PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…

25 Dhjetor 2020, 16:30Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Historiani dhe ish-deputeti Romeo Gurakuqi zgjodhi fundvitin për të reaguar ashpër për komisionin, i cili përzgjodhi kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Me justifikimin e drejtë se nuk kishte marrë përgjigjen e duhur për përjashtimin e tij, ai e bëri ankesën e tij publike. Por, me një gabim jo të vogël taktik, kur i cilësoi me disa nga atributet e kaluara, anëtarët e Komisionit Vlerësues.

Në momentin ku është në fuqi një komision dhe ti futesh në vlerësimin e tyre, atëherë duhet të presësh dhe verdiktin, cilido qoftë ai. Kjo e fundit mund të jetë e hidhur, krejt e papranueshme, por gjithsesi, ke qenë pjesë e procesit. Që e kaluara nuk bën krenar shumë nga personazhet tona, kjo nuk është një gjë e re, por përdorja është e tejkaluar, nëse t’i ke qenë pjesë e këtij formacioni politik. Rasti ynë ka ngjashmëri me atë që lidhet me përballjet e personazheve tona.

Jozefina Topalli, e para grua e këtij formacioni, që pati postet më të larta në vend, nuk i shpëtoi dot po ashtu anatemës për kryetarin aktual të PD-së dhe mënyrën sesi ai po e drejton kauzën e tij për të drejtuar vendin. Edhe asaj, njësoj si Romeos, iu turrën shumë personazhe, disa që kanë arritur rangjet më të larta të shtetit tonë. E dhimbshme përdorja e dosjeve dhe loja e ndyrë që kanë bërë PS dhe PD, përgjatë të gjithë kohëve me tw dhënat e tyre.

Kjo nuk i shpëtoi dot të dy personazhet tona, që megjithë kontributin e tyre të ndarë, në nivele të ndryshme, bëjnë pjesë dhe i shtonin një element identitetit të PD-së, që tashmë është bjerrur krejtësisht. E para nga mungesa e koherencës së vlerave që trashëgoi nga PD-ja e dikurshme dhe e dyta nga gjuha e komunikimit, që është bërë kaq e urrejtshme.

Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen me riciklimin e Jozefina Topallit dhe Romeo Gurakuqit, formacionit të Patosit, në këtë stad që është demokracia shqiptare dhe rruga e PD-së, është luks të përdorësh gjuhën e urrejtjes dhe fantazmat e dosjeve, që i mbani Ju BIGBROTHER-sat për shantazh dhe ku të vjen për të qeshur se ata që kanë qenë në atë sistem të kërcënojnë më shumë. PD-së i duhet çdo mundësi, çdo energji, çdo element ndihës për të riardhur në fuqi. Ndaj, lufta ndaj anëtarëve të saj, ca më tepër ish-deputetëve jo vetëm nuk është normale por ngjan dhe e tepruar.

Kjo edhe duke mos i justifikuar disa nga akuzat që këta të fundit kanë bërë ndaj PD-së. Me pak fjalë, është luks të mbash larg Romeon, Jozefinën, Patosin etj., kur e vetme PD, nuk e merr dot kalanë që ka ngritur Rama and &. Ka një kriter për të ruajtur masën, që trashmë i duhet shumë PD-së, dhe kjo lidhet me dinjitetin dhe sesa individwt e këtij formacioni janë të ndërgjegjshëm. “Dinjiteti nuk konsiston thjesht në pasjen e nderimeve, por në vetëdijen e duhur që ne i meritojmë ato”, shprehej dikur Aristoteli. Ndaj, ish-presidenti dhe të tjerët përpos të tjerave, duhet të kuptojnë se javët po pakësohen, por jo aq sa për t’i bërë vite të qeta drejtimin e vendit Edi Ramës.

14 komente në “PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…”

  1. Vjosa.al says:

    Po cfarë flet kështu more zoti Andoni?
    Po qënke i marrë more zoti Andoni!
    Po qënke i verbuar more zoti Andoni!
    Po qënke pa kujtesë more zoti Andoni!
    A nuk i njohin shqiptarët zuzarë të tillë si Romeo Gurakuqi, arrivistë e mashtrues si ai, ordinerë si ai që edhe me diplomë profesori historie fallsifikon historinë dhe ndyn publicistikën tonë me shkrime tendencioze dhe jo profesionale.

    Po zonjën Jozefina Topalli more zoti Andoni a e ke harruar se si e drejtonte parlamentin si stalinists dhe terroriste, me një gjuhë vulgare rrugaçërie dhe jashtme çdo norme parlamentare?

    Nëse vërtet nuk e ke per pesë fatin e Shqipërisë zoti Andoni dhe të ha malli vetëm për rikthimin dhe rigjenerimin e PD-së dhe rimarrjen prej saj të pushtetit më së paku, gjej për të na kujtuar figura të tjera të linçuara, të larguara apo të dëbuara prej saj më pak të inkriminuara dhe të diskredituara se Topalli, Gurakuqi e të ngjashmit me ta.

    Sepse, megjithë neverinë dhe përbuzjen që kam për Bashën, megjithëse kurrë nuk do ta kuptoj se si mund të jetë kandidat për kryeminister një vrasës dhe subjekt i drejtësisë si ai, një dështak klasik në çdo funksion ku e ka vënë mentori i tij Berisha, megjithatë, megjithatë, i detyrohem këtij Bashës një falenderim të madh:
    Faleminderit zoti Basha që e pastrove politikën shqiptarët nga krrimba dhe hijena të tilla si Jozefina Topalli dhe Romeo Gurakuqi.
    Të tilla figura vetëm e shkatërrojnë të ardhmen e vëndit.

    1. Tirana says:

      Ben Andoni me ze te ngjirur kerkon te mbeshtetesh fort PD, analizon me ze te lart pozicionin e saj te prespektives por e di dhe vet qe jane genjeshtra per krishtlindje.

    2. Shenjestra says:

      Vjosa.al,Dakord me ju.Nuk i heq asnje presje komentit tend.

  2. Dashi says:

    PD parti rruspije tipit Grigja Suma Salianusi TURP

  3. Pipistreli says:

    Topalli nje figure e diskretituar deri ne neveritje,nje grua harbute kur ishte ne pushtet,c fare mund te sjelle te re kjo femer,asgje vec te thelloje abuzimet e meparshme.

  4. Dee says:

    Trap liqeni, paske hall te modh te vije PD ne pushtet! O ” analist” i varur?.

  5. Pragmatisti says:

    Posht ERION VELIAJ krye SHEJTANI me dy fytyra njeri me I degjenerua nuk e ben nena ka filluar mert me gjera te dyshimta ne interes te tij .kur te vijne dita e votimeve me mir votoni per qent e rugeve per asnje politikan jane plera pa perjashtim…

  6. Nafia says:

    Ky Ben Andoni me duket si zvaranik,ose me sakt keshtu me eshte dukur gjithmon!

  7. Vera says:

    Z Andoni o Ben Luzati, ty te kam pare nje lab dredharak, turp qe fut ne nje thes PD dhe PS per perdorimin e dosjeve. A mund te faktosh ketu rastet kur PS ka perdorur dosjet per te sulmuat te vetet. Je kokrra e legeni se do te hiqesh si i pa anshem, po je nje krim nje zvarranik pa shtylle kurrizore.

  8. Pensionist says:

    Z. Andoni, nuk ka krahasim midis një partie politike dhe një bande të fragmentizuar. Vetë kaq mund të shkruaj për mendimin tuaj…

  9. Patrioti says:

    P.D dhe P. S duhet tI hiqen qafe shqiperise 30 vjet P.D dhe P.S kemi patur po te ishin per popullin nuk do ishim ne kete gjendje politikanet te pasur nuk din se sa pasuri kane pa perjashtim kurse populli mezi kalon muajin me buke rofshin emigrantet se po te ishte per politikanet dallaverexhijne do kishim vdekur me kohe .prandaj mos votoni per keta plera pa perjashtim.

    1. Mik says:

      Patriot.
      Fillone patriotizmin tend me mesimin e gjuhës shqipe, sepse e paske bastarduar fare. Jo per gje, por te kuptojme mire se çfare ke shkruar.

  10. Koco says:

    Zonja Topalli fal aftësië , përvojës , qytetarisë e fisnikërisë është , Lulëzimi është kilometra drite larg politik bërjes dhe besueshmërisë , tashme eshtë veçse një Mushtulluk një Kungull i provuar . subjekti politik që përfaqësohetnë kualicjon me Patozin e të tjerë që pritet ti bashkëngjiten , kam bindjen se do Votohen jo me pak se 20% nga votuesit e djathtë e perkëthyer do me thëne jo më pak se 12 mandate .

  11. Popull dele says:

    Nuk e di pse Jozefina Topalli = Nexhmije Hoxha =. Njashmeri…
    Ndersa Lulushka Lulzim Basha =. Diktatori= Enver Hoxha…
    Sali=Serbi=Berisha=Itleri….etj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje