Nevina Shtylla, një nga vajzat e ekranit shqiptar sot ka rrëfyer për herë të parë se si e ka përjetuar përballjen me famën në fillimet e saj.
Rubrika e sotme “N’fermë” e emisionit “E diell” moderatorja ka treguar se ishte shumë e vogël kur u shpall “miss” dhe e gjitha kjo për të ishte e papritur.
Nevina ka pohuar se është bullizuar jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga disa mësuese.
“Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha edhe në moshë shumë,shumë të vogël.
Çohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë çdo ditë.
Mundohesha t’ia shpjegoja dhe prindërve. Ndoshta me këtë tipin tim të rezervuar nuk jam shprehur aq sa duhet, por realisht e kam superuar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.
Kam patur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht.
Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati, gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bullizëm.
Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshme”- ka treguar ajo.
Armiku i femres eshte vete femra.Femra eshte nje qenie e cila eshte veshtire per tu civilizuar ne jeten civile. Sado komunizmi krijoji mitin e femres sic ishte “Gruaja force e madhe”. Ose sot mundohen disa organizate qe ta bejne femren me zor te barabarte me burrat. Vetem se po bejne nje vrime ne uje. Femra eshte nje qenie emocionalisht e brishte e pafuqishme intrigante dhe xheloze. Arma dhe fuqia me e forte e femres jane intrigat dhe lotet e krokodilit.
Shko mos na rruj trapin, hajdare. Eshte ber ne miode vete-viktimizimi sot, kush tna haoi barkun me shume