Kreu i PAA, Agron Duka është i pari politikan i opozitës që beson te reforma në drejtësi pas asnjë pretendim.
Gjatë emisionit “HARD TALK”, Duka deklaroi se beson pa asnjë dyshim te kjo reformë si pjesë e impenjimit të investimit të ambasadës amerikane dhe shtetit amerikan.
Duka tha se beson edhe te vendimet e Gjykatës Kushtetuese që tashmë sapo ka arritur të ketë kuorumin e saj.
Nuk është puna të përmbysë, është puna të bëjë drejtësi. Unë besoj natyrisht se është shumë e vonuar është. Unë besoj dhe shpresoj të drejtësia që do japë kjo Gjykatë.
Te procesi sepse unë anëtarët nuk i njoh personalisht se kush janë. Pavarësisht se zgjati, mënyra e selektimit të tyre duket sikur u bë e rregullt dhe pasha që ata kanë sot dhe për të ardhmen e Shqipërisë, është shumë e madhe kështu që nuk besoj se mund të ketë ndër ta njerëz që mund të shohin vendimet e tyre me prioritete politike apo leverdi personale.
Patjetër. Unë besoj dhe shpresoj se do merret një vendim i drejtë.