Republikanët dhe demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara bllokuan të enjten përpjekjet për të bërë ndryshime në paketën prej 2.3 trilionë dollarësh për ndihmën për koronavirusin dhe paketën e shpenzimeve qeveritare, duke e lënë statusin e saj të paqartë pasi Presidenti Donald Trump kërkoi ndryshime të gjera në legjislacion.
Demokratët kërkuan të rrisnin pagesat e drejtpërdrejta për amerikanët parashikuar në paketë nga 600 në 2,000 dollarë për person si pjesë e një nisme për ndihmë ekonomike për koronavirusin, pasi presidenti Donald Trump e kërkoi një gjë të tillë. Republikanët, që janë kundër një pagese më të madhe e bllokuan atë kërkesë.
Më pas republikanët kërkuan uljen e shumës për ndihmën e huaj të përfshirë në paketë, në përpjekje për të plotësuar një nga kërkesat e tjera të zotit Trump. Demokratët e bllokuan atë përpjekje.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ligjvënësit e kësaj dhome do të votojnë për kërkesën e rritjes së pagesave personale të hënën.
Intensiteti i aktivitetit në Kongres, nuk bëri asgjë për të shmangur bllokimin që kërcënon ndihmën e domosdoshme për miliona amerikanë dhe shton gjasat e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë në një kohë kur zyrtarët po përpiqen të shpërndajnë dy dozat e vaksinave të koronavirusit.
I indinjuar nga humbja ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, Presidenti Trump po i bën presion Kongresit për të ndryshuar në mënyrë dramatike paketën, e cila u miratua me mbështetje të gjerë dypartiake të hënën. Zoti Biden merr detyrën në 20 janar.
U deshën muaj negociatash për të miratuar projekt-ligjin prej 5,500 faqesh që kishte mbështetjen e administratës së Presidentit Trump.
Mbetet e paqartë nëse zoti Trump do ta nënshkruajë paketën duke e kthyer në ligj apo do të marrë masa për veprime të mëtejshme.
Pa nënshkrimin e tij, përfitimet e papunësisë për ata që largohen nga puna nga pandemia do të skadojnë që të shtunën, dhe qeveria amerikane do të detyrohej të mbyllej pjesërisht duke filluar nga e marta.
Kushdo qe eshte i interesuar ne luften politike qe behet ne Amerike nje gje e ka fare te qarte . Trump per 4 vjet luftoi jo vetem kunder Demokrateve per edhe kundra kundershtarve brenda republikaneve . Sigurisht lufta nuk qe e lehte . Te luftosh te privilegjuarit e politikes qe kane hyre 18-vjecare dhe po vdesin ne karriget e pushtetit , nuk qe e lehte . Ata bene dhe vazhdojne te luftojne trumpin cdo dite , por sa me shume Ata e luftojne aq me shume populli amerikan e suporton Presidentin dhe nga 63 milion vota ne 2016 Ai mori 75 milion vota ne 2020 . Goditja e fundit e Trampit ishte para 2-ditesh me vidion e tij bombe ne Twiter . Cdo kush mund ta degjoje . Per ata qe sdine anglisht Trumpi tha : Kurre nuk do te jem dakord qe nje amerikan te marre $600 dhe nje pa dokumenta te marre $1800 . si dhe rradhiti nje liste te gjate se ku shkojne taxat e amerikaneve dhe se sa shume shperdorohet per interesa votash paraja e tyre . Amerikanet suportojne Trump . Elita VJEDH votat .