Veliaj i përgjigjet PD: Ndihen në faj se nuk bënë asnjë shkollë, ne ngritëm 17 shkolla të reja në Tiranë

26 Dhjetor 2020, 15:29Politika TEMA
Veliaj i përgjigjet PD: Ndihen në faj se nuk bënë asnjë

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike e cila tha sot se nuk është ndërtuar asnjë shkollë në kryeqytet. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, Veliaj tha se jo 12 sa thotë PD, por në Tiranë janë 17 shkolla të reja, që janë bërë ose janë drejt përfundimit.

“Kam pesë vite që i dëgjoj këto muhabete nga një parti që ka një ndjesi faji, sepse nuk bëri asnjë shkollë gjatë 4 viteve që drejtonte qytetin tonë. Mund ta përgënjeshtroj menjëherë për shkollat që janë bërë në Tiranë: Shkolla “Kosova” është bërë nga e para; “Betim Muço”, “Hoxha Tahsim” është bërë nga e para; shkolla “Ardian Klosi”, dy shkollat e reja në Kodër-Kamzë, janë bërë nga e para, “Nënë Tereza” dhe “Kenedi”; shkolla “Andrea Stefani”, mund ta shohë secili me sy që ka mbaruar gjithë karabinaja, është pranë sheshit Shqiponja. Shkolla “Servete Maçi” është bërë nga e para, aty ku është edhe salla “Avni Mula”. Liceu dhe shkolla e Baletit janë rikonstruktuar dhe transformuar, ndërkohë që edhe salla “Tonin Harapi”, është bërë nga e para. Shkollat në fshat gjithashtu: në Lalm sapo e hapëm, në Allgjatë sapo mbaroi. Mund të vazhdoj pafundësisht për t’ju treguar që është thjesht deklarata e radhës e atyre që po garojnë se kush do të bëhet deputet, në varësi të baltës që hedhin dhe gënjeshtrave që thonë” u shpreh Veliaj.

Sipas tij, “fakti që shumica e zëdhënësve të PD-së tashmë janë gjykuar për shpifje nga gjykata dhe janë shpallur publikisht si shpifës, do të thotë që Tirana dhe unë personalisht nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që gënjejnë për gjëra që mund të verifikohen kollaj”.

Kryebashkiaku Veliaj tha në mënyrë të prerë se, taksat për banorët e kryeqytetit nuk janë rritur, por PD, – tha ai, – po mbron vilat e Lulzim Bashës, për të cilat, sipas ligjit duhet paguar taksa e pronës.

“Kemi taksat më të ulëta sot në rajon, por për 1% të popullsisë, që është pjesa më e pasur e saj, sigurisht që do paguajnë taksën e pronës. Por nuk është faji i Bashkisë së Tiranës që kryetari i PD-së ka 4 vila dhe një apartament. Ligji thotë që për shtëpinë e dytë taksa e pronës është më e lartë, sepse hyn tek ata që janë më të pasur dhe do të duhet të kontribuosh më shumë. Ajo që ndodhte më parë në Bashkinë e Bashës, sot kryetar i PD-së, ishte që ndërtuesit paguanin shumë pak. Ndërkohë ishin gjyshet, pensionistët që paguanin më shumë. Për sa kohë që PD është bërë avokate e 1% më të pasur të Shqipërisë, që nuk do të kontribuojë në të njëjtin proporcion siç kontribuojnë pensionistët, do të thotë që gjithmonë e më shumë sondazhet po e afrojnë te ky 1% dhe jo te shumica e popullsisë,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj solli në vëmendje dhe debatin për taksën 3% ndaj ndërtuesve, e cila do shkojë për strehimin social, për të cilin Gjykata sapo i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, pas padisë së ngritur nga ndërtuesit.

“Sapo kemi fituar një gjyq me komunitetin e ndërtuesve. Na kanë hedhur në gjyq për të hequr 3% e kontributit për banesat sociale dhe fakti që Gjykata na dha të drejtë ne dhe jo ndërtuesve e PD-së, që sot është kthyer në avokaten numër 1 të uljes së taksave për ndërtuesit, do të thotë që Gjykata e çoi të drejtën në vend,” u shpreh Veliaj.

2 komente në “Veliaj i përgjigjet PD: Ndihen në faj se nuk bënë asnjë shkollë, ne ngritëm 17 shkolla të reja në Tiranë”

  1. Socialist i vjeter says:

    Ti do cohes ne 5 te mengjesit e te lyesh shkallen” po mos te ishte Edi Rama ti ore shkerdho do ishe duke shitur fiq.., prandaj mos bej si kompetent, Nqse deri tani i ke bere gojore El Maximos 1 x ne dite tashti ti besh 3x ne dite shkerdhate renacak e mashtrues.!

  2. Eri says:

    Keta muter jane po shkollat i kane ndertuar kurse PD e dogji nje shkolle ne Shkoder.Do zoti del ndonje si Albin Kurti e Vjosa Osmani se me PS dhe PD jemi te humbur si popull e si vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje