Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Mehmet Çeliku.
Profesor Çeliku ishte një gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore.
Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.
Prof. Dr Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të gjerë librash, pasi është autor i plot 200 teksteve gjuhësore
Jetëshkrim për prof. dr. Mehmet Çelikun:
Profesor Mehmet Çeliku u lind në Elbasan në 15 janar 1936. Shkollën e mesme e kreu në Elbasan dhe më pas studioi për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji. Me mbarimin e studimeve universitare, filloi punë si bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë nga viti 1958 deri në 1973, vit kur nisi edhe punën në Universitetin e Elbasanit, në atë kohë Instituti i Lartë Pedagogjik “A.Xhuvani”.
Profili shkencor në Akademi i profesor Çelikut ishte dialektolog. Gjatë 15 viteve të punës në këtë institucion ai hulumtoi mbi njëqind pika të banuara dhe studioi të folmet e gegërishtes jugore dhe të folmet kalimtare. Ishte bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë, vëllimi II, si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1973 prof. dr. Mehmet Çeliku emërohet si pedagog në ILP “A.Xhuvani”, mori detyrën e përgjegjësit të katedrës së gjuhës, letërsisë dhe gjuhëve të huaja, dhe e drejtoi atë për 19 vjet, deri në vitin 1992, duke i dhënë kësaj njësie një profil të qartë kërkimor shkencor, por edhe një mësimdhënie të nivelit universitar të denjë për traditën e qytetit të Elbasanit. Ai punoi për 41 vite në këtë universitet deri në fund të punës së tij si mësimdhënës universitar.
Mehmet Çeliku ishte titullar i disa lëndëve gjuhësore, si: morfologji, sintaksë, dialektologji, shqipe standarde dhe i tri kurseve speciale në fushë të gjuhës (ku trajtoi probleme të morfologjisë, çështje të normës gramatikore, format e pashtjelluara të foljes); disa nga lëndët dhe kurset e tij janë zhvilluar edhe në Universitetin e Tiranës, por edhe në universitete të tjera të vendit (Gjirokastër, Tetovë etj.).
Ishte rektori i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan nga viti 1992 deri në 1996.
Përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe gjuhës shqipe e vijoi në Elbasan me të njëjtin intensitet si në vitet e Akademisë dhe në vitin 1980 mori titullin “Kandidat i shkencave” me disertacionin “Gegërishtja jugperëndimore”; në vitin 1984 mori titullin “Docent”; në 1990 mori titullin “Doktor i shkencave” me disertacionin “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”; në vitin 1994 mori edhe titullin “Profesor”.
Gjithashtu ai është nderuar edhe me titujt “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës” (1987), “Mësues i Popullit” (1993), dhe “Qytetar nderi” i Elbasanit (2006).
Veprimtaria botuese e profesor M.Çelikut përmbledh rreth 200 zëra (libra, monografi, përmbledhje, tekste universitare, artikuj, referate, kumtesa), me mbi 3500 faqe të botuara.
Projekti i fundit në duart e profesorit, me të cilin kishte disa vite që po punonte, ishte “Parafjalët e gjuhës shqipe (vështrim morfo-sintaksor)”, 380 faqe dorëshkrim i daktilografuar.
Artikujt e botuar në organe shkencore janë të shumtë (131 tituj) dhe po ashtu të shumta janë edhe pjesëmarrjet e tij në konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Në 31-31 tetor 2015 Universiteti i Elbasanit organizoi një konferencë shkencore mbarëkombëtare me titull “Mehmet Çeliku – personalitet i gjuhësisë shqiptare”, ku morën pjesë 61 kumtues me 53 kumtesa nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut.
Ngushellime familjes. Ishte personalitet ne gjuhesi me I miri ne qarkullim.
Ngushellime,dakort,por nuk ishte i talentuar.
Nje gjuhetar medioker,qe pershtaste studime te huaja dhe kaq.Perkthente dhe mundohej ti paraqeste si te tijat.
Nuk ishte aspak i talentuar….
Personalitet?!
Fjale shume e madhe.
Nje ushtar i vogel,shume i vogel,ndoshta dhe i parendesishem, i ushtrise se gjuhetareve dhe jam dakort qe shume studime te tij me se shumti ishin pershtatje dhe perkthime nga rususishtja.
Tjeter gje eshte personaliet.
Cabej,Demiraj dhe ndonje tjeter po,por jo ky.
Nje personalitet ne fushen e gjuhesise,kontributor ne studimin dhe modernizimin e shqipes,i cili dha kontribut ne fusha te ndryshme si ne studimin e gramatikes se shqipes,dialektologjise,morfologjise,sintakses dhe kultures se gjuhes.Kontributor i rendesishem ne hartimin e Rregullave te drejtshkrimit te shqipes, Nje autoritet i padikutueshm ne mesimdhenien e sintakses dhe dialektologjise ne universitet per rreth 41 vjet dhe kontributor prej 15 vitesh ne Institutin e Gjuhesise prane Akademise se Shkencave,drejtues i katedres se shqipes dhe Rektor dhe Deputet.
Eshte absurde te gjykosh se ka kopjuar dhe perkthyer nga gjuhet e huaja dhe i ka pershtatur,madje eshte marrezi
Profesori i nderuar studioi Gegnishten Jugore,Te folmet kalimtare ne rrjrdhjen e poshteme te lumit Shkumbin,nga Mokra e siperme deri ne derdhje ne Vile Bashtove,
Studioi Format e pashtjellura te shqipes dhe parafjalet e saj,Eshte autor i sintakses se shqipes,disa problene te fjaleformimit,eshte marre me Granatiken e shqipese ne dy vellime dhe rreth sintakses dhe koheve te foljeve.
Po çfare lidhje ka marrezia e kopjimit,kur studiohet shqipja?
-E pashe para disa vitesh,ne nje dite shume te nxehte,te Rruga e Elbasanit.Ndalova makinen dhe ai sapo me pa,u fut ne makine.U pershendetem dhe pyetem per shendetin dhe e pyetase ku banonte.
Te Komuna e Parisit,me tha.-Mire,-i thashe,do pime nje gje freskuese dhe nese ke kohe bisedojme pak,se kemi kohe qe nuk jemi pare.Sa kohe u be qe te kam patur Student?
Eee.shume,mos gaboj 43-44 vjet,nese nuk gaboj
Po je i sakte.Dhe eshte e çuditshme se kam patur studente djalin dhe vajzen tende.Sa shpejt ikin vitet dhe ne plakemi!
-Po eshte e vertete,kane kaluar shume vite,po ju jeni mire.
-Mire jam,-me tha,po punoj me nje program,ne nje universitet privat,po merm me disa kualifikime dhe kam ne dore disa punime disa vjeçare qe besoj fo i perfundoj.
-Po duhet te pushoni profesor,se keni shume kohe qe punoni dhe vjen nje kohe qe njeriu duhet te pushoje.
Dakord,po ja,nuk mund te rri dot pa u marre me diçka.
Dhe per çudi pranoi te pinim diçka,pasi profesor Meti nuk para frekuentonte,ose nuk i frekuentonte lokalet,
Biseduam per gjuhen dhe kuptova se ishte i shqetesuar per deformimet dhe vrasjen qe po i behej shqipes.
-Jane televizionet,gazetat dhe botimet letraret ato qe po e deformojne gramatiken,leksikologjine drejtshkrimin.
Ka ardhur koha per nje ligj per gjuhen qe te frenoje degormimin,futjen dhe perdorimin e fjaleve te huaja vend e pavend.Duhet ta bejme ne jete gje sa nuk eshte vone.
Ndjeva shqetesimin e nje njeriu te shkences dhe te nje patrioti qe i dhemb çdo gje qe defirmon shqipen
Ky ishte takimi im i fundit me profesorin e nderuar
Larg simpative dhe antipative,ne nje çast te tille,kur nje kontributor prej 62 vjetesh ne shkencen e gjuhesise largohet nga kjo jete,duhet treguar respekt dhe duhet ndjere dhimbje se humbem nje gjuhetar te shquar.Ngushellime familjes!
U prehte ne paqe Profesor Celiku.
Ata te cilet gjykojne personalitete te tilla qe kane 100 here me shume kontribute per Shqiperine se cdo komentues, jane thjesht buburreca dhe asgje tjeter.