Edi Paloka konspirativ: Rama po e përdor OFL-në për të shantazhuar kriminelët, që t’i shërbejnë në zgjedhje

23 Dhjetor 2020, 22:48Politika TEMA

Në këtë emision Unpublished kushtuar “Operacionit Forca e Ligjit”, vjen deklarata e fortë nga Partia Demokratike.

Një nga eksponentët kryesorë të saj, Edi Paloka akuzon kryeministrin Rama se po e përdor OFL-në në interes të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

Duke iu bërë presion këtyre njerëzve me precedent penal, duke i kërcënuar që do iu marrin pasurinë, duke i kërcënuar që mund të rikthehen edhe në burg, Rama kërkon që siç ka dalë edhe në disa raste deri më tani, të kthehet në shpëtimtar të tyre”, tregon z. Edi Paloka.

Ndërsa drejtuesit e OFL mbrojnë ndërhyrjen në, Ligjin Antimafia, opozita mendon se nuk kishte nevojë për asnjë ndërhyrje.

“Ligji antimafia ka një pjesë të mirë të veprave penale, por nuk ka një pjesë siç janë, vrasja me dashje, vrasja për gjakmarrje dhe një sërë veprash të tjera, të rënda penale që teorikisht nuk gjenerojnë pasuri”, shprehet z. Gentjan Ndoja.

“Këtë gjë e bënte shumë mirë ligji antimafia. Që nuk është vënë kurrë në zbatim nga kjo qeveri. Ishte krejt e pavend që të krijohej përmes një ligji tjetër, një strukturë që të kryente veprimet antimafia”, thotë për Unpublished zoti Paloka.

Znj. Gjebrea shpjegon domosdoshmërinë që ka pasur ky ligj. “Në datën 31 dhjetor operacionit forca e ligjit i vjen fundi.

Por puna e nisur prej tij, ende nuk është finalizuar ndaj brenda shumicës zërat janë për një shtyrje të afatit, ndoshta pa dërgime formularësh, por me ndjekjen e rasteve të deritanishme”, thotë znj. Gjebrea.

6 komente në “Edi Paloka konspirativ: Rama po e përdor OFL-në për të shantazhuar kriminelët, që t’i shërbejnë në zgjedhje”

  1. Mos e merrni seriozisht! says:

    Ky eshte koke!
    Ky duhet te jete ai qe vendos per deputetet e listes se hapur, jo nishani dhe xhaketat e perdorura, ryli dhe mustafa aleqimselam.
    Rama ka ikur! Me 25 qershor 2021 ai vjen perseri ne qeverisjen e vendit, mbas doreheqjes perpara zgjedhjeve…lili apo lulmeta do marre situaten ne dore dhe me sopate do te prese te gjitha duarte, qe numerojne vetem votat e maxhorances dhe ato te leshelimecifteli edhe fyell me gerrrrnete nuk i llogarisin fitimtare, force e pare, e papare, me lidere te marre!

  2. Angjelini says:

    Thi ka mundethi o thuthuq?

  3. pjeter says:

    Ti di e votosh Paloqe?

  4. Orest lamaj says:

    Fatkeqesia me kete klloun , se behet fjala per shume klloun i madhe , eshte se asnje nuk do qe ti japi ketij dy para mend , dhe ato qe kane ei kane per veten e tyre dhe e kane lene kete te llomotiti dhe te nxjere nga goja gjithe idjotlleqet kudo qe shkon , neper intervista , programe tv ,i ftuar hap kamaren dhe sulmon pa piken e llogjikes , ne menyre komplet te papergjegjshshme .
    Ky eshte nje mjeran , ky ama eshte zv kryetar partie , imagjinoni qe ky neser ose pasneser mund te jete ne drejtim te Kombit Shqiptar , vetem kaq , imagjinoni …….tung

  5. Zot na ruaj says:

    Edhe këtë se kemi dëgjuar…i tremb çdo punë që bën shteti

  6. thuthu says:

    Cfar thuthuthuuuuu o idjot……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje