Figurat e shquara shqiptare që u ndanë nga jeta në vitin 2020

29 Dhjetor 2020, 12:29Kulturë TEMA
Figurat e shquara shqiptare që u ndanë nga jeta në vitin 2020

Shqipëria gjatë vitit 2020 ka humbur dhe disa personazhe të shquara të vendit.

Më poshtë do të gjeni emrat e figurava të shquara të cilët mbyllën sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Nexhmije Pagarusha

Legjenda e muzikës shqiptare u nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 86-vjeçare.

Xhevdet Ferri

Ikonë e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në janar, në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme pulmonare.

Evgjeni Harizi

Emri i shquar i kulinarisë shqiptare, Evgjeni Harizi, u nda nga jeta më 22 mars, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Gëzim Kruja

Ikona e komedisë shkodrane, Gëzim Kruja, u nda nga jeta më 5 prill, në moshën 80-vjeçare.

Rikard Ljarja

Aktori i shquar Rikard Ljarja u nda nga jeta më 20 prill, në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Maks Velo

Piktori, arkitekti, shkrimtari dhe studiuesi Maks Velo, u nda nga jeta më 7 maj, në moshën 84-vjeçare.

Avni Mula

Kompozitori i njohur Avni Mula u nda nga jeta në muajin tetor të këtij viti, në moshën 92-vjeçare.

Koço Devole

Aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare më 8 nëntor, pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen e tij shëndetësore.

Lumturi Blloshmi

Më 27 nëntor, Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Milto Vako

Më 10 nëntor, përmes një deklarate zyrtare, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njoftoi ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të dirigjentit Milto Vako.

Besim Zekthi

Mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, më 28 qershor.

Moikom Zeqo

Më 15 qershor, Moikom Zeqo, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.

7 komente në “Figurat e shquara shqiptare që u ndanë nga jeta në vitin 2020”

  1. Publius_Varus says:

    U prefshin ne paqe te gjithe.

    Zoti qofte me ta.

    Ngushellimet me te medha Shqiperise ne rradh te pare.

    1. qazim says:

      Eshte harruar nje nga regjisoret me te mire nder vite,Muharrem Fejzo,regjisor i filmave “Mesonjetorja”,”Nje emer midis njerezve”,”Kapedani”,”Gunat permbi tela” etj,regjisor,piktor,skulptor,grimjor etj.
      Te paharruar qofshin.

  2. xhoxhi says:

    Edhe pak vite sa të ikin talentet e “diktaturës” pastaj do shohim femrat lakuriq dhe artistë bashibozukë të demokracisë së leshit….

  3. Horri i Lanes says:

    I shquar Avni Mula???????!!!!!!!!!

  4. Horri i Lanes says:

    I shquar Koco Devole??????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    sa poshte ka rene shqiperia

  5. Horri i Lanes says:

    I shquar Koco Devole??????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    sa poshte ka rene shqiperia

  6. Doktori says:

    Or ti “Horri i Lanes” qe je sic ke vene nofken!!
    Koco Devole ,ndofta eshte me i madhi midis ketyre emrave!! Humori i tij ishte brilant!
    Natyrisht Muharrem Fejzo s’mund t e harrohet.Ishte midis te medhenjeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje