Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama

25 Dhjetor 2020, 17:45Politika TEMA

Nga Artan Gjyzel Hasani

Dëgjo, Lulzim Basha dhe ju krerët butaforikë të Opozitës reale dhe të asaj fallco!

Vota që ju kërkoni nga ne u duhet kushtëzuar me një çështje gangrenë të pothuajse 30 viteve:

Nëse ti kërkon votën e të djathtës reale, duhet të bësh një pakt luajal  me të djathtën reale të vendit, ish të persekutuarit dhe familjet e viktimave të diktaturës.

Duhet të distancohesh publikisht dhe realisht nga parrulla përdhosëse e idealit demokratik “bashkevuajtës e bashkëfajtorë” që e solli vendin në këtë derexhe.

Nëse ti kerkon votën tonë duhet të krijosh një Task Forcë apo Agjenci Hetimi të mandatuar për identifikimin, kapjen, ekstradimin dhe nxjerrjen para gjyqit të të gjithë kriminelëve të Diktatures kudo që ndodhen, në Shqipëri apo nëpër botë, në shëndet të plotë, në vilat e tyre, nëpër azile apo edhe në shtratin e vdekjes, nënshtetas të huaj apo shqiptarë.

Një Task Forcë të përbërë nga prokurorë, investigues, ekspertë, juristë, diplomatë, me “carta bianca” për të vepruar të pavarur nga askush, veç ligjit.

Nëse ti kërkon votën tonë ky duhet të jetë një kusht paraprak dhe i vetëm për t’u zbatuar sapo të vini në pushtet, në trajtën e një marrëveshjeje të vulosur e firmosur nga të gjithë palët e interesuara në shkëmbim të votës.

Nëse ju nuk e pranoni këtë pakt atëherë nuk do keni kurrë votën e kërkuar!

Nuk mund të lejohet akoma krim pa ndeshkim.

Vetëm një popullatë e përbërë nga zarbo dhe maskarenj do ta lejonte në vazhdimësi këtë mungesë të ndëshkimit.

Dhe të mendosh që bëhet fjalë për KRIMIN më të madh të kryer në tërë historinë e atij vendi kundër vetë popullit të vet!

Kombet dinjitoze e kanë bërë dhe e bëjnë akoma këtë!

Dëshmo që nuk je edhe ti një politikan rrëmbythje si të gjithë ata që kanë drejtuar këtë vend në pothuajse 30 vitet e fundit.

Dëshmoje, Lulzim Basha antikomunizmin që ishte një nga kolonat me të cilat mburrej në fillim ajo PD, përndryshe nuk do kesh fytyrë e as gojë të përmendësh fjalën “diktaturë komuniste, krimi komunist” e të tjera shashka propagandistike që ia hidhni votuesit tuaj.

Shqiptarët NUK kanë qenë kurre “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, slogani më djallëzor i demokracisë.

Shqipëria nën diktaturë ka pasur njerëz të vuajtur e të dobët nga njera anë dhe kriminelë e fajtorë që i kanë duart me gjak nga ana tjetër, dhe sot në demonkraci ka krim pa ndeshikm.

Nëse nuk ndëshkohet krimi më i madh në historinë shqiptare, nuk do të ketë kurrë as paqe sociale e as rrugëtim të ndershëm demokratik drejt prosperitetit ai vend.

Dhe krimi nuk ndëshkohet me mbledhje e konferenca mbushur me slogane antikomuniste, por me marrjen zvarrë të individeve te denoncuar kriminele të Diktaturës në rrugen e duhur ligjore dhe me mjetet e duhura kudo qofshin dhe përballja e tyre individuale me ligjin për krimet e bëra.

Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama, Meta e vargani i politikanëve dalëboje!

32 komente në “Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama”

  1. Neutrino says:

    Hahahaha. Me cilët prokurorë o kopan? Ata të diktaturës? Sa ata e mbajtën Salën në pushtet edhe pas 97-ës. Nuk ja nxjerr sorra sytë sorrës.

    1. Ray says:

      Ju, ish te persekutuarit nuk mund ti vendosni kushte Bashes, sepse ju jeni pakica e pakices, sepse perbeni me pake se 1% te popullsise
      Nga ana tjeter, ju ish te persektuarit, perfituat gjithe privaticimet ne vitet 1992-1996 , ndaj beni mire te mbyllni gojen
      e te mos hani shume mut , se ju dolet njerezit me te piste te Shoqerise Shqiptare,
      Pasi ju bastarde pasi perfituat nga privatizimet i shkateruat te gjitha ato qe privatizuat duke i kthyer ne magazina dhe punetoret i ndoqet dhe i hodhet ne ruge

    2. Lala i Lushnjes says:

      Nazizëm e ka emrin kjo që thua o zhan i lalës. Si ideollogji komunizmin e diskretitoi Rama sa s’ ka ku vete më. Komunistë të vërtet nuk më.
      ” Komunistët e listës ,, së UDB – së i ke “heronj të demikracisë,, Na rrofsh për dimër o Gjyzel se behari na la shënden.

  2. Drejt,…..,por kerkon qe Luli te sharroje degen e pemes Ku eshte ulur…

    .

    1. Bureto says:

      Utopike, por si të gjitha utopitë shumë njerëz kanë qejf në mos ti pranojnë, t’i artikulojnë. Është vonë, shumë vonë zotëri. Populli ka shprehjen që, hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë. Dhe bota e qytetëruar e ka bërë katharsisin dhe i ka ndëshkuar kriminelët pikërisht në kohën e duhur.
      Le ti lëmë vështirësitë që ka utopia jote dhe për një moment ta pranojmë si një mundësi. E kujt t’ia kërkojmë ta bëjë atë? Lulzim Bashës?! Po a ka shtyllë kurrizore ai njeri për gjëra të këtyre përmasave?! Le që ai nuk hyn fare tek vertebrorët. Është molusk apo diçka e ngjajshme me ato që korçarët i quajnë ligavec. Me dhimbje, por të vërtetat duhen parë në sy dhe duhen thënë ashtu si janë objektivisht! Përtej dëshirave.

  3. Li pazari says:

    Qenke kokrra e ka……t me kto qe ke shkruajtur,ndrro planet o bole se te paska bo keq covidi

  4. Korabi says:

    Shumica e juaj(ish te perndjekur)keni 30 vjet qe i lepiheni per nje kocke komunistit dhe kriminelit Sali Berisha,tani ti i kerkon llogari dhe ve kushte nje askushi si Lulzim Basha,marionet e shpellarit nga Vicidoli. Kjo tregon qe ne 30 vjet ti dhe ata si ti nuk keni mesuar asgje, vazhdoni te jeni skellever te PD-es dhe kryetarit rel te saj Sali Berisha.

  5. Vjola says:

    Po ti qenke me gjakatar se ata qe shani o derdimen . Me mllefe e inate nuk fiton kurre .

  6. Kushte te veshtire…..kerkon qe Luli te sharroje degen e pemes ku eshte ulur….

  7. Angjelini says:

    Perderisa nuk e perfshin fare Sali Berishen si personin e pare qe duhet arrestuar per krimet para dhe pas komunizmit as qe e keni serjosisht pastrimin e politikes. Jeni te mbaruar.

  8. Jari says:

    Pse i luteni Bashes apo e ke vetem sa per shantazh,perse nuk krijoni vete nje parti me keto objektiva dhe shikoni sa perkrahje keni, dhe shtoni ndonje objektiv tjeter si pershembull kush i vodhi pronat e shqiptareve keto 30 vjet ,ti kapin kudo qe te jene dhe te japin llogari, dhe a ndjejne pergjegjesi keta te persekutuar qe zune shume skuta te pushtetit pa asnje gram shkolle vetem per ti sherbyer komunistave demokrate dhe per te rjepur shtetin dhe per ta katandisur keshtu.

  9. Ndroqi says:

    Jeni mjerane,i kerkoni llogari atij qe nuk e pjerdh kush per vendime te medha,ne pd sundimtari absolut eshte Sali krimineli,dhe jo Lul teveqeli, por ti dhe soji yt keni qene bishti i Saliut keto 30 vjet,dhe tani ne vend ti bini gomarit I bini samarit.

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Përdorni komunizmin si gogol, ju që ja keni kaluar një milion herë atij.
    Shani “Bllokun”por ai duket si stan dhishë në krahasim me Lalëzin??

  11. pjeter says:

    Une nuk e di! po kush eshte e djathta reale ne shqiperi o Gjyrez??!!!Pse nje i persekutuar qe kundershtonte diktaturen atehere, duhet te jete me patjeter i djathte sot? Ku bazohesh ti? Pse te gjithe ata te persekutuarit e
    djeshem te diktatures , kane qene te persekutuar sepse kishin nje mendim djathtist?Ku je aq i sugurt qe nuk ka pasur te persekutuar,edhe pse kishin bindje dhe ide me te pershtateshme me nje fare barazie shoqerore,u pesekutuan per arsye te tjera nga diktatura,automatikisht per ty duhet te bejne pjese tek e dhathta reale?Ku je aq i sigurt qe nje i persekutuar politik idiktatures te mos kerkoje drejtesi per te kaluaren e tij dhe te jete po i majte?pse te gjithe te majtat,jane diktatura o Gjyrez. Ne fund fund te fundit,c’do te thote te majte e te djatthte politikisht o Gjyrez? Dhe si i pasqyron realisht ne shoqeine shqiptare ti?Personalisht do mendoja,dhe do ja beja vetes te gjitha keto pyetje para se te shkrepja idera per pakte luajale me te djathta reale.Idealin demokratik ne fillimin e viteve 90, e donin shumica derrmuese e shqiptareve,sot nuk jane te zhgenjyer vetem te persekutuarit.Sot e ashtuquajtura e djathte ka pas e ka ne gjirin e saj,hajdute kriminele,antishqiptare,tradhetare te kombit,ku nuk ben diference me nje pjese te mire te ashtuquajtures te majte. Per mendimin tim eshte shume e ngaterruar te diskutosh me te djathte e te majte nder shqiptare,eshte me thejsht te idendifikosh problemtet te zhveshura nga keto koncepte ,qe nuk kane lidhje me realitetin tone.

  12. Burgajeti says:

    Ke harruar piken me kryesore zoter,e cila permbledh midis te tjerave dhe keto pyetje si me poshte:
    Kush i ripersekutoj ne keto 30 vjet shtresen e persekutuar prej monizmit?
    Kush mashtroj dhe u pasurua ne emrin e saj?
    Kush i la rrugeve pronaret e vertete duke i quajtur ish pronare dhe hajdutet i ka thirrur pronare?
    Kush e perdori ne sherbim te saj ate pjese te shtreses tuaj,e cila fatkeqesisht ishte bashkepunuese me sigurimin e shtetit?
    Ja pra,pa i vene koke midis te tjerave edhe ketyre pyetjeve,nuk ka Lulzim Basha qe te te zgjidhe kerkesat e tjera te tua dhe atyre qe jane mbas ju.
    PD-ja e Sali Berishes me kete ne krye,eshte ajo dhe e vetmja,e cila i vuri kazmen Shqiperise dhe ka ne duart e saj pjesen me te madhe te pasurise tone materiale dhe monetare.
    Nuk jane mbrapa dhe pjese e te majtes e cila ka pergjegjesine e bashkepunimit te hapur apo te fshehte me PD-ne dhe perfituese edhe pjese e lidershipit te saj nga kjo pasuri.
    Besoj se edhe kerkesa juaj con uje ne drejtim te shmangjes te pergjegjesise te ketyre 30 viteve,duke kerkuar ndeshkimin e atyre qe kane vite qe kane nderuar jete…
    Jo zoteri,fillojeni nga te sortmit dhe do arrini dhe tek te djeshmit.Pa ndeshkim te te sotmeve,nuk hapet kurre rruga per te djeshmit.

  13. Bobi says:

    Luli nuk ben dot shurren pa kerkuar leje me sms kurse ti i kerkon gjera qe as sja ka rrokur imagjinata e jo me te kete aftesine te enderroje tja thoje kte gje saliut.
    Hahaha kokerr bufi qe i drejtohesh lulit.
    Sa per ty ti kto qe kerkon ke per ti arritur kur te shikosh ndonje gomar pa floke.

  14. Shvejk says:

    Muhabet Gjyzelesh.

  15. Noli says:

    Pas 30 vjet ndryshimi te sistemit kerkohet te kthehemi tek lufta klasave. Me ish komuniste e ish antikomunisre dhe deri fashiste e antifashiste. Shume e vjeter dhe e tejakuar ne kohe.
    Vendi ka nevoje per zhvillim dhe problemet jane pronat, drejtesia, korrupsioni e tjera ceshtje dites jo te historise.

  16. Bravo , ke qelluar ne shenje !
    Po ti nga vjen apo nga Hena ,nuk e di qe SHQUP i eshte Toke e XANUN , c’pune ke me Lulin , ai s’po kerkon vota per vehte ?!!!

  17. Olimpia says:

    ,, Gjyrez,, je primitiv mesjetar… Nuk ka dhe patur te djathte shqiptare… Dhe PD eshte nje turme trbalo fashiste ashtu sic je edhe ti. Le te shpresojme per nje te djathte moderne nga keto grupimet e reja. Ti Gjyrez ke mbetur akoma ne 44..n
    Ti nuk ke idene se cdo te thote e djathte moderne. Nderkohe te thote mire nje komentues, krijo nje parti dhe realizo programin tend mesjetar. Por ke haruar nje gje te, vogel.. Per shume aresye qe nje primitiv si ty nuk mund ti kuptoje, shqiptaret jane dhe do te jene shumice dermuese te majte. Edhe ne Kosove dhe MV po shkohet ne kete drejtim.Kuptojeni realitetin dhe mos fantazoni.

  18. Pensionist says:

    Për të qeshur dhe për të qarë, jeni bërë të tërë!
    Keni vota ju?!
    E djathta shqiptare, ish horrat e Stambollit dhe bashkëpunëtorët e fashizmit vënë kushte! Hapu, o dhééé!
    Flasin për krimet e “komunizmit”! Ishte shtet, more idiot!
    Për 30 vjet ke bërë aleancë me komunistin më sharlatan, salehzagarin dhe tani pjellës së tij i vë kushte!? Dëshmitarët e krimit komunist ishin gjallë, çfarë bëre ti deri tani? Përse nuk ngrite padi në prokurori? Sepse keni shkelur ligjet e kohës, ndihmoje pushtuesit dhe luftoje luftetaret e lirisë -More paratë nga taksat tona, tu mbaruan paratë, tani prapë me kumunizmin do merremi?!
    Zotëri! Luli është pjesë e bandës vrastare tok me salehin vjedhës, shkatërrues, dallaverexhi dhe gjumash. Çfarë pret ti nga ky njeri?! Vetem ti nuk e di. Të gjithë shqiptarët e dinë. Aty mbahu, tek luli…

  19. 001 says:

    Me shume dem ka Bere PD me sali prostituten dhe lulzim Pederastin ne 30 vite sesa komunizmi ne 50 vite mor bij bushtrash
    Shkrimi jot si kur e ka Bere fahri bolja

  20. xhoxhi says:

    Ky qënga çna qënka.Të arestojmë në tërë botën ata që kanë dënuar në diktaturë.Po pse o gëdhë ata prokurorë kanë faj apo ata që thyenin ligjin?Pse flisnje e shaje Enverin?Ne nuk flisnin rinim dëgjonim duartrokisnim dhe me mend e shanim me rënjë e me degë Enverin.Askush nuk deshte të jetonte ashtu me ligjin agjitacion e propagando po ja që ai kishte çelsat dhe bënte si të deshte me ne.Po të thuash të ndjekim gjithë ata që kanë bërë krime nuk më duket e drejtë dhe as që realizohet.Të mbledhë na thotë të burgosurit politikë dhe të marë vota.Hajde kokë meshinkë hajde.Kush ka qënë në burg e di se kush ishte brënda.Ju të burgosurit pse nuk bëtë një parti dhe të dilni në votime?Po kush ju voton juve more që morët gjithë pasuritë e vendit në emër të lirisë.Kot zgjaten se e di që skeni mbështetje në popull.Në europën lindore kështu është vepruar?Të burgosurit bëjnë ligjin ?Askush nga ne nuk e deshte Enverin por ama nuk na e mbante ta shanim në kafene.Ai nuk të dënonte se dëgjoje muzikë të huaj por po të theshe dëgjova atë këngë të huaj në tren edhe të arestonte sepse kështu e kishte bërë ligjin si sot që po vodhe futesh brënda.Prandaj lërini këto gjëra dhe shtrojuni punës se ska rrugë tjetër për ju.

  21. Dull tropoja says:

    Eh more Gjyzel me ate heqjen zvarre dukesh kacagjel.Kriminele te komunizmit apo fashizmit ajo heqja zvarre eshte kriminale njesoj.

  22. Noc Rroku says:

    Qok Gjyzel,i perkas nje familje te presekutuar ne tre breza.Per mua fitorja me e madhe ka qene renja e komunizmit.E kam ndjer dhe shijuar para se te binte.E kam votuar njehere PD edhe pse nuk fitoj.Pas humbjes pashe te dilnin te benin fushate,komuniste,nga ata me te ndyret dhe cfare eshte me e keqja te tere spiunet.Pas nje viti fitoj,kesaj radhe pa voten time dhe kurre se votova me,dhe pashe se si favorizonte krahun e kundert shume me shume se votuesit e tyre.Kam ndjekur jeten time ashtu sic ti ke ndjekur tenden.Sido qe te jete me 25 prill eshte ende ftohte ne Kanada e vota jote ftohet ne tajare deri te vije te Luli.

  23. Elton says:

    Ik ere Pirdhu me gjithe komunistet dhe viktimat e komunizmt qe kane vdek te gjithe. kishit 30 vjet kohe me u marre, i hongret mutin Byrose .
    Tani Basha te shohi a ka mundesi per rritje ekonomie qe te mos jeme me te mbaruarit ne Europe.,
    Se vallaj un ngrejt Enveri prej varrei, shkoj e votoj dhe njehere. se i pashe car muterish erdhen pas tij

  24. zoga e vodices says:

    O i pjerdhur qe dukert qe je koqe kandari kujt ja kerkon ti keto lulushit qe vrau 4 kater protestues me duar ne xhepa, ti thua qe ti marin zvare dmth do nje diktatur tjeter pra jo shtet ligjor o kastravec pa fara.

  25. iksi says:

    O Gjyzel gjysagjeli , po 1997 ten ku po e len , po 1998 ten , po Gerdecin , po 21 Janarin , po marrveshjen e detit , po rrugen e komit . Po shkatrrimin e ndermarrjeve kooperativave , vjedhjen e tyre po shkatrrimin e ushtrise dhe shitjen e armeve e municjoneve . Te gjitha keto kuj do ja ngarkosh edhe keto komunistat ti kan bere dhe ata duhet denuar . O Piklish , ti qenke rrot fare ti dashke rrahur persembari se na hiqesh si trim .

  26. Bashkatdhetari says:

    Ky spurdhjaku i Gjyzel Hasanit perpara se te beje kete thirrje dhe te i ve kushte Bashes duhet te flas per babain e tije qe sic e din gjith Peshkopie ka qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit dhe mesues,po ashtu.prandaj mos u lodhni kot me komente per te,nuk ja vlen as per idete qe paraqet,shkrim koti.Lul Basha po te doi te verifikoi te Autoriteti i Dosjeve atje gjene te verteten e babajt te artikullshkruesit..tung tung

  27. TNT says:

    Nje nga ata qe duhet denuar e distancuar eshte babai Andi Bushatit ose dhenderi Hysni Kapos gjithashtu Agim Nesho nje bllokmen i diktatures qe sot eshte krahu djathte i Lulzim Bashes se mbaruar turpit kombit. Kastriot Islami dhe komunisti Balliu…. Ka shume po keta jane qe i shef ne TV dhe te SHQUP cdo nate…

  28. Kodra mbas bregut says:

    Pse I thu PD krijoni nje, parti tuajen dhe, merreni votat dhe shikoni sa, ju vlen lekura. Varni njesoj sic I varte Enveri. PD ska as dhe nje lidhje me te persekutuarit. Jeni nje gazeta koti.

  29. Koti says:

    O gjysma gjel, kanë kaluar shumë vite dhe tani janë fëmijët e ish komunisteve, por ti ke qenë duke punuar i mbyllur në ndonjë magazinë në Kanada dhe nuk e ke marrë vesh që ka ardhur viti 2020. Nëse, sipas teje të tërheqim zvarrë këta fëmijët e ish komunisteve, po ju fëmijët e ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit çfarë t’?u bëjmë??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje