Riti arbëresh “Moti i madh” kandidon në UNESCO

28 Dhjetor 2020, 13:53Kulturë TEMA

-Uparaqit zyrtarisht kandidatura e kulturës jomateriale të Arbëreshëve të Italisë si Trashëgimi Kulturore Universale: propozimi i projektit “MOTI I MADH”përqendrohet mbi traditat Rituale të Pranverës 

Nga prof. Francesco Altimari  Presidenti i Fondacionit 

Këto ditë iu transmetua Komitetit Kombëtar Italian të UNESCO‑s propozimi i kandidaturës së riteve arbëreshe të pranverës, titulluar “Moti i Madh”, me kërkesën për t’u regjistruar si pasuri kulturore jomateriale e Njerëzimit.  

Në emër të Fondacionit universitar “FrancescoSolano” që ka bashkërenduar këtë nismëdhe që kam nderin të drejtoj, u shpreh falënderimin tim të sinqertë të gjitha grupeve praktikuese të traditave rituale arbëreshe për bashkëpunimin që na siguruan me aq bujari gjatë kësaj kohe të kushtëzuar nga pandemia. Letrat e aderimit – plot dyzet – përbëjnë jo vetëm një ndihmesë të çmuar që i shtohet punës përgatitore tekniko-shkencore për hartimin e projektit, por edhe një nxitje të mëtejshme për gjithë praktikën procedurale.  

Mbi bazën e veprimtarisë së përbashkët kërkimore dhe sensibilizuese që kanë kryer gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit mbi këtë temë katedrat albanologjike të universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos, Fondacioni ynë ka bashkërenduar, mes vështirësive të shkaktuara nga pandemia aktuale, një veprimtari të gjatë kërkimore në terren me synimin për të identifikuar, përshkruar dhe rindërtuar rrjetin e traditave rituale që përfaqëson visarin e përbashkët kulturor të Arbërisë dhe që, paçka se i lënë në harresë nga institucionet, është ruajtur vetëm falë angazhimit të drejtpërdrejtë dhe vendosmërisë së grupeve praktikuese aktive në gjirin e komuniteteve arbëreshe.    

Një falënderim të veçantë i drejtoj grupit të specialistëve të formuar nga studiues të albanologjisë, të antropologjisë, të etnomuzikologjisë dhe të historisë së kulturave që punojnë pranë universiteteve të Kalabrisë, të Palermos, të Salentos, të Venecias dhe të Milanos, përveçse nga ekspertë juristë dhe informatikanë, të cilët në frymën e vullnetarizmit të vërtetë kanë punuar pa u kursyer gjatë këtyre muajve të vështirë për të hartuar një propozim sa më funksional të kësaj kandidature.Me mua kanë bashkëpunuar: Matteo Mandalà, NicolaScaldaferri, MonicaGenesin, EugenioImbriani, GiuseppinaTurano, GiovanniMacrì dhe BattistaSposato. Në komitetinshkencor të projektit janë përfshirë edhe specialistë të tjerë, italianë dhe shqiptarë, çka konfirmon edhe më tej vlerën e madhe shkencore që ngërthejnë veçoritë kulturore arbëreshe për rindërtimin e bazës së lashtë kulturore të përbashkët të Europës sonë. 

Së bashku me gjuhën dhe letërsinë e pasur të arbëreshëve të Italisë, Vallet e Pashkëve, kremtimi i të vdekurve në traditën fetare lindore, praktikat sugjestive ceremoniale që lidhen me ritet e dasmave, por edhe këngët popullore arbëreshe – qofshin laike apo fetare (sidomos kalimerat) – sikurse edhe prodhimet tipike të artizanatit dhe kostumet e pasura femërore arbëreshe, prodhimet e endjes në avlëmend apo prodhimet ushqimore, qofshin ushqime rituale apo tradicionale, të gjitha këto janë disa nga shprehjet kulturore dhe rituale që bëjnë pjesë në propozimin e kandidaturës së kulturës jomateriale arbëreshe, e cila gjatë këtyre muajve të fundit është bërë objekt i vëmendjes dhe interesit të veçantë nga ana e Zv-Ministres së Pasurive dhe Veprimtarive Kulturore të Qeverisë italiane, me origjinë arbëreshe, dr. Anna Laura Orrico. 

Nuk mund të mos përmend këtu mbështetjen që i dha propozimit tonë FAI – Fondi për Ambientin Italian – organizmi më përfaqësues që vepron në Itali në nivel kombëtar në suazën e kulturës dhe mjedisit, çka u kurorëzua me nënshkrimin e një protokolli mirëkuptimi mes FAI dhe Fondacionit tonë për të bashkëpunuar në këtë nismë për regjistrimin e riteve, të dokeve dhe këngëve popullore të MOTIT TË MADH në listën e praktikave të frytshme për shpëtimin e trashëgimisë kulturore jomateriale, sipas konvencionit Unesco 2003. 

Në kuadrin e përgjithshëm të marrëdhënieve institucionale ndërkombëtare theksojmë veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme që na siguroi Ministrja ElvaMargariti dhe Zv-Ministrja Meri Kumbe, të cilat i falënderojmë përzemërsisht.  

Last but not least, kujtojmë këtu me kënaqësi të madhe se shumë shoqata dhe fondacione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare kanë shprehur interes për propozimin tonë dhe se këto kontakte të para na bëjnë të shpresojmë për bashkëpunime edhe më të frytshme në të ardhmen. 

3 komente në “Riti arbëresh “Moti i madh” kandidon në UNESCO”

  1. Fantastike says:

    …tradita te kulluara , te psterta, te pa njollosura nga islamqenizmi dhe bektashmuti oriental. Atu jane traditat bio , tek arbereshet.

  2. Agimi says:

    Respekt i perhershem per arbereshet.

  3. ben says:

    Arbereshet jane per tu admiruar pasi kane ruajtur te paprekur gjuhen, kostumet, menyren e jeteses dhe zakonet e te pareve tane. Ky admirim rritet po te kihet parasysh se ata jetojne ne nje vend si Italia, me nje kulture qe e kopjon e gjithe bota.
    Kam patur rastin qe te takohem me nje cift arbereshesh ne veri te Italise ne 1990-te.
    Ne ate kohe jetoja ne veri te Italise, Omegna, provinca e Aleksandrise (me vone u nda, prej saj dhe quhej provinca e Verbanias) Nje te diel, bie zilja e citofonit. E kapa receptorin dhe fola ne italisht se kush ishte. Nga ana tjeter nje ze burri me foli ne nje shqipe shume te cuditshme dhe me nje theks te padegjuar me pare.
    Kemi degjuare qe ju jeni shqipetar pe Shqiperie e deseroj meu pjek.
    Ky ishte kontakti im i pare me Gjergj-in (Xhorxhin) dhe bashkeshorten e tij Pina. Ne ate kohe ata ishin ne nje moshe rreth 70-tave.
    Per ta ishte problem i madh ruajtja e pastertise se gjakut nepermjet martesave, duke evituar martesat me italianet.
    Rasti tjeter ka qene ne Kanada, kur nje Italian, me te cilin kam punuar shume vite me pare, me tregoi se nena e tij ishte arbereshe dhe i jati Italian. Kishim kohe qe punonim bashke dhe asnjehere nuk me kishte thene se ishte gjysem shqiptar. Ajo qe me bente pershtypje ishte reagimi i tij kur une dhe nje shqiptar tjeter flisnim ne gjuhen tone ne kohen e pushimit, por kurre nuk mund ta merrja me mend se ai kuptonte gjuhen tone deri sa nje dite e degjova te fliste ne telefon me gjyshen e tij arbereshe ne gjuhen … shqipe.
    Mbeta teper i habitur nga kjo e papritur dhe me vone e pyeta se perse nuk me kishte treguar qe dinte shqipen arberishte.
    Me tregoi se ai dhe vellezerit e tij ishin rritur nga gjysherit arbereshe, por babai i tij nuk pranohej ne shtepine e pleqve.
    Si duke qeshur me tha se arbereshet jane shume fanatike dhe bile rraciste. Prinderit e mi-me tha- kane me se 40 vjet te martuar, por im ate perseri nuk eshte i mirepritur ne shtepine e vjehrrit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje