Nuk ka fitues në klasiken e futbollit shqiptar. Tirana-Vllaznia përfundoi në barazim 1-1, rezultat që i shërbeu më shumë ekipit shkodran, që mbyll vitin 2020 në vend të parë në Superiore.
Ernest Muçi shfaqi klasin e tij në minutën e 13-të, dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi kampionët në avantazh. Agustin Torassa u ndëshkua me të kuqe në minutën e 75-të dhe miqtë nga Shkodra përfituan.
Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i barazimit. Demir Imeri shënoi me kokë, duke i dhuruar një pikë shumë të rëndësishme ekipit të Brdaric. Laçi rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Kastriotit. Bardhezinjtë mposhtën 3-2 në fushën e tyre “Demat” e Partizanit.
Van Dave zhbllokoi takimin për vendasit, teksa në pjesën e dytë skenën e mori Mentor Mazrekaj. Dardani gjeti dy golat e parë me Laçin kundër ish-ekipit të tij. Miqtë shënuan dy herë me anë të Carës dhe Hysenit, gola që nuk i shërbyen kryeqytetasave.
Fitore jetike për Skënderbeun dhe Apoloninë. Festival golash në Korçë, aty ku skuadra e Ahmatajt mposhti 4-3 Bylis, ndërsa fierakët iu falën dygolëshit të Gjatës për të thyer 2-1 në Fier Kastriotin e Ndreut. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e 12-të
Apolonia-Kastrioti 2-1
(Gjata 11′, 89′ / Devid 9′)
Tirana-Vllaznia 1-1
(Muçi 13′ / Imeri 79′)
Laçi-Partizani 3-2
(Van Dave 8′, Mazrekaj 52′, 68′ / Cara 10′, Hyseni 90+3′)
Skënderbeu-Bylis 4-3
(Mensah 23′, Qaqi 37′, Taipi 49′, Berisha 76′ / Murataj 29′, Carkanji 56′, Beji 57′)