Pse serbi Gjokoviç u vlerësua si Covididioti i Vitit

23 Dhjetor 2020, 09:27Sport TEMA
Pse serbi Gjokoviç u vlerësua si Covididioti i Vitit

Sporti, si shumë gjëra të tjera në botë, është goditur dhe ai nga pandemia e koronavirusit këtë vit.

Shumë ndeshje u anuluan dhe organizimi i eventeve të ndryshme filloi përsëri, por pa publikun, me rregulla të reja dhe kufizime të ndryshme.

Daily Mail anglez “organizoi” një ceremoni çmimesh pak më ndryshe për sportistët këtë vit.

Ata vendosën të jepnin çmimin për Covididioti i Vitit.

Çmimi i shkoi një prej lojtarëve më të mirë të tenisit në botë, serbin Novak Gjokovië.

Sipas kësaj mediaje, vetëm Gjokoviç mund të godasë gjyqtarin e vijës me top në fytyrë, dhe më pas të përjashtohet nga US Open, por kjo nuk është e gjitha.

Tenisti serb vendosi të organizojë Adria Tour në Ballkan gjatë bllokimit të parë në qershor, i cili i solli atij vendin e parë në listën botërore si Covididioti.

Pa distancë fizike, me festa të yjeve në klubet e natës, ishte një “befasi” që dy nga katër eventet e planifikuara u anulluan, pasi u infektuan shumë yje, përfshirë Novak dhe gruaja e tij Jelena.

Për fat të mirë, të gjithë të infektuarit u shëruan dhe Novak fitoi një tjetër trofe, shkruan Daily Mail.

3 komente në “Pse serbi Gjokoviç u vlerësua si Covididioti i Vitit”

  1. ABC KORCA says:

    Xhokovic shqiptohet…. Jo ‘Gj’oko….
    Te mos e kishim si shkronje edhe pranohet, por ta kesh e mos ta shkruash sake, eshte tej e pertej idiotizem

  2. ABC rrogozhina says:

    ……po cfarë pret nga gazetarët
    edhe një reklamë nuk e bëjnë dot në shqip
    gazetarja e shqipëri live në reklamën e rapidol
    nuk thotë “që, duke vepruar, bën këtë apo atë”
    por thotë ” që vepron duke lehtësuar dhimbjen etj”
    po të shohësh përdorimin e -shmërisë të ikën mendja dhe të vjecarizmit
    por kur të bërët elitar është sëmundje – cfarë pret

  3. ABC rrogozhina says:

    ……po cfarë pret nga gazetarët
    edhe një reklamë nuk e bëjnë dot në shqip
    gazetarja e shqipëri live në reklamën e rapidol
    nuk thotë “që, duke vepruar, bën këtë apo atë”
    por thotë ” që vepron duke lehtësuar dhimbjen etj”
    po të shohësh përdorimin e -shmërisë të ikën mendja dhe të vjecarizmit
    por kur të bërët elitar është sëmundje – cfarë pret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje