Tifozët e Lazios kritikojnë ashpër Muriqin: Nuk është as për Serinë B, çfarë dështimi nga Tare

24 Dhjetor 2020, 10:43Sport TEMA

Milan e ka mposhtur Lazion mbrëmë me rezultatin 3-2 në një ndeshje e cila u vendos në sekondat e fundit me një gol të Theo Hernandezit

Vedat Muriqi në këtë ndeshje u aktivizua në pjesën e parë në vend të Caicedos i cili u dëmtua.

Por, paraqitja e tij nuk i ka pëlqyer tifozëve të Lazios, të cilët e kanë gozhduar pas ndeshjes.

“Fenerbaçe na ka vjedhur. Muriqi nuk është as për Serinë B. Çfarë dështimi nga Tare”, ishte një prej komenteve të shumta për sulmuesin e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri Inzaghi ka thënë se besonte që kjo do të ishte ndeshja e Muriqit, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

”Caicedo ka dalë nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij”, ka thënë Inzaghi.

I want a serious answer. Who the fuck is Vedat Muriqi covering? I know people are saying Luis Alberto but I don’t see Muriqi covering anyone. I’m not an expert but this concerns me. https://t.co/DnhW3pVBpJ

— Jerry Mancini (@jmancini8) December 24, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje