“Tashmë mund të festojmë”, deputeti dedikim bashkëshortes pas betejës 61 ditore me Covid-19

29 Dhjetor 2020, 11:18Lifestyle TEMA
“Tashmë mund të festojmë”, deputeti dedikim

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka fituar betejën e gjatë dhe të vështirë me Covid-19.

Sot, përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, ndërsa shprehet se tashmë mund të festojnë jo vetëm ditëlindjen, por edhe fitoren e betejës 61 ditore ndaj Covid.

Mes rreshtave plot emocione, Përmeti shkruan se ia doli të mundë Covid falë forcës që bashkëshortja e tij i ka dhënë gjatë kësaj kohe.

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona. U befsh 100 vjec. Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy.

Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti ja dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese qe asgje e keqe sdo me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane. Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ja dolem.

Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Përmeti.

2 komente në ““Tashmë mund të festojmë”, deputeti dedikim bashkëshortes pas betejës 61 ditore me Covid-19”

  1. Olimpia says:

    Po mjeket a pakten ndonje merit???
    Gjithesesi te shkuara….

  2. Tani ,Canada. says:

    Po infermjeret a te sherbyen ndopak? Apo gruaja i beri te gjitha?? Loll… Ajde injotance qe tregoni more politikane.. Ajde mos u merakos se te pakten voten e gruas e ke ne xhep..
    Te shkume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje