Miratimi i vaksinës së Oksfordit: Shpërndahet nga data 4 Janar

27 Dhjetor 2020, 13:50Shëndeti TEMA

Mbretëria e Bashkuar do të prezantojë vaksinën e zhvilluar nga Universiteti i Oksfrodit në bashkëpunim me firmën e farmaceutikës AstraZeneca nga data 4 Janar, sipas planeve që po hartohen nga ministrat, raporton e përditshmja Telegraph.

Qeveria shpreson t’i japë dozën e parë qoftë të vaksinës së Oksfordit, që është licensuar tek firma AstraZeneca, apo të vaksinës së Pfizer, tek 2 milionë njerëz në 2 javët e ardhshme, sipas të përditshmes britanike.

Vaksina e oksfordit, që ka qenë dikur e para në garën botërore, pritet të miratohet nga rregullatorët e shëndetësisë në ditët e ardhshme.

Shkencëtarët kanë ngritur pyetje në lidhje me provat e vaksinës së Oksfordit, për shkak të një gabimi me dozat e ofruara tek vullnetarët. Në provën përfundimtare, është dhënë gabimisht gjysmë doze, ndjekur nga një dozë e plotë, ku të dyja kishin një efektshmëri në mbi 90%.  Regjimi normal me dy doza të plota, rezultoi vetëm 62% efektiv.

1 komente në “Miratimi i vaksinës së Oksfordit: Shpërndahet nga data 4 Janar”

  1. Ray says:

    Kjo Vaksine eshte njelloj si aramxhata ne kohe te Dulles, nuk ka efekt fare,

    Ndaj i thoni Rames te mos i harxhoj parate e Shqiptareve duke blere kete vaksine koti, qe nuk k asnje efekt
    dhe nuk te mbron aspak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje