BE jep 6.3 milionë euro për plehrat e Kukësit, Tropojës dhe Hasit

29 Dhjetor 2020, 11:10Sociale TEMA

Tre bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nënshkruan marrëveshjen për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian me vlerën 6.3 milion euro.

Venddepozitimi do ndërtohet në Kukës dhe do funksionojë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë të BE-së.

Kryebashkiaku I Kukësit Safet Gjici u shpreh se “ky projekt përveç se do të jetë një menaxhim i integruar i mbetjeve do të ndikojë edhe në ekonominë e verilindjes pasi do të gjenerojë edhe vende të reja pune”.

Kjo zonë e menaxhimit do grumbullojë rreth 6500 ton në vit deri në 12-mijë ton mbetje në vit, me një sasi mesatare vjetore prej rreth 8-mijë ton në vit.

Duke filluar nga 2021 dhe gjatë periudhës së planifikuar deri në 2033, rreth 30 mijë ton material të ricikluara do ndahen dhe do kalojnë për rickilim duke shmangur kështu depozitimin fundor të tyre.

2 komente në “BE jep 6.3 milionë euro për plehrat e Kukësit, Tropojës dhe Hasit”

  1. Vrkrt says:

    …tamam.
    Plehrat e Tropojs,Kuks Has.
    Por mos harroni edhe plenat e tjera nga Vllora dhe gjith shqipnija.
    Plena gjithanej..
    O shqiptar
    O komb plen

  2. Kaculi says:

    Ec aty safet gjici paske per te ber prape lek…se prap qelbur do e lini sic keni bere keto 30vite ps pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje