Kryeministri Edi Rama në një intervistë ndryshe në “Opinion” në Tv Klan ka treguar si u angazhua në Partinë Demokratike në fillim të viteve 90-të dhe largimin nga kjo forcë politike.
Rama tregon detaje nga levizja e Dhjetorit: Ika nga PD se nuk donin lufte me Ramiz AlineRama ka treguar se ai nuk ndodhej në Tiranë në momentin e lëvizjes së dhjetorit, pasi ndodhej në një ekspozitë në Korfuz dhe tha se u largua nga PD se nuk donin luftë me Ramiz Alinë.
Edi Rama: Kam ardhur vonë nga darka, ora 6-7. Dhe më çuan tek ajo salla, ishte një dhomë atje, dhomë konvikti. Janë atje më thanë dhe shkuam. Ishte i ndjeri Gramoz Pashko, atë pashë të parin.
Fevziu: Ti e njihje.
Rama: E njihja. “Urdhëro – tha – çfarë do”? Sikur s’më njihte. I thashë unë jam Edi Rama, kam ardhur për këtë punë. Dhe aty ndërhyri ky figura, që unë ja kisha dëgjuar emrin. Dhe në fakt talleshim me ato shkrimet e tij, të Saliut.
Fevziu: Në fakt ishin shkrime që kishin një kurajo jo të vogël.
Rama: Ishte shumë komunist për të qenë i marrë seriozisht. Sepse ishte ajo pjesa që mundohej të thoshte Ramzi Alia që këtu mund të ketë zëra që mund të flasin. Ishin disa nga këta që i kishin marr si…. nejse…
Dhe thotë: O, po ky le të vijë se na duhet për fushatë se është i zoti i gojës, Saliu. Ata po formulonin një deklaratë që ishte e para deklaratë e PD-së së sapoformuar për disa ngjarje në Shkodër.
Ramiz Alia i kishte bërë copë, huliganë. Ndërkohë aty ishte ky figura në këmbë. Preçi po lexonte tekstin. Dhe në një moment unë i them: Ku jam këtu, ça është kjo? Është njësoj si me e pas shkruajt Ramiz Alia. Jeni parti e opozitës apo është komiteti i rinisë që është bërë parti? Se nuk mund t’u themi huliganë që kanë thyer xhamat se janë të gjithë njerëz që janë rrahur për 50 vjet.
Në atë moment Gramozi shkretë thotë: ça propozon ti? Dhe unë i them: Luftë me Ramiz Alinë.
Dhe Gramozi thotë: Jo thotë, Ramiz Alia është presidenti ynë dhe është garant i këtij procesi dhe PD nuk do vendosë kandidat kundër Ramiz Alisë, do jetë kandidat i përbashkët. Ndërsa ti, nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër. U çova dhe ika. Leka Meksi më vuri këmbën, se ishte tek dera dhe më tha: Mos ik. Thashë dhe nja dy fjalë dhe ika.
Fevziu: Doje të angazhoheshe në PD?
Rama: Nuk doja të angazhohesha në asnjë parti. Doja të angazhohesha me Partinë Demokratike në funksion të një gjëje për të cilën luftoja. Unë s’e konceptoja dot që të merresha me një gjë tjetër veçse me art.
Po, ka qenë vërtet kështu.
Rama je super mjeshter ;Po qe ke rreth 20 vjet ne politike dhe rreth 8 vjet i ashtuquajtur kryeminister ,pse Shqiperia eshte pa shtete.
po eshte e vertete qe ne shqiperi nuk ka pd po parti interesaxhinjsh, po mjere populli i shkrete
Prandaj i ke mbledhur rreth vetes te gjithe ish bijte e koministeve te deshtuar? Mos shit brockulla o demagog i madh de fasadist njedimensional.Sado te te mbrojne njerezit lepires, perfshi edhe Meron, je i deshtuar. Nese tenton te vjedhesh votat, gje qe vper ty eshte fare e lehte nga edukata e trasheguar tri brezaash me vjen keq se do t i hash me pa te drejte te gjitha kusuret e ketij tranzicioni te mallkuar qe s po do te perfundoje.
Ha ha ha. .ça po thu mor Edi ha ha ha. .pse ti doje luftë? doje hakmarrje? Nuk ti beson njeri këto patatet që nxjerr nga goja sepse ti nuk kishe asnjë arsye për hakmarrje sepse nuk jetoje ndonjëherë në shtëpi me lagështirë nuk u burgose nuk u internove nuk vuajte për bukë nuk u përbuze nuk ta hoqi njeri të drejtën e shkollimit sepse ti ishe pikërisht një nga ‘ata’ ishe rritur në oborrin e nomenklaturës dhe ata i kishin sytë pikërisht tek ju (sikurse edhe rezultoi dhe ju i mbrojtët si jo më mirë )
Kështu që këto përrallat që thua as të mos i kalosh nëpër mënt se po i ha populli ..tregoja Zahos në mbrëmje para se ta vësh në gjumë se mbase duke ja treguar sistematikisht do fillosh te besosh se edhe ti vetë ke qënë një ‘kryengritës’ i vërtetë ke qënë në ballë të turmës së revoltuar. .ëndërron ti Edo ta kishe një biografi të tillë mirëpo të tradhëton ajo ‘pardesyja bezh’ simboli juaj të tradhëton fodullëku që të karakterizon mënyra sesi komunikon dhe sesi akoma vazhdon të përbuzësh ‘pulaxhinjtë’ të tradhëton jeta luksoze që bën kur populli vuan për bukën e gojës të tradhëton media shqiptare që ti me hipokrizinë tënde i quan ‘kazan’ (jo se ata nuk janë kazan )dhe ata punojnë për të betonuar pushtetin tënd të tradhtojnë mardhëniet vëllazërore me grekë e sërbë kur dihet që vëllezërit tanë janë kosovarët pra ka shumë e shumë fakte mor Edi që ty të rreshtojnë në krahun e kundërt me interesat e popullit prandaj edhe nuk i ha kush ato që thua. .kështu që më mirë vazhdo të rjepësh këtë popull ashtu sikurse e ke rrjepur që në momentin e pare që tu dha mundësia dhe lëri përrallat se janë pa bereqet. .më habit fakti që të gjithë ju sharlatanët e ish nomenklaturës vazhdoni të flisni në emër të popullit. .e keni të trashëguar nga mentori juaj qoftëlargu enver që ti sapo e shave. .sa ironike. .
Edi një fjalë e urtë popullore thotë :
‘Mos e kërruaj bythën me kërrabën e çobanit’ je çun i qut ti Edo dhe e kupton prandaj ironitë e tua bëj atje ku të kalojnë. .
Edi ka qënë një film i vjetër shqiptar ku luante edhe Albert Verria në rolin e një veterani të luftës ..një rol i spikatur dhe i luajtur me aq mjeshtri sikurse vetëm ai i luante. .pra ky veterani nuk kishte punë tjetër po si pensionist hynte dilte kafeneve dhe bënte xhiron e bulevardit dhe u tregonte (gënjente) të tjerëve se si dikur ndiqte diversantët pavarësisht se ky vetë as kishte luftuar dhe as nuk kish ndjekur asnjë diversant por me rast dhe pa rast ua thoshte të tjerëve që ky kishte bërë gjithë ato peripecira. .
Më nxorre mallin e Albert Verrisë mor Edi. .shumë e goditur, për karaktere si puna jote është bërë ai roli. .