Nga Adriatik Doçi
Qeveria dhe Kuvendi do të kufizojnë më tej përdorimin e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës.
Drafti i hartuar nga Ministria e Brendshme për Gardën e Republikës, i cili do të shkojë së shpejti për miratim në Kuvend, heq nenin 25 të ligjit në fuqi, i cili parashikon që punonjësi i gardës përdor armën e zjarrit kur sulmohen personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet në ruajtje.
Drafti parashikon që punonjësi i gardës përdor forcën si mjetin e fundit për të siguruar nga aktet e dhunshme personalitetet e larte, objektet dhe për vetëmbrojtje.
Në këto raste, forca përdoret si mjet i fundit dhe nuk ka karakter ndëshkues. Masa e forcës së përdorur duhet të jetë në minimumin e mundshëm dhe përdoret në kohën më të shkurtër të mundshme.
Me përdorim të forcës, nisma e re ligjore nuk nënkupton përdorim të armës, por ushtrimin e forcës fizike dhe pajisjeve të tjera, në mënyrë proporcionale.
Ndërkaq, garda do të përdorë armatimin në bazuar në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, i miratuar nga mazhoranca në vitin 2014, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1998.
Nisur nga krimi i 21 Janarit 2011, ku Garda e Republikës nën hijen e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, hapi zjarr mbi protestuesit, duke vrarë 4 qytetarë dhe plagosur gjashtë të tjerë, ligjvënësit socialistë janë kujdesur, duke përcaktuar qartë rrethanat dhe kushtet kur gardisti përdor armën e zjarrit.
Në ligj është ndaluar rreptësisht jo vetëm hapja zjarr mbi turmë, siç ndodhi në 21 Janar, por që ndalohet edhe të qëlluarit në ajër me armë zjarri mbi grumbullime njerëzish, si një mënyrë për shpërndarjen e tyre.
Në rast tubimesh të dhunshme, garda do të përdorë armën e zjarrit vetëm kundër personave të veçantë, të cilët janë të armatosur dhe që kryejnë vepra të dukshme dhune kundër jetës së personave të tjerë.
Edhe në këtë rast, ligji parashikon, që arma e zjarrit përdoret vetëm kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.
Në rrethanat e mësipërme, gardisti duhet të identifikojë veten dhe të japë një paralajmërim të qartë, duke u shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur nga paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet.
Në rrethana objektivisht të pamundura dhe të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e gardistit. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, por duke synuar në pjesët e poshtme të trupit./shqiptarja.com
VK. E di ca , hiquani fare armet e jepuni nga nje pale llastiqe nga ato qe beheshin me llastikun e brekeve. Mase te zene me shpulla gjekundi o corapekuq pa do shikojme pastaj i duhet apo si duhet arma gardistit. Ua ka hequr armet nga mbajtja ne uniforme policave Anglia, po atje ka ligj, rregull e drejtesi dhe qytetaret zbatojne ligjet e ndjekin rregullat, madje dhe atje pas sulmeve terroriste policat qe patrullojne ne zona publike u riarmatosen e te qellojne jo nga kembet se i hedhin ne gjyq pastaj per paaftesine fizike qe u shkaktojne. Ketu tek ne shoqeria e konsideron trimeri dhe i kendon kenge dikujt qe neperkemb ligjet, rregullat e i kundervihet shtetit. Cdokush ka nje arme, aq me teper kriminelet nga ushtaret e deri tek bosat e kur i perdorin nuk pyesin per ligje e ju dashkeni qe punonjesit e shtetit ti mbajne kot ne brez. Me katolik se Papa juve. Ndodhi nje ngjarje me policin qe vrau dhe o burra i ndeshkoni dhe te tjeret ne keto forma. Po sa polica e oficere jane vrare ne kete vend? Po atyre qe i vrane si do u thoni, thuaj tre here ndal pastaj qello.
Per siguri, futuni gardisteve nga nje dru ne b…..dhe lerini ne sheshl si dordoleceo per te trembur trimat e Bathores.?.?
Mesa shikoj, ju kerkoni qe kushdo qe vret eshte i respektuar, prandaj nga frika se te kritikojne vrasesit, duhet ti lejoshe ata te bejne si u do qejfi. Liria ka kufi dhe kufiri eshte kur ti prek ambjentin tim ne ajer apo ne toke. Kur prek intuiten, pamjen dhe degjimin tim, pastaj kur ti kerkon te me asgjesosh eshte kulmi i krimit i miratuar nga ligjevenesit qe une kam votuar. Ne kete bote demokratike gjoja, eshte e çuditeshme si bien ne nje mendim dhe vendosin ligje qe krimineli le te vrase por te mos vritet. Keshtu jo vetem qe shkel me dashje logjiken humane, por vendos me dashje qe krimineli te favorizohet kur vret dhe “drejtesia” te anoje nga krimineli. Me sa duket, dikujt i intereson qe krimineli te vazhdfoje jeten dhe pse mohon jeten e tjetrit. Kjo eshte kanibaleske. Duhet vene logjika dhe balanca ne pune .