AlbChrome, dhurata për 93 jetimë të qytetit të Bulqizës me rastin e festave

29 Dhjetor 2020, 15:36Sociale TEMA

Kompania Albchrome iështë përgjigjur kërkesës së Drejtorisë Arsimore të Bulqizës dhe ka dhuruar lodra për 93 nxënës jetimë me rastin e festave të Fund-Vitit.

I pranishëm nëaktivitetin e dhurimit, drejtori i minierës sëAlbChrome në Bulqizë, Mikel Demçe, u shpreh se ky është vetëm kontributi i radhës, në kuadër të përpjekjeve që kompania ka bërë dhe do tëvazhdojë të bëjë si pjesë e  politikave të përgjegjësisë sociale të Grupit Balfin. “Puna dhe sukseset e AlbChrome 7 vitet e fundit, janë ndarë dhe do të vazhdojnë të ndahen edhe me komunitetin, aty ku ka më tepër nevoja” – u shpreh ai.

Një muaj më parë AlbChrome kishte kontribuar në mobilimin e çerdhessë Bulqizës, ku 60 fëmijë do të kalojnë një dimër më të ngrohtë.

Mbështetja për rritjen e shëndetshme tëtë vegjëlve dhe edukimi i duhur për të rinjtë janë në qendër të kontributit social të AlbChrome për komunitetet. Këto kontribute në Bulqizë janë vetëm disa ndër shumë investime të shoqërisë në këtë qytet. Pavarësisht krizës së rëndë që ka shkaktuar COVID-19 në industrinë minerale, kompania do të vijojë të mbështesë komunitetet pranë zonave ku zhvillon aktivitetin, kjo edhe në kuadër të politikave sociale të Grupit Balfin, i cili vetëm gjatë vitit 2019 lëvroi rreth 500 mijë euro në përkrahje të komuniteteve të ndryshme ku operojnë kompanitë e tij, pa llogaritur donacionet për të prekurit nga tërmeti.

AlbChrome nuk e ka ndalur këto vite përkrahjen për studentët dhe gjimnazistët e Bulqizës, ku përveç shkollës së mesme profesionale “Asllan Keta” të qytetit që e vazhdon funksionimin me mbështetjen e saj, edhe institucione të tjera para arsimore përkrahen vazhdimisht, si kopshtet apo çerdhet dhe studentët më të talentuar që vijojnë studimet në Tiranë në Degën e Gjeologji-Minierave, mbështeten gjithashtungakompania me bursëtëplotë.

AlbChrome është pjesë e BALFIN Group, një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Lini një Përgjigje