Presidenti Anjeli garanton: Do të luftojmë për titullin e dhjetë radhazi

24 Dhjetor 2020, 16:39Sport TEMA

Juventus nuk është në pozitat më të mirë në këtë fundvit teksa renditen në vendin e gjashtë në Serie A, dhjetë pikë pas Milanit kryesues.

Megjithatë, te bardhezinjtë nuk e kanë humbur shpresën se do të luftojnë për titullin numër dhjetë radhazi. Garancinë e jep presidenti Andrea Anjeli, i cili i ka dërguar një letër forumit të Juventus, VecchiaSignora.com.

“Mbyllim një vit që askush nuk e kishte menduar se do ta përjetonte. Mendimi i parë është për ju dhe të dashurit tuaj. Shpresoj që të gjithë të jeni mirë edhe pse e di se nuk do të jetë kështu. Kemi humbur familjarë dhe miq, kemi pasur vështirësi në punë.

I hapim dyert vitit 2021 ku presim qetësi dhe lumturi. Ne, do të luftojmë deri në fund për titullin e dhjetë radhazi, të ndërgjegjshëm për forcën tonë në këtë moment dramatic për industrinë ku bëjmë pjesë.

Gëzuar Krishtlindjet dhe një përqafim:, ishte letra e presidentit Anjeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje