Kur po bëhet një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës (25 nëntor), media argjentinase Ole, ka zbuluar rezultatet e autopsisë së legjendës.
Është mësuar se është përjashtuar mundësia që në gjakun e tij të ketë pasur gjurmë alkooli apo droge, ndërsa është vërejtur mungesa e trajtimit për sëmundjet e zemrë, ndërsa janë gjetur gjurmë të ilaçeve për anën psikologjike.
Si rezultat të vdekjes së tij, autopsia ka nxjerrë shkakun e një edeme pulmonare akute e shoqëruar nga një insuficiencë kardiake.
Ndësrsa, është zbuluar se zemra e Diegos peshonte 503 gramë sa dyfishi i një gjendje normale të saj.
Tashmë, mbeten për t’u parë veprimet nga ana e Prokurorisë ndaj mjekëve teksa është vërtetuar se ka pasur një mangësi në shërbimin e Maradonës për zemrën.