Edhe pak orë nga Viti i Ri, Bashkia e Tiranës dhurata për fëmijët

31 Dhjetor 2020, 10:04Sociale TEMA
Edhe pak orë nga Viti i Ri, Bashkia e Tiranës dhurata për

Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga ndërrimi i viteve, Bashkia e Tiranës vijon shpërndarjen e dhuratave për të bërë të lumtur fëmijët e çdo lagjeje në kryeqytet.

Nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti së bashku me deputetet Elona Gjebrea dhe Trëndelina Bala Jaku takuan fëmijët e Njësisë 1 në Tiranë, të cilëve u dhanë dhurata për festat e fundvitit.

Bashkia e Tiranës po shpërndan dhurata në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, por edhe ndihma duke qenë pranë atyre që kanë më nevojë.

Fokusi i Bashkisë Tiranë janë fëmijët dhe familjet në nevojë, e deri në ditën e fundit të vitit ka një kujdes të shtuar për këto kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje