Yuri Kim: SHBA mbështesin reformën në Drejtësi, nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive

22 Dhjetor 2020, 11:04Politika TEMA

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së re të ekstradimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ambasadorja e SHBA në Shqipëria Yuri Kim tha se SHBA mbështesin reformën në Drejtësi në Shqipëri.

“Është një nder i madh për mua të nënshkruajmë këtë traktat që modernizon atë të 87 viteve më parë në Tiranë. Ishte një kohë kur Shqipëria ishte mbretëri dhe jo republikë.

Fushë veprimi është zgjeruar. Ky traktat siguron një tjetër armë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Ata do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati.

Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane.

SHBA do të jenë krah Shqipërisë. Ne nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive. Ne po punojmë edhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke ndihmuar në zgjedhjen e më të mirëve. Ndihma që SPAK të funksionojë plotësisht është prioritet për SHBA.

Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo që SHBA pret por ajo që meritojnë shqiptarët. Vlerësoj përpjekjet dy palëshe për këtë marrëveshje historike. Partneriteti ynë është jetëgjatë dhe miqësia jonë është e qëndrueshme. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Kim.

1 komente në “Yuri Kim: SHBA mbështesin reformën në Drejtësi, nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive”

  1. po Te Gjatin s’po ta don hic e ??✌
    uahahaha
    nigjut ju popll?
    persri Parodia e persritur ne vite ;
    Reform-Drejtesi-Spak = 0 (aspak)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje