“Të gjithë bijtë e k**vave prisnin konfirmimin e konsumimit të drogës”! Vajza e Maradonës reagon pas autopsisë të ish-kampionit të botës

24 Dhjetor 2020, 14:26Sport TEMA

Të gjithë prisnin në autopsinë e Diego Armando Maradonës të shfaqej përdorimi i lëndëve narkotike apo alkooli në ditët e fundit të jetës.

Ai kishte probleme me zemrën dhe nuk i kishin dhënë mjekimin për një nga organet kryesore në trupin e njeriut.

Janina, e bija e “El Pibe de Oro”, ka bërë reagimin e fortë në faqen e saj zyrtare në “Twitter” duke shkruar:

“Të gjithë bijtë e k**vave prisnin që autopsia e babait tim të konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit.

Unë nuk jam doktoreshë, por ai dukej disi i fryrë në momentet e fundit.

Zëri i ishte bërë robotik, nuk ishte zëri i tij.

Po largohej nga kjo botë dhe unë po luaja nga mendtë e kokës.”, përfundon postimin e saj Janina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje