Rama jep vlerësime për Metën, Berishën e Bashën: Iliri, njeri me hënë! Saliu ka qenë karizmatik, shumë i vendosur! Luli s'është lider

24 Dhjetor 2020, 23:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama flet edhe për raportet me Presidentin e vendit Ilir Meta.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për ecurinë e çuditshme të këtyre marrëdhënieve, Rama e cilësoi Metën si njeri të dyzuar. “Iliri është dy në një”, tha Rama, ndërsa kujtoi  se si e njihte Metën që në kohën kur frekuentonte palestrën e shtangës.

Fevziu: Si ka qenë raporti juaj me Ilir Metën? Nuk dua një përgjigje nisur nga dominimi i momentit. Jeni dashur shumë, jeni luftuar shumë, jeni njohur para viteve 90…

Rama: Para viteve ‘90 Iliri stërvitej tek palestra e shtangës, tek të rinjtë. Unë shkoja atje se bëja ushtrime force dhe isha shumë i lidhur në atë kohë me Agron Haxhihysenin, Aleksandër Kondon dhe merrja prej tyre ide për programin e forcës. Iliri më kujtohet, ishte në një kënd atje që stërvitej. Por nuk kishim ndonjë njohje më shumë se kaq.

Fevziu: Si mund ta përkufizosh marrëdhënien tuaj shumë të çuditshme me të?

Rama: Iliri është dy në një. Nuk është dy njerëz të ndryshëm në dy periudha të ndryshme historike, por është dy njerëz në një në çdo moment, është njeri shumë i dyzuar. Dhe ajo që unë them duket si figurë letrare, por është fatkeqësisht e vërtetë në këtë rast. Por Iliri është njeri me hënë. Është shumë i pasigurt brenda vetes dhe kjo e bën të paqëndrueshëm, por në thelb nuk kam asnjë gjë me të.

Fevziu: Merreshit vesh?

Rama: O jam marr vesh shkëlqyeshëm, o nuk jam marr vesh fare, nuk kam pas asnjë periudhë kur as jam marr vesh e as nuk jam marr vesh. O jam marr vesh shkëlqyeshëm, o nuk jam marr vesh. Ai është dy veta. Varet se cilin Ilir të bie radha të kesh përballë në atë moment kur ke një çështje për të trajtuar”.

Ai u pyet edhe për Sali Berishën, duke e konsideruar si një lider të qëndrueshëm për të arritur objektivat.

Blendi Fevziu: Po me Berishën që e keni patur konstante përplasjen, çfarë mendimi keni? Jo duke e parë si kundërshtar politik?

Kryeministri Edi Rama: Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim, jo si mjet për të arritur qëllimin. Kjo e ka penguar jashtëzakonisht shumë…

Blendi Fevziu: A i njihni ndonjë gjë pozitive Berishës?

Kryeministri Edi Rama: Në aspektin e punëve, vështirë. Në aspektin e metodës, vështirë. Në aspektin e lidershipit, po.

Blendi Fevziu: Ç’do me thënë në aspektin e lidershipit?

Kryeministri Edi Rama: Ka qenë dhe është….tani më mirë të mos flasin se është në rënie të lirë, por karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës. Pra është shumë më tepër strategjik se sa taktik, në aspektin e natyrës së lidershipit dhe kjo e ka bërë që të jetë dominant në një periudhë të gjatë në partinë e tij, por të jetë dominant edhe në këtë periudhë të historisë e madje të ketë dominancë edhe kur nuk ka patur pushtet.

Ndërsa për kreun e opozitës, Lulzim Basha, Rama tha se ai nuk është lider.

Fevziu: Më bën përshtypje, ndërkohë që ju identifikoni Berishën apo Metën si problem të opozitës së sotme, pothuaj gjithmonë kurseni Bashën?

Rama: Nuk është se e kursej. Hiri i së vërtetës e do të thuhet. Mund ta diskutosh gjerë e gjatë karakterin e lidershipit të Saliut, karakterin e lidershipit të Nanos. Mund të diskutosh jo aq gjerë dhe gjatë se është më e thjeshtë, por gjithsesi mund ta diskutosh karakterin e lidershipit  të Ilir Metës, që gjithsesi nuk mund të krahasohet me këta dy të tjerët për nga pikëpamja e kapaciteteve të lidershipit, po ka stof politik. Luzlim Basha nuk është lider.

Fevziu: Sepse nuk ka fituar akoma zgjedhjet.

Rama: Nuk ka lidhje me fitoren e zgjedhjeve. Lulzim Basha është një drejtues pa karakter. Nuk ka karakter, si të them. Kjo tryezë ka karakter, ky abazhur ka karakter, ky mermer këtu ka karakter, ndërkohë që ajo është një lloj paluzeje, që nuk di merr formën, nuk di. Se ka politikanë që marrin formën e vazos gjithmonë, por nuk janë lider. Nuk ka lider që merr formën e vazos.

6 komente në “Rama jep vlerësime për Metën, Berishën e Bashën: Iliri, njeri me hënë! Saliu ka qenë karizmatik, shumë i vendosur! Luli s’është lider”

  1. ?????? says:

    Krejt maskarenj jeni po talleni ate prapanice me popullin injorant talleni. PD LSI PS. Fuck you mother fuckers

  2. Martin says:

    Edi Rama si Kryeminister flet shume e per lume….

  3. emigranti says:

    te gjithe nje mute jane hajduter, po saliu eshte i pabese dhe te vret diten e te qane naten

  4. Urani says:

    Per te gjithe ka thene nje fjale te mire corape kuqi me atlete te bardha dhe me poture ……..kjo nuk eshte interviste te gazetari , por me teper te kujton fjalet e fundit qe i thuen nje te vdekuri tek varezat ……edhe pse i vdekuri ka qene kriminel e qen bire qeni , prap per ate thone fjal te embla dhe te dashura …..ato fjale nuk kane peshe as vlera pasi i vdekuri nuk i degjon ………….keshtu qe llap sa te duash ti , mbas fjaleve te mira ai groposet ……..
    Megjithate nje gje me ben pershtypje , ndoshta jam gabim , por eshte mendimi im personal , si eshte e mundur me kaq te keqia i kane bere ketij Kombi personat e lart permendur dhe Kryeministri Rama gjen fjale pozitive …..me ben shum e cudi .
    Sot nu e quan pozitive ose karizem nje njeri qe per fitime personale udheheqi me grusht te hekurt , duke eleminuar kedo qe e kundershtonte , ose e ……me te njejten llogjike mund te quash te tille dhe Enver Hoxhen ,ku eshte ndryshimi ????? Ka ndryshim , dhe bile gjigant qe Hoxha qeverisi dhe iku i thjeshte kurse Saliu dhe Meta qeverisen po me te njejten metode por u pasuruan ………kete te shikoje corape kuqi ……dhe eshte e disajta here qe ben te njejtin gabim , te Meta dhe Sali Berisha nuk ke per te gjetur asnje pozitivitet……..nese Kryeministri gjen , kush edi , ndoshta shikon me larg dhe mendon ndryshe nga ne, do ta kem parasysh ne zgjedhjet e prillit nesedo te kete nje mendim te njejte per ta , nuk do votoj me ne menyre te verber per socialistat , mjaft me ,nuk do shkoj te kutia votuese pa asnne lloj hamendje si dikur nesedo kete te njejtin mendim atehere lind pyetja , perse duhet te votoj Kryeministrin Rama ????? Kur ata jane te gjithe njesoj , ne gjendje kritike dhe te veshtire ndihmojne njeri tjetrin ……perse??????????

  5. rexha 10 says:

    Saliu karizmatike^ìììììììììììììììììììì Edhe po ta thoshte dikushe tjeter ,nuke do ta besoja.Po e thote Kryeminisri i atije vendi.
    E cuditeshme,te pakten te kishte folur hapur vetem per familjen e vete se si e kercenonte duke i permendur njerzit e familjes nga femija Zaho ,e deri teke i jati edhe pse kishte vdekur ,dhe e ema qe ishte gjalle.Te pakten te kishte permendur vuajtjet e familjes,dhe fytyren e vete te fashuar ,nga te rrahurat e botigardeve te Berishes me urdherin e tije .
    Kote nuke i thone :Popullit jepi dajake qe te therrasin baba. Nuke ka gje me te keqe se sa te lepihesh per interesat e tuaja.Mohon edhe dhunimet e familjes ,per te arritur hirarkine politikeAutokrate. Bashkepunoni bashke ME PAZARE NEN TAVOLINE.Le ta kuptoi populli ,se c’fare do te thote BERISHE ,FLORI,EDI,e shume te tjere ne karriere.Ka ardhur koha qe keta politikane te largohen nje here e pergjithmone,sepse me keta horra nuke behet Shqipria.

  6. Yuiop says:

    Mos u cudit Uran. Ti shikon ata dhe thua ate qe shikon, jane te gjithe njesoje. Kush te shikon ty, do te thote ato qe thua ti per ata. Je si ata, i njejti, ne rrace e ne kulture. Ky eshte problemi. Shikojme te tjeret, po nuk shikojme veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje