Partizani është rikthyer tek fitorja përballë Kastriotit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e luajtur në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Heroi i fitores për “demat e kuq” ishte sulmuesi kavajas Tedi Cara, që shënoi golin e tij të parë në kampionat me fanellën e Partizanit dhe fitoi një 11 metërsh.
Cara shënoi me kokë në minutën e 86-të të takimit, duke mposhtur portierin Isli Hidi që shpëtoi shumë herë portën e Kastriotit në këtë takim.
Për të vulosur shifrat në 2-0 për të kuqtë shënoi Jasir Asani që goditi saktë nga pika e bardhë e 11 metërsht.
Një sukses i rëndësishëm për Partizanin që ngjiten në kuotën e 16 pikëve.
Në takimet e tjera Teuta nuk zhgënjeu në transfertë kundër Skënderbeut, duke fituar me rezultatin 1-3.
Golat për “Djemtë e Detit” u shënuan nga ana e Bregut, Krasniqit dhe E. Vilës, ndërsa golin e vetëm për korçarët e shënoi Pusi.
Edhe Vllaznia fitoi në transfertë me Apoloninë me rezultatin 0-1, fal golit të shënuar nga Ardit Hoxhaj.
Një sukses i artë për shkodranët që vijojnë të kryesojnë të vetëm renditjen me 22 pikë të grumbulluara.
Laçi i Shpëtim Duros bëri detyrën në fushën e saj kundër Bylisit.
Një fitore e pastër me shifrat 2-0 i dha suksesin kurbanasve që dalin nga kriza e rezultateve negative.
Java e 10-të e Superiores mbyllen me super sfidën Kukësi-Tirana që do të luhet në orën 16:45. (TemA)
tirona del barazim