Thomas Strakosha dukej se do të kishte të sigurt praninë e tij në katërkëndorin e Lacios për vitet në vijim. Portieri shqiptar kishte gjithçka në favorin e tij, duke filuar nga aftësitë që tregon herë pas here në momente vendimtare, për të vazhduar me moshën që e lejon të përmirësohet vit pas viti. Por gjithçka ka ndryshuar në pak muaj dhe tani në mediat italiane hipotetizohet edhe një largim i mundshëm në fund të sezonit.
Strakosha e nisi edicionin si titullar, duke pasur Pepe Reinan si zëvendësues. Por disa paraqitje jo bindëse dhe pastaj infektimi me COVID-19 bënë që ai të humbiste vendin e titullarit që tani i ka kaluar Reinas dhe në klub duket se nuk kanë në plan që të ndryshojnë së shpejti, duke trajtuar spanjollin si portier parësor. Në mediat italiane parashikojnë që Reina të qëndrojë të paktën edhe sezonin e ardhshëm, por nuk është ky shqetësimi kryesor i Strakoshës.
“Calciomercato.com” bën të ditur se Lacio ka hyrë në garë për një nga emrat më të kërkuar aktualisht mes portierëve në Europë. Rui Silva, portieri i Granadës, në qershor do të jetë lojtar i lire pasi i mbaron kontrata me klubin spanjoll. Roma, Inter apo Sevilja janë vetëm disa prej klubeve që janë vënë në ndjekje të portierit, por raportohet se edhe Igli Tare po bëhet gati që t’i bëjë ofertën e tij në janar duke e planifikuar si përforcim të mundshëm në verë.
Nëj lajm që tregon se Lacio po mendon të përforcojë portën dhe se për Strakoshën, e ardhmja nuk do të jetë më edhe aq e sigurt. Të njëjtat burime sqarojnë se Strakosha nuk e mendon aktualisht largimin nga Lacio, por nëse Reina vazhdon dhe në verë afrohet edhe Rui Silva, atëherë për të do të bëhej gjithnjë e më e vështirë që të kthehej titullar te Lacio, duke e bërë transferimin e tij një hipotezë reale.
Ja shpirt e dil dhe Igli Tare nuk e ruan dot me , ky esht portier i nivelit mesatar mos them i nivelit ulet , mori Emer vetem se ishte me lazion , ky esht portier qe rri tel vija fatale nuk ruan dot zonen e vet , 7 metra ne port jan te portierit , ktu tek ne kan qen portier njemij her me te mir se ky , Perlat Musta Ilir Luarasi Jani Kaçi kan qen portier te vertet qe xhdo top qe krosohej ne zonen e pertierit ishin kta qe e zoteronin topin ne 60 perqind te rasteve , ishin portier qe dilnin nga porta dhe benin dalje te kontrolluara , jo si ky qe rri ter vitin tek vija fatale dhe dy her ne vit qe del le nam vetem deshton , nuk esht portier niveli as ky as berisha , shqipria me te mir ka SHehun portierin e tret qe luan ne kampionat shqiptar , ktyre i kan dhen emer trajneret e perfaqsuses qe kan ardh nga Italia , meqe luanin ne kampionat Italian , per mua kta jan portier te nivelit te ulet fare qe nuk duhet te zen vend ne komtaren Shqiptare , Igli e mbajti kaq koh vetem se kish shok te jatin por ky si portier esht i dobet , kjo esht e verteta .
Bobobo çna gjeti…..Kujdes bëni çmos mos largohet nga Lacio se ka edhe dashoren sexi atje,
Ja edhe Strakosha e la futbollin. E kerkon Roma dhe Interi, thote shkrimi. Gabim. Them ta kerkoje Reali, ose Liverpooli. Njesoj si Hysaj.
Nuk e do as Vllaznia.
Dhe Strakosha me Tepelenen ka per te perfunduar.
Duhet te vere mend Kumbulla. Futbollistin e bejne me emer gjunjet, jo shtypi…
Mire qe e pranon dhe vete qe nuk e kupton.lexoje perseri dhe perseri dhe mbase arrin te kuptosh se ke kerkon Interi dhe Roma.
kY PORTIER ESHTE I AFTE VETEM PER KAMPIONATIN SHQIPETAR!KERKUND TJETER NUK MUND TE LUAJ!SOT PORTIERT KRAHAS MBULIMIT TE PORTES ,KONSIDEROHEN LOJTARE MBROJTES NGA KU FILLON LUAJTJA E TOPIT!AIJO VETEM NUK ESHTE NE GJENDJE TE LUAJ ME TOPIN POR EDHE GODITJET 2/3 I NXJERR JASHTE VIJES ANESORE ,KJO PER TE SHMANGUR PASIURIN E TIJ NE PAS!AI MUND TE JETE NJE DJALOSH I MIRE POR KURSESI PORTIER ME PARAMETRAT E SOTME!EDHE QENDRIMI NE FUSHEN E BLERTE AI DUHET TIA DEDIKOJE EMRIT TE MADH TE TATIT TE TIJ DHE FATIT QE LACION E DREJTON ME SHUME SUKSES TARE!
NE KAMPIONATIN SHQIPETAR DO ISHTE REHAT E I PAZEVENDESUESHEM,PASI ESHTE I VETMI KAMPIONAT KU LUHET “HIDH TOP,PRIT TOP”!SE HARROVA AI MUND TE HAJE BUKE SI PORTIER EDHE NE GREQI SI NJE VEND ME NJE SHKALLE ME LARTE SE FUTBOLLI YNE!