Unë nisa të qaja dhe ajo m’u përgjigj: ‘Mos qaj mama’. Këto ishin fjalët e fundit që vajza ime më tha”.
Natasha ishte vendosur më pas në kujdes intensiv me frymëmarrje të asistuar, dhe iu bë dializë veshkash.
Ajo rezultoi negative për Covid-19 por një ditë më vonë doktorët i telefonuan Ann të vinte në spital, ku mësoi se e bija kishte vdekur.
Autopsia e vajzës tregonte se kishte vdekur nga pneumonia e shkaktuar nga stafilokoku. Aty nuk thuhej se infeksioni ishte si rezultat i cistit, por ishte një nga mundësitë.
U prehte ne paqe.
Canada mjeksi falas,nga më të mirat në botë………….??????????????
Mjekë që marin diplomat me fjalët “good job”. Të gjithë neper këta mjekë do përfundojmë. Edukimi është përtokë.