Topalli "skanon" Bashën: Tani e kam kuptuar se ekziston korrupsioni në opozitë! S’kemi qenë kurrë të afërt

25 Dhjetor 2020, 22:56Politika TEMA

Jozefina Topalli në një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale dhe profesionale ka treguar shumë gjëra, që pak i dinin.

Gjatë bisedës me gazetarin Bledi Strakosha, Topalli hodhi dhe disa kunja mbi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ish-kryeparlamentarja e pranoi se nuk ka qenë kurrë e afër me të, teksa thumboi duke thënë se tani e ka kuptuar që ka korrupsion në opozitë.

Strakosha: Keni shpresa dhe ambicie në 25 prill? Mendoni se do jeni një forcë e madhe që do rivalizojë partitë e mëdha?

Topalli: E besoj, vërtet e besoj. Ju mund të thoni se jam 1 kundër 3, por unë besoj se do vijë ndryshimi. Deri më sot nuk e kam ditur që ka pasur korrupsion në opozitë, sot e mësova.

Strakosha: Deri në vitin 2017 çfarë marrëdhënie keni patur me z.Basha?

Topalli: Unë s’kam pasur kurrë marrëdhënie të afërta me të. Kemi qenë të largët. E thashë që vetëm tani e kam mësuar korrupsionin në opozitë. Forcat politike kanë nevojë të hapen të afrohen sa më shumë të rinj, të përgatisin klasën e re politike.

Ne mund të investojmë shumë në krijimin e disa figurave të rëndësishme politike, por shumë pak mund të nxjerrim prej tyre. Të jesh në parlament nuk do të thotë të jesh politikan. Politika është xhungël, është si drogë dhe do pasion. Asgjë nuk arrihet pa pasion.

8 komente në “Topalli “skanon” Bashën: Tani e kam kuptuar se ekziston korrupsioni në opozitë! S’kemi qenë kurrë të afërt”

  1. Noc Rroku says:

    Ti ke qene bashke me korrupsionin qe kur ke hyre ne politike(PD).Thjesh t
    ani kur korrupsioni te hodhi e ndjeve.

  2. Juristi says:

    Fatkeqsisht,ti,Luli,Muli,Nardi, etj.. jeni pjelle politike e Sales,keni 20-30 vjet ne politike,e pranoni qe nuk keni bere asgje,dhe perseri pretendoni te vini ne pushtet,gjoja si mendesi e re.E kuptoni se me ardhe ju ne pushtet çfare rrumpalle behet?Nuk keni kapacitet intelekti politik,nuk dini,nuk jeni per lider.Eshte mire te vazhdoni profesionet tuaja,nuk keni stof lideri.

  3. ????? says:

    Zhelezina jo më në politikë!!

  4. Drejtesia e munguar says:

    Ik moj lopa e idiotes se nuk e ben dote per budalla kete popull. Ti je vet nje nga hajdutet e PDse. A te kujtohet si i shpenzoje paret e popullit kur shfryje ne kuvend per kapje prej zhelesh dhe kur bridhje neper Sahara…? Injorante qe ke sherbyer vetem per palmen e Berishes!

  5. Rrumpalla says:

    Po bërishën, halenë, a do e skanosh ndonjëherë? Apo tërrrrrr, nga korrupsioni yt.

  6. pjeter says:

    Topalli duhet te skanoje Pashain Serbofil te PD-se,ti denoncoje publikisht marifetet korruptive te familjes se tij,dhe te shkeputet nje here e pergjithmone nga kordoni i kerthizes se Agait serbofil.Lere skanimin e Lulit Joziiii,eshte sikur te zbrasesh pushke kunder kryqit te kuq,sepse ai,nuk shkon ne hale pa marre lejen e Agait.

  7. Nardi says:

    gjoz je nji politikane e pa vler
    lajmero edhe lolin me gishta te keputur mos e harro

  8. Nardi says:

    gjoz fol pak per ate qe te mori ne pd psenuk flet
    Se ai te ka futur ne te gjitha poshtersinat qi edhe ti ke marre pjes
    ti je nji gjarpen i rrezikshem Ti e dite mire se kush e caktoj ate ne ate detyre
    E megjthate i shkove mrapa si nji gru legene qi je Por te dogji ma ne fund
    SE ai ka shkollen e djallit Mir ta bani se ti e meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje