Nga Arsen Hoxha, ish arbiter i FIFA-s
Me vendimet e fundit te te ashtuquajtures Asamble, tregove se kandidatet e mundshem per Ju, qe nje dite mendoni se mund te kandidojne ne postin tuaj te privatizuar, i identifikoni me ata qe mund te vijne e te ju marin frymen, pushtetin dhe cdo gje tjeter me vlere, pra me ato qe quhen makthe.
Mos u merzit Armando! – Te gjithe mbreterit i kane perjetuar keto makthe.
Ne fakt kishe ne dore nje rruge me burrerore, me te kulturuar, me qytetare, por nuk e shfrytezove. Pretendentet tuaj te presupozuar duhet t’i kishe pare me realisht. Ishte kjo arsya qe ne menyre arbitrare u’a hoqe atyre te drejten, qofte edhe per t’a enderruar ate post e jo me per ta gezuar.
Per te gjithe ne qe ju njohim, na u duk shume i cuditshem ky qendrim i pa nevojshem. Pozitat tuaja nuk i lekundin as nderhyrjet politike dhe as ata qe jane jashte shtetit, por qe kane treguar se jane shume te afte si Eduard Dervishi, Igli Tare, Rudi Vata etj.
Ju ua keni prere atyre te gjitha rruget qe ne diten e pare qe filluat pune ne krye te FSHF-se me ate ligj antidemokratik qe vendoset duke shendruar ne votues njerzit rrogetar ne FSHF.
Eshte e vertete qe kandidatet e predispozuar, banojne dhe punojne jashte shtetit, por mos harro se ata jane pjese e pasurise tone kombetare.
Nuk kuptohet se ku e gjetet Ju personalisht, antaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se apo ajo pjese e pa ditur e antareve te asamblese votuese, qe me nje palo vendim t’u hiqni mundesine per te kontribuar ne te mire te futbollit tone disa prej njerzve me te afte qe Shqiperia ka?!
Ne nje fare forme ky eshte nje krim, qe ndoshta edhe duhet gjykuar me thelle.
Neser i nderuari Lorik Canaj, mund te behet deputet ose te emerohet si zevendes minister per sportet ne Ministrine e Arsimit Kultures dhe Sporteve. Pas disa kohesh mund te ndodhe rotacioni politik dhe ai ti humbas ato pozicione te presupozuar.
Te duket e drejte ti personalisht apo atyre qe e kane mbeshtetur ne menyre servile idene tuaj, qe atij t’i mohet e drejta per t’u rikthyer perseri ne boten e sportit?
Ju i dini pergjigjet me normale per keto pyetje, por makthet nuk ju lene te mbani nje qendrim dinjitoz.
Ne te njejtat pozita me ju, jane edhe mjafte nga antaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHFse, qe perball interesave personale, nuk gjejne dot te drejte morale per t’i kundershtuar praktikat tuaja.
Sapo degjova vendimet e te famshmes asamble, vendosa qe te rrija indiferent kjo per arsyen se une kam folur shume per to dhe juve personalisht ju kam etiketuar si shume te afte si drejtues e organizator, por nderkohe si nje mbret te vertete ne praktiken e administrimit te pushtetit qe keni ne dore.
E vetmja arsye qe mendova te prononcohem jane justifikemet e bera ne “Rubriken Sportive” nga zedhenesi Juaj ligjor z. Topciu.
Me arrogance dhe justifikime bajate na tha se organet e larta te futbollit boteror, kane orjentuar qe mandati i presidenteve te mos zgjase me shume se 3 here, por komisioni perkates nuk e konsideroje kete si nje detyrim?!
Me kete justifikim te krijohet pershtypje se ju ishit dakort me udhezimet e UEFA-s, por s’keni se ci beni atij komisoni “qe nuk jo pyet” ne vendimmarrjet e tij.
Te pakten na thuaj se si e konsideroni sot vendimin e tij?
Ju duket morale? Ju duket sportive? Ju duket demokratike?
Pergjigju njehere sinqerisht, se je i blinduar e nuk te gjen gje.
1.Topci ishte i pa kenaqur qe vendimet nuk jane mirpritur, vecanerisht per kandidatet qe vijne nga politika, madje kerkoi qe ne njerzit e thjeshte ta mbeshtesim kete ide tuajen dhe te japim mendime ne perforcim te saj.
Me qe ju e keni nisur kete rruge dhe doni “ta coni deri ne fund” une, si njeri i sportit, ne mbeshtetje te deshires tuaj, jam i gatshem te jap mendimin tim qe eshte: “ … gjithashtu i ndalohet te kandidoje per postin e Presidentit te FSHF-se apo te Antarit te Komitetit Ekzekutiv c’do kandidate qe ka vellane ose motren kryetar te nje partie politike, deputet ose antar qeverie”
Besoj se je dakort. S’ te kushton gje! Por ne fakt keto shoqate nuk eshte me e hapur, po perkundrazi shume e mbyllur dhe e frymezuar nga metodat e sajuara te luftes se klasave te Enver Hoxhes per tu bere sundues i perjetshem.
Ju personalisht gjithmone keni qene i lidhur me politiken dhe njerzit e saj. Madje per detyrim edhe te gjithe punonjesit e FSHF-se jane vene ne dispozicionin tuaj.
Menjehere pas zgjedhjes ne organet e larta te FSHF-se, ke marre nje fare ekstra autoritet. Edhe pse trumbeton se shoqatat sportive jane apolitike, shpesh harron dhe e paraqet FSHF-ne si nje parti politike ne hije.
Trumbetuat se me perjashtim te mandatit te presidentit, qe nuk u bind komisioni, te gjitha vendimet e tjera jane marre ne pershtatje me udhezimet e UEFA-s.
Ne rast se nuk genjeni, eshte ne interes te te gjitha paleve, qe ato udhezime apo detyrime ti beni publike. Nuk eshte mire qe t’i kaloni ne heshtje.
Thate se duhet kohe qe ato vendime te kuptohen…, por eshte e cuditeshme se sa shpejte i kuptuan ato Antaret e Asambelese se Pergjitheshme, kur koha ne dispozicion ishte e pa mjaftushme edhe per individe me kulture te larte, e jo me per ata te pa ditur, qe me kenaqesi votuan nje ligj, ku nje pjese te mire, u hiqej e drejta per te votuar ne te arthmen.
Kur te largohesh nga kjo detyre dhe njerzit te bejne historine, me siguri qe do te thone: – Ishte shume i afte dhe i zgjuar. Me perjashtim te dy mandateve te para, ku beri cfare t’i donte qejfi ne te tjerat (qe nuk dihet sa do te jene), erdhi duke e permiresuar ndjeshem punen e tij dhe ne pergjithesi me rezultate te mira.
Nderkohe deshira pas atij kolltuku, i’a perfocoje mendjemadhesine, arrogancen dhe hakmarrjen, deri ne kufijte e mosperfilljes duke i’a cenuar asaj shoqate ne menyre te ndjeshme demokracine e brendeshme.
Jam i sigurte se diten qe do te vendosni te largoheni nga ai kolltuk dhe do te ktheni koken mbrapa ne kujtimet tuaja per shoqaten e madhe te futbollit shqiptar, do te thoni:
– Gjunah te shkretet, sa te urte ishin. Kurre nuk ma prishen. Duke jetuar me iluzionin e mbeshtetjes time, shume here votuan ligje e rregulla edhe pse ishin ne kundershtim me interesat e tyre.
Te ndershmit naiv por jo me formimin e duhur do te thone: Si se kuptuam edhe kur na perdorte ne mes te dites.
Ndersa pjesa servile qe praktikisht ka qene nen mbrojtjen tuaj do te thote:
– Tek e fundit c’na gjeti qe ju nenshtruam. Fitoi ai, fituam edhe ne.
Besoj se nuk jam i gabuar ne keto qe mendoj. Nese ndodh e kunderta, do te kerkoj falje publike.
Respekte i nderuar arsen,,, i lexoj me kenaqesi shkrimet e tua,,
Gabimin me te math per Armando Duken e ka kryeministri Edi Rama..Tamam Armando Duka eshte kthyer ne mbret..
Ku e gjen kete force ky qelbesire, qe edhe udhezimet e Fifes nuk i degjon0
Pa tjeter eshte lidhur me ndonje titullar te fifes, dhe bejne korupsion bashke.
Te gjithe jemi ne dijeni per shkeljet qe ka bere Duka,, qe nga zgjedhjet.
Te gjithe ee dime cfar korupsioni te madh ka bere ky njeri.ngelet vetem dy gjera.
Ti drejtohet qeveria fifes..me argumeente dhe ta akuzoje ate, per bashkepunim.
Se dyti te lajmerohet SPAK..dhe fbi..ja dhe te filloje nje kontroll te shpejte..
Imagjinoni sikur ne pushtet te ishte krimineli Berisha..keti hajduti do ti hithte hekurat ne sekonte..
Nuk e kuptoj heshtjen e Rames..
Por them me bindje se Armandoja nuk do ta kete te gjate..
Te dy me te vellane jane Duka te krimit..
ARSEN RESPEKT PER TY PO DUHET TA QUAJE SIC ESHTE MAFIOZ HAJDUT
DHE SA PER EDI RAMAN TE MERET ME ATE KUR SKA DREJTESI ESHTE LUKS dhe budallallek
SA PROPLEME KA SHQIPERIA SPORTI ESHTE LUKS