Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri. Përmes një videomesazhi kreu i qeverisë shqiptare teksa kujtoi sfidat e mëdha që po kalon vendi ynë, siç është tërmeti apo dhe pandemia, uroi shqiptarët për një të ardhme më të mirë.
Kryeministri i është drejtuar qytetarëve të këtij vendi, që me punën e tyre ushqejnë fëmijët, shqiptarë të thjeshtë që për të janë motiv që ai zgjohet çdo mëngjes dhe punon për një të ardhme më të mirë për vendin.
“Të gjithë mendojnë se bëjnë punë të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj, është më e vështira. Unë punoj shumë. Problemet që duhen të zgjidhen shumë janë të panumërta. Lërë pastaj ‘bum’ tërmeti, bamp covid-i.
Çfarë sfidash! Puna më e vështirë është e atyre që duhen të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit.
Puna më e vështirë është në duart e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, në të nxehtë dhe në të ftohtë, ditën e natën, për t’i kthyer sa më parë në banesa.
Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të dielat pushim, e mjekëve dhe infermierëve që tashmë luftojnë kundër COVID-it.
Puna më e vështirë është e një shqiptari të zakonshëm që jetojnë dhe punojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie, apo rimëkëmbje.
Puna më e vështirë është e prindërve për t’ju siguruar fëmijëve një të ardhme më të sigurt, një Shqipëri të fortë e të shëndetshme. Shembulli i tyre ma bën punë time më të lehtë.
Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe, për të luftuar që të bëjë çdo të mirë për vendin tonë. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të shndritshme.
Të gjithë njerëzit që punojnë në Shqipëri dhe familjet e tyre, dua t’i falënderoj nga zemra për gjithçka që japin dhe t’ju uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë.”, tha Rama.
Mes të tjerash ai e ka postuar dhe një mbishkrim sipër videos ku shkruan; “#FALEMINDERIT?
Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi❤️??”.
Respekte gjigant?!
Mashtrues e tradhetar.Jo Kriministri em.
Te njejtin mesazh kemi edhe ne per kryeministrin ; shendet gezime dhe lumturi , personale dhe familiare . Juve peruleni perpara sovranit ; ne perulemi me respekt ndaj kryeministrit dhe gjithe qeveritareve , -qe kane punuar per ne . Pa harruar gjithe politiken , intelektuale te te gjitha fushave te zhvillimit ekonomik , social e shoqeror . Me rastin e festes se fillim vitit , pershendesim dhe urojme gezuar , te gjithe popujt qe dhan ndihmesen e tyre te c’muar , per fatkeqesine e popullit tone , nga termeti . Urojme edhe gjithe mjeket , per punen e tyre te shkelqyer , ne mbrojtjen e popullit nga pandemia –koronovirusi– ; Pa harruar mikrobiologet dhe gjithe specialistet e fushes , per punen e tyre madheshtore , qe u kurorezua me pregatitjen e vaksines . Me duhet te uroj edhe SHBA-ne dhe BE-ne gezuar , por edhe te kujtohen se jemi edhe ne ;, popuj , te varfer , por jeta eshte e dhembsur njesoj , si i varferi , si i pasuri . A mund te na siguroni edhe ne , vaksiven , kundra covid 19 ?. Gezuar per te gjithe , gezime e lumturi familjare , ne cdo dere . Edhe per ju gazetar , gezuar me gjithe dashamiresit tuaj , jeni perhapes te lajmit dhe fjales se lire , Gezuar .
Rrofsh Edo.
Qytetaret shqiptare te dun e jane mirenjohes
per gjithcka ke bo per kte vend ,.
E more nga tironen nga nji Shurrtore Maloqesh arratis prej shpelle
e zdryp Tirons dhe e shndrove jovetem Tironen ,ne nji Kryeqytet Dinjitoze,
por gjithe vendit i dhe Fytyren Europiane duke nderuar Shqiperine .
Nji vite te mbare … ?
Mbidhju rripat autoritetit rrugor ministrit te transportit se cdo dite po humbasin jeten njerez te pafajshem per mungese sinjalistike.Je per te punuar jo te kalosh kohen kot.Urimet i ben presidenti i republikes po ti vure nje hajdut muti president keshtu qe nuk i do njeri urimet tuaja po beni punen per te cilen ju paguan populli fukara.
Shqiperia ecen. Ndoshta ngadale, por ecen ne drejtimin e duhur. Poshte Covidi! Gezuar!
Bravo Edi flm dhe edhe ty ishalla perendia te ndihmon mbasi je ne rruge te drejte.
Viti 2021 eshte koha qe ti te largohesh.
Arrogant,shares…..pune pak…..
Difekte ka shume, korrupsioni eshte shume i veshtire te crrenjoset,,,,,, por megjithate je me i sakti……. Urime per ty e per familjen tende dhe uroj qe tjetri pas teje te mos kete lidhje me politiken e sotme e mbi te gjitha mos te kete lidhje me opoziten e sotme antishqiptare………..
Gezuar nje Vit te Ri pa China Corona CoviD dhe Vdekje Komunizmit!
Shqiptari e ka “memorien”? kujtesen shume te fresket.
=
Korrupsioni nuk mund te crrenjoset se vet Edi Rama eshte Korrupsioni. Per ti freskuar “memorien” shqiptareve, njihet si 20% perqindshi Kryetar Koperative.
=
Opozita shqiptare eshte ne aleance te plote ideologjike-politike me ish Partine e Punes ose ne shqip Opozita eshte thjesht celule e PPSH ose pasqyre e memes PS sa do ta mbuloni detin me kos apo ti emeroni me iniciale te ndryshme.