Dy familje në Maminas hyjnë në shtëpitë e rindërtuara, Ahmetaj: Shteti ndërmori të gjitha masat

25 Dhjetor 2020, 17:16Politika TEMA

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shijakut Elton Arbana kanë vizituar dy familje, të cilave iu është ndërtuar shtëpia e re, pas prishjeve të banesave të tyre nga tërmeti.

Ahmetaj në fjalën e tij tha se qeveria ka bërë gjithçka që banorët e prekur nga tërmeti të kenë shtëpi të re, duke shtuar se premtimi është mbajtur.

“Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindljeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën. Shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 Dhjetorit në shtëpitë e reja.

2 komente në “Dy familje në Maminas hyjnë në shtëpitë e rindërtuara, Ahmetaj: Shteti ndërmori të gjitha masat”

  1. Me kujton propaganden e PPSH,do te mjaftonte vetem dorezimi i çelesave dhe urimi ta gezoni shtepine.Kaq do te ishte mjaftueshem.

  2. tropoja says:

    te paçim o xha braho e te na e rruaç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje