Humb jetën nga koronavirusi, kongresmeni 41 vjeçar amerikan, Luke Letlow

30 Dhjetor 2020, 08:58Bota TEMA

Luke Letlow, kongresmen i zgjedhur nga Luiziana, ka humbur jetën si pasojë  e Covid-19, të martën në një spital në Shreveport, sipas zyrtarëve të shtetit.

Letlow, 41 vjeç, fitoi balotazhin në fillim të këtij muaji për të përfaqësuar Rrethin e 5-të Kongresit të shtetit, duke pasuar ish-shefin e tij, Rep. Ralph Abraham (R-La.), i cili nuk kandidoi përsëri pas tre mandateve në Kongres.

Letlow është politikani i rangut më të lartë amerikan që vdes nga Covid-19, që i  ka marrë jetën më  shumë se 337,000 amerikanëve. Ai ishte pritej që të betohej në detyrë të dielën.

41-vjeçari njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin në 18 dhjetor, njoftoi Monroe News-Star dhe u izolua në shtëpinë e tij në Richland Parish në Louisiana verilindore. Ditën tjetër, ai u shtrua në spital dhe më vonë u transferua në Ochsner LSU Health në Shreveport.

Ai la pas dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten, Julia Barnhill Letlow.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje