Messi një legjendë e gjallë, thyen rekordin domethënës të Peles

23 Dhjetor 2020, 13:10Sport TEMA

Lionel Messi shënoi edhe kundër Valladolid, pasi kishte ndëshkuar disa ditë më parë skuadrën e Valencia. Argjentinasi numëron tani 644 gola me fanellën e Barcelonës, duke u bërë futbollisti që ka realizuar më shumë gola me një klub të vetëm.

Ai rekord mbahej nga legjenda Pele, me të cilin Messi e ndau rekordin për disa ditë, pasi ishin të dy në kuotën e 643 golave. Braziliani sigurisht nuk është i mërzitur që sheh t’i thuhet një rekord i tillë nga sulmuesi i Barcelonës.

Vetë Messi, pas thyerjes së rekordit ka bërë një postim në rrjetet sociale: “Kur nisa të luaj futboll kurrë nuk mendova se do të thyeja ndonjë rekord, veçanërisht jo atë që arrita dhe që e mbante Pele.

Mundem vetëm të falënderoj këdo që më ka ndihmuar gjatë këtyre viteve, shokët e mi të skuadrës, familjen, miqtë e mi dhe këdo që më mbështet çdo ditë”. Messi i është bashkuar Barcelonës që në moshën 13-vjeçare dhe ka debutuar në vitin 2004 me katalanasit.

2 komente në “Messi një legjendë e gjallë, thyen rekordin domethënës të Peles”

  1. Si pela Peles says:

    rekordin e thyen nëse ka bythë të thotë që ndeshjet shiten
    për sa kohë nuk bën kët mbetet plesht e morrr

  2. Si pela Peles says:

    rekordin e thyen nëse ka bythë të thotë që ndeshjet shiten
    për sa kohë nuk bën kët mbetet plesht e morrr……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje