Braçe: Lista e falenderimeve shkon për mjekët dhe infermierët, shëndeti i pari!

30 Dhjetor 2020, 10:42Sociale TEMA

Nga Erjon Braçe

Per cilindo ne kete vend, edhe per mua;

Dyfish madje, personalisht por edhe si pergjegjes per nje zone te gjere, e cila, u be edhe me e gjere per shkak se duhet ti pergjigjesha gjithkujt qe kishte numrin tim;

Ndaj sot kam nje liste te gjate falenderimi per mjeke e infermiere:

Se pari, i jam shume mirenjohes doktoresha Anila Rexhes e Bruna Shirokes, mjeke familjeje per mua e mijera te tjere, pa dallim, me nje perkushtim e pasion rezellites, kurues e shpetues fizikisht, biologjikisht, menderisht;

Shume mirenjohes atyre dhe cdo mjeku familjeje qe eshte heroi i pare per cilindo qe virusi e sulmoi apo cilindo te semure kronik qe prej tyre sherbimi su mungoi kurre!

Se dyti, i jam shume mirenjohes profesoreshe Silva Binos, per gjithcka beri e duroi nga une-derisa me perzuri e cliroi menderisht, por edhe per gjithcka beri e ben per Lushnjen, Divjaken, Shqiperine; bashke me te nje tjeter engjell, doktoreshe Eugena Tominin qe gjurmon virusin e injekton qetesi, siguri, shprese, me to cdo epidemiolog anekend ketij vendi; shume mirenjohes per rrezikun qe morren mbi vete dhe betejen e tyre ne vijen e pare!

Se treti, i jam shume mirenjohes profesoreshe Najada Comos e profesor Perlat Kapisyzit, dy komandante te nje lufte per mua epike, e pandodhur me pare ne spitalet tona, beteje per jeten, nje gare e cmendur por e fituar pertej njerezores per shumicen; e ndjej dhimbjen e tyre per humbjen e cdo jete, por jam i lumtur per fitoret e tyre tek cdo i semure, i imi, familjar apo i zones-te fundit fitues, Veli Leka, Gim Jongari e Altin Bita, zysh Molla ne Senatorium;

Bashke me ta, i jam mirenjohes cdo mjeku e infermieri ne spitalet Covid; kam zgjedhur dy simbole, profesor Tritan Kalon edhe pse eshte aq i drejte sa i paarritshem ne cdo gje qe ben e thote, nje engjell si Ana Luca qe kurre nuk e takova edhe pse shkruajme e komentojme njesoj, por larg nga sakrifica e cilesia e punes qe e con shume lart!

Se katerti, i jam shume mirenjohes profesoreshe Mira Rakacollit, ne planin personal e familjar, si mjeke e drejtuese, mbi te gjitha per sakrificen enorme per te pritur cdo kerkese, shqetesim, ankese dhe organizuar pergjigjen efikase per cdo njeri, burre e grua, ne moshe apo i ri, nga zona ime e gjithe Shqiperia;

Kel Joti, drejtuesi i Qsut, e di fort mire sa e cmoj, tani edhe publikisht, si organizator e si drejtues ne nje beteje kunder Covid, por edhe per te mbajtur sherbimet hapur, mbrojtur ato nga depertimi i virusit, njesoj sic per mjeket, infermieret, farmacistet, sanitaret edhe per te semuret, vijuar sherbimin per cilindo tjeter!

Se pesti, i jam shume mirenjohes doktor Skender Bratajt per gjithe gadishmerine e tij per te pritur, organizuar dhe koordinuar,

ketu ne Tirane por edhe ne Lushnje e Divjake,

kudo neper Shqiperi, hallin shendetesor te cdo shqiptari ne urgjence shendetesore;

Pa te dhe Urgjencen qe drejton, gjithcka do ishte kaos, panik, dem kolosal ne jete njerezish mbi te gjitha!

Se gjashti, i jam shume mirenjohes

profesor Mentor Petreles dhe klinikes se tij;

Kur jeta eshte ne dore te tij, qetesia, siguria, profesionalizmi e ekspertiza, perkushtimi i tij shpetojne, kete e pashe personalisht;

Doktor Helidon Nina nje tjeter ekselence e mjekesise sone. Kisha degjuar per te, sherbimin e tij dhe shpetues, qetesues, por disa njerez duhet ti takosh vete per te kuptuar se sa mund e sakrifice, durim, miresi, qetesi kur duhet e per gjithkend, bartin e japin duke shpetuar jete njerezish;

Pafund mirenjohes per te dy!

Nje falenderim i madh edhe per profesor Ahmet Kamberin, Nikollaq Kacanin, doktor Dritan Rehovicen, pa te cilet nje vit mund te shkoj krejt ndryshe; per fat ata jane e sherbejne cdo dite, pafund!

Ne fund, dua ti shpeh mirenjohjen time per gjithe punen e perkushtimin shembullor, drejtoreshes se Shendetit Publik te Lushnjes e drejtorit te Spitalit po aty, Lauretes e doktor Perinit, cdo mjeku familje ne Divjake e Lushnje, infermieri, farmacisti, sanitari qe ne 10 muaj kane bere te mundur qe ne te kemi nen kontroll e ne nivel te ulet perhapjen e virusit dhe fatalitetet prej tij, nivel te larte te te sheruarve, madje dhe ne moshe te madhe!

Faleminderit shume shume te gjitheve!

7 komente në “Braçe: Lista e falenderimeve shkon për mjekët dhe infermierët, shëndeti i pari!”

  1. Nuk kuptoj says:

    Shume mire zoti Brace. Vetem tek Mentor Petrela e ke dhj.re. Kliniken e tij qe ju permendni e ka vetem per qellime fitimi.
    Mund te jete i vetmi mjek ne Shqiperi qe i ka shumefishuar fitimet me rastin e pandemise. Ai mund te jete mjek i mire.
    Mirepo ju nuk keni permendur mjeket me profesioniste. Ju keni falenderuar ata mjeke qe jane njerez, ne radhe te pare. Qe sakrifikojne deri edhe jeten e tyre per pacientet. Qe nuk njohin orar, apo dite pushimi.
    Ky hyn Mentor Petrela ketu. Nje mjek i mire, por jo njeri i mire. Jo human. Lekist i tmerrshem. Per te ka rendesi, sa fiton, jo sa sheron.
    Dhe per te gjithe mjeket, shtetit duhet te ndertoje nje permendore te madhe ne sheshin Skenderbej.

  2. Cen Durim´modhi says:

    Titullin Personi me i peshtire i Vitit 2020, e fiton Erion Brace.

    1. Adeci says:

      Ti rruash bolet Erionit.

    2. Eri says:

      Erion Brace u perdor perseri si gjithmon nga Rama per te firmosur dekretin qe shproneson pronaret e tokave per ndertimin e varrezave te tjera greke.Ky ka pranuar te behet loloja i Rames se nuk eshte i zoti ta nxjerre buken e gojes me djersen e balliti.

  3. Xhejms says:

    Ore, dakord me falenderimet dhe mirenjohjet! Por si number 2 i Qeverise, cfare do te beni per punesimin, mureqenien dhe sigurine e popullates?! Po delni te gjithe duke ndare dekorata e falenderime! Do te humbisni thelle, madje do t’iu duhet qe te kerkoni strehim politik diku!

  4. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    E vertete Brace;qe dhe pa e thene ti kete e prek dhe e ndjen nje popull i tere qe jo pak sherbyes mjekesore,keto kohe,jane si engjej te zbritur ne toke.
    Por ne te kundert me ta,dhe qe u grabisin pasurine atyre dhe gjithe shqiptareve,jane te korruptuarit,keta parazit te pangapur,qe lulezojne ne institucionet e cdo qeverie.
    Dhe per cudi qeveria tende ku je vendosur si nr 2 prane kryeministrit,dhe per me teper mbulon ekonomine,nuk ka evidentuar asnje nga keta mikrobe.
    Beni rrupallen apo nje sy qorr dhe nje vesh shurdhe?

  5. ALBAN DEGA says:

    Nder e lavdi deri ne perjetesi

    BOTA NEN BLUZAT E ZEMRAT TUAJA TE BARDHA

    – Ju Jeni heronje dhe heroinat e Luftes se 3- Boterore me emrin COVID- 19+

    – Lufta e pare e drejte humanitare ne historine e njerezimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Bota ne kembet tuaja vellezerve motra shkencetare, mjek e mjeke, infermer e infermere e deri sanitare te spitaleve ne mbare Boten!
    Njerezimi perkulet e do te perkulet me nderim me ju strateget, admiralet, gjeneralet, kolonelet, majorette, kapitenet … ushtaret e luftetaret e vijes se pare te frontit te luftes per jeten kunder vdekjes… te luftes me humane ne historine e njerezimit !
    Emrat tuaj do te shkruhen me germa te arta ne panteonin e luftes se pare 24 karat humanitare jo te vdekjes kunder Jetes por te Jetes kunder vdekjes!
    Sakrificat, rreziqet, vuajtjet, dhimbja juaj nuk do te shkojne kot.
    Eshte lufta me e shenjte ne historine e njerezimit!
    Lotet ne syte, faqet dhe zemrat tuaja flasin me shume se cdo fjalim, se cdo mashtrim, se cdo spekullim sharlatanesh politike e mediatike, komplotiste e mendje e shpirt cartun qe nga Moska e deri ne Washington, qe nga Pekini e deri ne Token e Zjarrte qe nga Alaska e deri ne Zelanden e Re, qe nga Tirana e deri ne São Paulo…
    Ju jeni heronjte e heroinat e luftes se jetes kunder vdekjes!
    Bota ne kembet e bluzat tuaja te bardha po aq sa zemra e Hipokratit dhe zemrat tuaja sa vete Globi Tokesor.
    Bota ne kembet tuaja luftetare heronj e heroina te luftes se bekuar
    te jetes kunder vdekjes !
    Kush shpeton nje jete Boten e shpeton!
    Po miliona jete duke rrezikuar deri ne vetflijim te vetes !?
    Bota nen bluzat e zemrat tuaja te bardha sa vet Globi Tokesor!
    Nderim e lavdi deri ne perjetesi!?

    From: Alban Dega
    Date: November 29, 2020 at 11:37:07 AM EST

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje