FOTOT: Arkeologët zbulojnë "fast food-in" antik në Pompei

27 Dhjetor 2020, 13:25Lifestyle TEMA
FOTOT: Arkeologët zbulojnë "fast food-in" antik në

Pompei, një nga pasuritë më të jashtëzakonshme të trashëgimisë botërore UNESCO, vazhdon të surprizojë botën.

Së fundmi kanë dalë në dritë pamjet e një dyqani ushqimoresh rrugore, që tregojnë dy rosa të varura nga këmbët, një gjel, një qen të lidhur dhe që duken sikur janë pikturuar në 3D. Ambienti pothuajse i paprekur i një Termopiumi, një dyqani ushqimesh rrugore, me pjata të të gjitha llojeve, nga kërmijtë te një lloj “rizoto”, është zbuluar në Pompei.

Një zbulim që kthen një fotografi të pabesueshme të ditës së shpërthimit dhe hap studime të reja mbi jetën, përdorimet dhe ushqimin e pompeianëve.

Ajo që është për t’u habitur është zbulimi në enët e Termopoleve të gjurmëve të ushqimit që shiteshin në rrugë. Ishte zakon i pompianëve që të konsumonin jashtë ushqim dhe pije të nxehta. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Pompeit po studiojnë materialin për të verifikuar se sa ky zbulim mund të zgjerojë njohuritë mbi zakonet e të ngrënit të epokës Romake.

“Një fotografi e asaj dite katastrofike”, komenton drejtori i Parkut Arkeologjik Massimo Osanna, i cili njofton se: “Do të jetë një dhuratë e Pashkëve për vizitorët”.

Ministri i Kulturës Franceschini vlerësoi frytin e punës në ekip në Pompei në vitet e fundit:

“Një shembull i shkëlqyeshëm për rimëkëmbjen e vendit”.

“Me punën ekipore, e cila kërkonte standarde legjislative dhe cilësinë e njerëzve, sot Pompei po i tregon botës një shembull të mbrojtjes dhe menaxhimit, duke u kthyer në një nga vendet më të vizituara në Itali ku kryhen kërkime, gërmime dhe bëhen zbulime të jashtëzakonshme si ky”, shtoi Dario Franceschini.

Punimet e javëve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe të gjithë mjedisin e tavernës, me banakun e saj të zbukuruar në mënyrë të hollë dhe në formë L dhe vazot me mbetjet e ushqimit dhe pjatat e gatuara që pompianët i konsumonin në rrugë.

Jo vetëm kaq, po aq i rëndësishëm është zbulimi i mbetjeve të dy burrave dhe skeleti i një qeni. Një nga viktimat, një burrë  rreth të 50-ve ishte shtrirë në një ahur në pjesën e pasme të dhomës dhe mund të kishte vdekur nga shembja e papafingos. Mbetjet e tjetrit u gjetën në një vazo të madhe dheu, përveç njërës këmbë që ishte afër banakut. Sipas arkeologëve, mbajtja e fshehtë e skeletit të dytë mund të jetë vepër e ekskavatorëve “ndoshta nga shekulli XVII” të cilët kishin gërmuar një tunel pikërisht pranë kësaj ndërtese.

Restaurimi është ende në proces dhe puna vazhdon edhe në laboratorë, ku analizat edo të shoqërohen nga të tjera për të mësuar përmbajtjen e enëve të mëdha prej balte dhe për të pasur më shumë informacion mbi eshtrat e viktimave.

Së shpejti, kjo pjesë e gërmimeve të reja do të jetë e hapur për vizitorët:

Pompei është qyteti romak që u fundos nga shpërthimi i vullkanit Vezuv 2000 vite më parë (viti 79 pas Krishtit).

2 komente në “FOTOT: Arkeologët zbulojnë “fast food-in” antik në Pompei”

  1. Scutari says:

    Me vjen inat se kemi pasur afer qyteterime si roma apo athina dhe nuk kemi qene te afte te kopjojme menyren e jeteses se tyre!!

  2. Erdogan says:

    E ke patur zoti Skutari,por ahu dhe cmira kunder Grekeve ne emer te nje Pashalleku te “pavarur” turk deri ne Preveze.
    Ky shtet (state) i quajture Arnautia apo Albania dhe jo Epirot (ashtu sic ishte “Heroi tuaj Jeorgios Kastriotis) te krijuar (criate) nga Turq Deputete te Parlamentit turk si Ismail Bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet etj tregon shkeputjen nga Identiti mijera vjecare Greko Ilyre nga njerez me Emra turq,me kulture Arabe,veshje Arabe etj.
    Kurse pjesa tjeter (ecetera) mbeti me Identitet (identity) Greke.
    Kush ju pengon ta quani Stambollin Kostantinopol ashtu sic quhej perpara se te pushtohej nga Osmanet ne 1453 nga Kastrioti dhe gjithe banoret e ketij Kombi te Lashte te pakten (poco) 1100 vjet Perandori Greke Bizantine?
    Bile meqenese pretendoni se jini Ilyre por fatkeqesisht u turqizuat, pse nuk Nderoni Figuren e Perandorit Greke Megas Kostantinos me Kostantinopolis?
    Ketu del qe Kostantini ishte Greke se mbiemri e kishte Greke Xlloros (i bute shqip) dhe shume Perandore te Romes nga Ilyria nuk kane lene as edhe nje dokument historik qe te deklaroheshin “Skiptarevapo Arnaut”.
    Nga kush do kishin frike Perandoret?
    Keto deshmi jane te vertetuara (vero italisht) dhe te pa contestuara por te pa kuptuara (kapito) nga Ignoranca dhe Idiotesia tuaj.
    Vete gluha (glosa) e copjuar (copy) nga te gjitha gluhet perreth dhe braktisja e asaj Grekes te folur per sekuj (sentury) te tere qe ne lashtesi dhe e skruar (and scrive) ne fillimet e sekullit te 20te me Alfa-Beta latin ne Kongresin e Monastirit ne 1906 eshte fact i pa-discutueshem (discas) historike.
    Este fact historik zoti Skutari (Skoder) qe shumicen e Toponimeve te lashta Greke ne Epir dhe Ilyri ju turqit dhe katoliket e Papes te vetequajture Albanians i kini ndryshuar qe nga;
    Epidhamnos ne Durrazo
    Skutari ne Skoder
    Agi Saranda ne Sarande
    Moskopolis ne Voskopoje
    Agios Vasilis ne Bregdet ne Shen-vasi latinisht
    Tripolis ne Tropoje
    Kostantinopolis ne Kostantinopoje apo Stamboll
    Karavo stasi greq Stacion Varkash ne Karavasta
    Bylos ne Ballsh (Bylis)
    Adhrianopolis (qitet i Adrianit) ne Ederne turqisht.
    Argjiro-kastros ne Gjirokaster
    El-basan emer qyteti i quajture nga Sulltani dhe “cuditerrisht i pa ndryshuar) akoma (ancora).
    Buthrotos ne Butrint
    Episkopi ne Peshkopi
    Emathia ne Mat
    Ilisus ne Lezhe
    Smirna ne Izmir etj,e te tjera (ecetera).
    E di ty kush i ndron Toponimet historikisht?
    Pushtuesit dhe Varvaros (barbaret).
    Prandaj mos e kerkoni fajin diku tjeter por tek Vetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje