Donald Trump i rrëmben titullin Obamës si “Njeriu më i admiruar i SHBA-ve”

30 Dhjetor 2020, 12:45Bota TEMA

Donald Trump është zgjedhur si “Njeriu më i admiruar” i SHBA-ve në sondazhin vjetor të Gallup, duke i marrë titullin Barack Obamës, i cili fitoi për 12 vitet e fundit.

Obama tanimë renditet i dyti në listën e Gallup, ndërsa Joe Biden i treti.

18 përqind e të anketuarve në sondazhin e publikuar të martën, zgjodhën Presidentin Trump si njeriun e tyre më të admiruar, ndërsa mbështetja e Obamës ra në 15 përqind. Pavarësisht nga fitorja e tij presidenciale dhe dita e inaugurimit, Biden fitoi vetëm 6 përqind mbështetje.

Siç shkruan The Hill, në 10 vendet e para ishin respektivisht pas Bidenit dhe: Dr. Anthony Fauci, Papa Françesku, Elon Musk, Bill Gates, senatori Bernie Sanders, LeBron James dhe Dalai Lama.

Në të dy sondazhet e kryera në vitet 2017 dhe 2018, Trump pati përfunduar i dyti pas Obamës dhe të dy dolën barazim në sondazhin e vitit 2019.

Edhe pse ish-presidenti Obama doli i dyti këtë vit, një tjetër Obama kryesoi listën. Gruaja e tij Michelle Obama, u zgjodh për herë të tretë radhazi si “Gruaja më e Admiruar e SHBA-ve”.

Ajo ndiqej nga Kamala Harris, Oprah Winfrey, Alexandria Ocasio-Cortez dhe Hillary Clinton.

Sondazhi i Gallup u krye me mbi 1.000 të anketuar midis periudhës 1-17 dhjetor dhe ka një marzh gabimi prej plus ose minus katër pikë.

6 komente në “Donald Trump i rrëmben titullin Obamës si “Njeriu më i admiruar i SHBA-ve””

  1. Kalec Dega says:

    Kurse Micahel-in e quajne “gruan me te admiruar”!!!
    =
    Keshtu qe Barry nuk merzitet…pse Donaldi po ja merr
    =
    Pra, Michele/in e admiron? Antifa, Liberalet..BLM apo bolshevike/komuniste shqiptare, lol!

    1. tekniku says:

      Ti koker idioti nje pusht si Trumpi nuk i afrohet tek maja e gishtit nje njeriu fisnik si Obama.Per trurin tend racist lekura eshte ajo qe determinon madheshtine e njeriut.

      1. AlbNY says:

        Ku ka tru ai ta kuptoje kete o teknik. Hale te tilla ka plot shqiptaria, prandaj jemi mysybet.

      2. Engie says:

        Teknik, je shume i paditur. Sa per ngjyren e lekures, ishte pikerisht ajo qe e beri Obamen president.

  2. Trapial says:

    Obama eshte tipik llafollog dhe i manipulueshem “lehte”, ndoshta i duhej te ishte i tille per te realizuar qellimet e tij te kalieres politike..!!!
    Kulti i Obames eshte frut i propogandes jo i realitetit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje