Koronavirusi, Rama: Vaksinimi në Shqipëri do të nisë në mes të janarit. Për të lypur për Shqipërinë jam ‘njësh’

29 Dhjetor 2020, 10:51Sociale TEMA

Kryeministri Rama u shpreh, këtë të martë, se vaksinimi ndaj koronavirusit në Shqipëri do të nisë në mes të muajit janar.

“Dua t’ju informoj që jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj hamendjesh dhe teorish, sepse faktikisht situata e përgjithshme është shumë domethënëse, sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raport kërkesë-ofertë.

Mbani parasysh një shifër, Italia, e cila ka nisur vaksinimin dy-tre ditë më parë, ka në dispozicion 9700 vaksina. Kjo ka qenë pjesa e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE-së dhe me popullsi të konsiderueshme. Ndërkohë, çfarë ka ndodhur në nivelin europian?

Pjesa e parë e dozave është ndarë mes vendeve dhe ndërkohë, iu është lënë vendeve të negociojnë me vende dhe palë të tjera për të ndarë nga paketa e tyre.

Nga ana tjetër, dua t’ju bëj me dije se kompanitë bëjnë marrëveshje, të cilat janë të lidhur me shtetet. Nuk ka një marrëveshje tani, e cila bëhet drejtpërdrejt me kompaninë dhe në mënyrë bilaterale t’i blen sipas asaj që ofron, por marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit.

Kur them shteteve, kam parasysh BE-në, si një entitet të tërë. Në SHBA, ka një ndalesë me një akt të presidentit, që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA-ja. I gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës së parë, pasi prodhimi do të rritet.

Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërç. Do ta fillojmë vaksinimin, brenda janarit.

Unë kam një tendencë që në mes të janarit do të fillojmë vaksinimin me mjekët dhe pjesën më vulnerabël. Jemi në diskutime edhe me AstraZeneca dhe Moderna. Besoj se shumë shpejt do të finalizojmë edhe marrëveshjen me Pfizer”, u shpreh Rama.

Për nisjen e vaksinimit muajin e ardhshëm, Rama u shpreh i bindur, duke shtuar:

“Më falni për modestinë, por për të lypur për Shqipërinë jam ‘njësh’”

3 komente në “Koronavirusi, Rama: Vaksinimi në Shqipëri do të nisë në mes të janarit. Për të lypur për Shqipërinë jam ‘njësh’”

  1. Gogogo says:

    Vazhdo kerko se jemi vend nevojtar. Do ja dalesh.

  2. Afrim says:

    Po mire a eshte me deshire apo me detyrim indirekt si po ndodh ne Spanje . Un si personel mjekesor familjarisht e kemi kaluar covidin e skemi deshire ta bejme vaksinen . Plus efektet anesore akoma sjane studiuar plotesisht . Nese ne nuk duam cdo ndodhe me vendin tone te punes ???

  3. Qinani says:

    Lypja,esht profesjoni me i leht dhe me i pakualifikuar.
    Ça ben lypsi ?
    Lypsi ben asgje.
    Sipas parrulles “lyp lyp se diçka do t japin”.
    Por nanjiher t japin karin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje